• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 17 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Rama: Nga turizmi masiv drejt atij elitar, Shqipëria duhet të rrisë cilësinë

Editor Nga Editor
2 Tetor, 2026
në Turizëm
A A
Rama: Nga turizmi masiv drejt atij elitar, Shqipëria duhet të rrisë cilësinë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria synon të kalojë nga turizmi masiv drejt një modeli turistik me më shumë vlerë të shtuar për ekonominë. Me numrin e turistëve që ka kaluar 12 milionë, sfida e radhës, sipas Kryeministrit Edi Rama, është rritja e cilësisë dhe krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit elitar.

Gjatë “Future Hospitality Forum 2026”, Rama tha se fluksi i lartë i turistëve me shpenzime më të ulëta krijon presion mbi mjedisin, shërbimet, infrastrukturën dhe komunitetet, ndaj fokusi duhet të jetë te tërheqja e markave ndërkombëtare dhe investimeve në hotele luksoze.

“Duhet të krijojmë më shumë hapësirë dhe kushte për ekselencën që të vijë dhe të bëhet forcë për vendin”, u shpreh Rama, duke shtuar se synimi është krijimi i infrastrukturës së nevojshme për të tërhequr më shumë marka të mëdha dhe turistë me nivel më të lartë shpenzimesh.

Kryeministri tha se Shqipëria ka ende potencial për të tërhequr investime të rëndësishme në këtë sektor, ndërsa u bëri apel investitorëve të mos e humbin momentin.

Ai solli në vëmendje edhe një bisedë me një investitor amerikan, të cilit fillimisht i kishte kërkuar të investonte në Shqipëri. Sipas Ramës, investitori i ishte përgjigjur se vendi nuk ishte ende gati, ndërsa kur më vonë vendosi të vinte, përgjigjja e Kryeministrit ishte se “Shqipëria nuk ka kohë për ty”.

Për Ramën, mesazhi për investitorët është i qartë: të shfrytëzojnë mundësitë tani, pasi rritja e kërkesës për Shqipërinë mund ta bëjë më të kufizuar hapësirën për investime në të ardhmen.

Artikulli para

Tatimet shtrëngojnë kontrollin ndaj korporatave, ligji i ri detyron kompanitë për më shumë transparencë

Artikulli pas

Ligji i ri parashikon gjoba të majme për materialet e ndërtimit pa dokumentacion

Editor

Editor

Nga Kategoria

Media gjermane: Pesë arsye pse duhen bërë pushimet e verës në Shqipëri
Turizëm

Revista britanike rekomandon Shqipërinë për një udhëtim ekskluziv pesëditor në verën e vitit 2027

16 Nëntor, 2026
Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa
Ekonomi

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Paketat turistike në Shqipëri mund të shtrenjtohen deri në 15%, sektori paralajmëron pasoja nga rritja e TVSH-së
Turizëm

Paketat turistike në Shqipëri mund të shtrenjtohen deri në 15%, sektori paralajmëron pasoja nga rritja e TVSH-së

15 Nëntor, 2026
CNN: Alpet Shqiptare, shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Europës
Turizëm

Ministria e Turizmit krijon Platformën Kombëtare për Pikat Turistike, rregulla të reja për shtigjet

13 Nëntor, 2026
Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z
Turizëm

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

9 Nëntor, 2026
Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë
Turizëm

Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Ligji i ri parashikon gjoba të majme për materialet e ndërtimit pa dokumentacion

Ligji i ri parashikon gjoba të majme për materialet e ndërtimit pa dokumentacion

Të Përzgjedhura

Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit
Aktualitet

Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit

Nga Editor
10 Nëntor, 2026
0

Bizneset që përjashtohen nga tenderat me vendim të Agjencisë së Prokurimeve Publike nuk do ta kenë më luksin të rikthehen...

Lexo të plotë
Thatësirat nxjerrin në sipërfaqen e Danubit anijet naziste të Luftës së Dytë Botërore

Thatësirat nxjerrin në sipërfaqen e Danubit anijet naziste të Luftës së Dytë Botërore

22 Gusht, 2026
Interes i lartë për obligacionet 20-vjeçare – Yield 6.5% dhe konkurrencë e fortë. Çfarë ofron tjetër maji për investitorët?

Sipas INSTAT ekonomia u rrit me 3,71% në tremujorin e parë të këtij viti

29 Qershor, 2026
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum

Një skemë kriminale te Bankers Petroleum: Llogaria bankare në Vjenë që po tret miliardat e naftës shqiptare

21 Janar, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë

VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë

26 Mars, 2026

Të Fundit

Mënyra si konsumoni çajin mund të ndikojë në shëndetin e zemrës. Pse ka rëndësi temperatura?

Mënyra si konsumoni çajin mund të ndikojë në shëndetin e zemrës. Pse ka rëndësi temperatura?

16 Nëntor, 2026
BQE jep alarmin për flluskën e AI-së: Rrezikohet rënie e fortë e aksioneve, mund të preken edhe kursimet e europianëve!

BQE jep alarmin për flluskën e AI-së: Rrezikohet rënie e fortë e aksioneve, mund të preken edhe kursimet e europianëve!

16 Nëntor, 2026
Revolut në telashe me drejtësinë italiane! 76.5 milionë euro transaksione të dyshimta, banka dyshohet se u hapi rrugën parave të mafies

Revolut në telashe me drejtësinë italiane! 76.5 milionë euro transaksione të dyshimta, banka dyshohet se u hapi rrugën parave të mafies

16 Nëntor, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Si ulja e pragut të TVSH-së nxjerr nga skema e kompensimit 10% mijëra fermerë në Shqipëri

16 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr