• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Sipas INSTAT ekonomia u rrit me 3,71% në tremujorin e parë të këtij viti

Editor Nga Editor
29 Qershor, 2026
në Ekonomi
A A
Interes i lartë për obligacionet 20-vjeçare – Yield 6.5% dhe konkurrencë e fortë. Çfarë ofron tjetër maji për investitorët?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi të dhënat më të fundit mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare, duke bërë të ditur se Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 3,71% në tremujorin e parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, pas rishikimit të llogarive vjetore, norma e rritjes ekonomike për tremujorin e parë të vitit 2025 u korrigjua në 3,76%, nga 3,83% që ishte vlerësimi i mëparshëm.

Kontributin më të madh në rritjen ekonomike e dhanë sektorët e administratës publike, arsimit dhe shëndetësisë, me 1,68 pikë përqindje. Rritja u mbështet gjithashtu nga pasuritë e paluajtshme (+0,52 pikë përqindje), aktivitetet profesionale dhe shërbimet administrative (+0,47), ndërtimi (+0,32), si dhe tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor (+0,21). Kontribut pozitiv dhanë edhe aktivitetet financiare, të sigurimit, informacionit dhe komunikacionit.

Në anën tjetër, sektorët e industrisë, energjisë dhe ujit ndikuan negativisht në rritjen ekonomike me -0,25 pikë përqindje, ndërsa arti, argëtimi dhe aktivitetet e tjera të shërbimit kontribuan me -0,07 pikë përqindje dhe bujqësia, pyjet dhe peshkimi me -0,06 pikë përqindje.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, konsumi final i popullatës u rrit me 3,94%, ndërsa konsumi final i qeverisë u ul me 1,36%.

Në sektorin e tregtisë së jashtme, eksportet e mallrave dhe shërbimeve shënuan një rritje prej 9,36%, ndërsa importet u rritën me 7,39%.

INSTAT publikoi edhe të dhënat përfundimtare për PBB-në e vitit 2024 dhe ato gjysmëfinale për vitin 2025. Sipas tyre, PBB-ja me çmime korrente arriti në 2.648.505 milionë lekë në vitin 2025, nga 2.517.280 milionë lekë një vit më parë.

Në tërësi, ekonomia shqiptare u rrit me 3,66% gjatë vitit 2025, krahasuar me 4,03% në vitin 2024.

Për sa i përket strukturës së ekonomisë, sektori i shërbimeve vijon të ketë peshën më të madhe në PBB me 49,10%, duke regjistruar një rritje reale prej 5,83%. Ndërtimi zë 12,56% të PBB-së dhe u rrit me 4,11%, ndërsa industria përbën 10,08% të ekonomisë dhe shënoi një tkurrje prej 3,72%. Sektori i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit, që përfaqëson 14,59% të PBB-së, u tkurr me 2,50% në terma realë. /skyweb.al

Artikulli para

Ditëlindje nën “rrethim” dhe luftë me robotët: Çfarë ndodhi sot në mbledhjen e mbyllur të Ramës me deputetët

Artikulli pas

Studimi: Personat nën 50 vjeç po plaken biologjikisht më shpejt se brezat e mëparshëm

Editor

Editor

Nga Kategoria

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën
Ekonomi

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat
Ekonomi

Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat

12 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

Banka e Shqipërisë thotë se tensionet e brendshme sociale dhe protestat po kërcënojnë ekonominë

12 Nëntor, 2026
JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje
Ekonomi

JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Studimi: Personat nën 50 vjeç po plaken biologjikisht më shpejt se brezat e mëparshëm

Studimi: Personat nën 50 vjeç po plaken biologjikisht më shpejt se brezat e mëparshëm

Të Përzgjedhura

Udhëzimi i Kadastrës: Hapat që duhet të ndiqni për rivlerësimin e banesave
Ekonomi

Udhëzimi i Kadastrës: Hapat që duhet të ndiqni për rivlerësimin e banesave

Nga SkyWeb
24 Shkurt, 2026
0

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka publikuar udhëzimin për qytetarët që duan të kryejnë rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme, duke sqaruar...

Lexo të plotë
Kërcënohet me jetë gazetari Osman Stafa

Kërcënohet me jetë gazetari Osman Stafa

11 Dhjetor, 2025
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik

AIPS, afro 5.7 miliardë euro transferta mes bankave në Shqipëri

17 Tetor, 2026
Lirohet nga detyra Drejtori i Burgjeve, Klevis Qose, kush e zëvendëson

Lirohet nga detyra Drejtori i Burgjeve, Klevis Qose, kush e zëvendëson

1 Prill, 2026
Një Paqe (amnisti) Fiskale në mungesë totale transparence

Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër “Paqes Fiskale”: Rrezikohet konkurrenca, favorizon kapitalin e dyshimtë dhe ul cilësinë e administrimit tatimor

11 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr