• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 21 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

PETROL ALBA/ Hije skandali me shitjen e truallit të Uzinës në Cërrik, pasi u zhvat nga Kurum tani favorizohet Alb Building

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Qershor, 2025
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
PETROL ALBA/ Hije skandali me shitjen e truallit të Uzinës në Cërrik, pasi u zhvat nga Kurum tani favorizohet Alb Building
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një skandal që prek kufijtë e një vepre penale po shoqëron procedurën e shitjes së tokës së Uzinës në Cërrik, një pasuri publike që për vite është përdorur si territor pa ligj, së pari nga një koncesion i dështuar dhe më pas nga një procedurë ankandi tërësisht e kontestuar.

Siç konstatoi Skyweb.al nga dokumentacioni i shfletuar, Komisioni i Prokurimit Publik ka ndërhyrë sëfundmi dhe ka konstatuar shkelje serioze në mënyrën sesi Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i “Petrol Alba” ka administruar ankandin, duke e konsideruar procesin të pavlefshëm dhe duke rikthyer gjithçka në pikën zero.

Shpallja e ankandit 

Në tetor 2024, “Petrol Alba” sh.a. (në likuidim) nxori për shitje truallin e ish-rafinerisë me një vlerë fillestare prej 31.2 milionë lekësh. Në garë morën pjesë katër ofertues: dy kompani, “Alb Building” dhe “DEHA 2010”, dhe dy individë, Gerti Shanaj dhe Antion Dollani.

Pas hapjes së ofertave, “Petrol Alba” skualifikoi dy individët dhe shpalli fituese kompaninë “Alb Building”, që ofroi rreth 35 milionë lekë, ndjekur nga DEHA me rreth 34.5 milionë.

Por shkëndijat e manipulimit filluan të shfaqen menjëherë.

Gerti Shanaj ankimoi vendimin, duke e konsideruar procesin të manipuluar, kriteret të padrejta dhe Komisionin e Vlerësimit të Ofertave të përfshirë në paracaktimin e fituesit. Sipas tij, skualifikimi ishte i pabazuar dhe kishte për qëllim eliminimin e garës reale.

Përballë akuzave, “Petrol Alba” këmbënguli se procedura ishte ligjore dhe e zbatuar në përputhje me rregullat.

KPP ndërhyn dhe shemb gjithë procesin: Petrol Alba kapet me shkelje

Ankesa e Shanajt përfundoi në Komisionin e Prokurimit Publik, i cili konstatoi shkelje të rënda procedurale dhe veprime të paligjshme nga autoriteti shitës. Në një vendim të formuluar me gjuhë juridike të prerë, KPP e cilëson shpalljen e fituesit një akt administrativ absolutisht të pavlefshëm, që nuk sjell asnjë pasojë juridike dhe duhet konsideruar si i papranuar kurrë nga ligji, raporton Skyweb.al.

Në vendimin e tij të datës 10 qershor 2025, KPP anulon shkresat e shpalljes së fituesit, të protokolluara nga “Petrol Alba” më 20.03.2025 dhe kërkoi nisjen e hetimit administrativ nga Agjencia e Prokurimit Publik për shkeljet e konstatuara.

Kush po e fsheh skandalin?! Transaksionet mln euro në truallin e ARMO -s, Shijaku e Gjonaj Group morën “bekimin” e qeverisë!

Fituesja e shpallur nga Petrol Alba dhe e skualifikuar nga vendimi i KPP, “Alb Building”, është një kompani e lidhur ngushtë me tenderët publikë përmes kontakteve me personazhe pranë pushtetit.

Në vitet e fundit, ajo ka përfituar mbi 70 milionë euro nga fondet shtetërore, ndërsa është ndëshkuar edhe për shkelje të ligjit për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Kompania është ndërtuesja e mbikalimit pranë TEG-ut në Tiranë, i cili u përmbyt pas reshjeve të para dhe solli pasoja të rënda në qarkullimin urban.

Rafineria e naftës në Cërrik, një histori zhvatjeje turqish dhe shqiptarësh

Ish-rafineria e naftës në Cërrik, e ndërtuar me ndihmën sovjetike në vitet ’50 dhe funksionale deri në fund të viteve ’80, iu dha me koncesion kompanisë turke Kurum nga qeveria Berisha në korrik 2013, vetëm pak ditë para largimit nga pushteti. Kontrata parashikonte rivënien në punë të rafinerisë përmes një investimi prej 48 milionë eurosh. Por asnjë investim nuk u bë.

Përkundrazi, vetëm një muaj pas marrjes në dorëzim, Kurum krijoi kompaninë “Albanian Oil Rafinery”, e cila në tetor 2013 nisi çmontimin dhe shitjen për skrap të rafinerisë.

Sipas një raporti të KLSH-së, shkrirja e rafinerisë u bë në mënyrë të paligjshme, pa miratimin e Ministrisë së Energjisë dhe në konflikt të hapur interesi, pasi skrapi u shit nga kompania bijë te kompania mëmë, të dyja nën kontrollin e Kurum. Sot, Ministria kërkon 1.5 milionë euro si dëmshpërblim dhe çështja nuk është mbyllur ende.

Historia fillimisht e zhvatjes dhe tani e ankandit të rafinerisë së Cërrikut përmbledh gjithçka që mund të shkojë keq në një shtet: një koncesion i dështuar, mungesë përgjegjësie, çmontim pa leje i pasurisë shtetërore, përdorim i platformave procedurale për përjashtim të ofertuesve realë dhe përpjekje për të kaluar qetësisht një pasuri strategjike nga duart e shtetit te një klient i buxhetit publik. /skyweb.al

Etiketat: cerrikpetrol albarafineriatokatrualli
Artikulli para

Tatimet nisin verifikimin e apartamenteve të lëshuara me Booking dhe AirBNB

Artikulli pas

Vapa dhe Trump “shkrijnë” Dollarin përballë Lekut, bien dhe Paundi me Euron

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Volkswagen humbet vendin në indeksin kryesor të eurozonës
Ekonomi

Volkswagen humbet vendin në indeksin kryesor të eurozonës

21 Shtator, 2026
8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL
Ekonomi

8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

21 Shtator, 2026
Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku
Ekonomi

Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku

21 Shtator, 2026
Tenderët “skuqin” Vangjel Tavon e Himarës, mungesë transparence dhe gare
Ekonomi

Tenderët “skuqin” Vangjel Tavon e Himarës, mungesë transparence dhe gare

21 Shtator, 2026
Interneti në çdo kompani, por vetëm 38% e punonjësve shqiptarë e përdorin për punë
Ekonomi

Interneti në çdo kompani, por vetëm 38% e punonjësve shqiptarë e përdorin për punë

21 Shtator, 2026
Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq!
Ekonomi

Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq!

21 Shtator, 2026
Artikulli pas
Vapa dhe Trump “shkrijnë” Dollarin përballë Lekut, bien dhe Paundi me Euron

Vapa dhe Trump "shkrijnë" Dollarin përballë Lekut, bien dhe Paundi me Euron

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

AKSHI i jep Ermal Beqirit tenderin e Thesarit edhe pse ofroi 1.7 mln euro më shumë, vijon përmballja me Gerond Meçen në KPP
Aktualitet

DETAJET/ BKH bastis zyrat e Soft & Solution, SPAK fut në radar Ermal Beqirin

Nga SkyWeb
6 Gusht, 2025
0

Biznesmeni Ermal Beqiri, një nga emrat më aktivë në tregun e teknologjisë së informacionit dhe përfitues i një numri të...

Lexo të plotë
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?

BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?

27 Janar, 2026
Shoferët problematikë, Lamallari: S’do ketë rëndësi mbiemri apo apo çmimi i makinës!

Shoferët problematikë, Lamallari: S’do ketë rëndësi mbiemri apo apo çmimi i makinës!

28 Qershor, 2026
Dimri vjen edhe për Ermal Beqirin, biznesmeni paraqitet në SPAK: Llogari për tenderët miliardësh të AKSHI pas kontrollit nga BKH te zyrat

Dimri vjen edhe për Ermal Beqirin, biznesmeni paraqitet në SPAK: Llogari për tenderët miliardësh të AKSHI pas kontrollit nga BKH te zyrat

15 Shtator, 2025
Qeveria shpall disa zona në Kukës me prioritet për zhvillimin e turizmit malor

Qeveria shpall disa zona në Kukës me prioritet për zhvillimin e turizmit malor

13 Nëntor, 2025

Të Fundit

Linjat “pengojnë” rrugët, ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit

Linjat “pengojnë” rrugët, ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit

21 Shtator, 2026
Volkswagen humbet vendin në indeksin kryesor të eurozonës

Volkswagen humbet vendin në indeksin kryesor të eurozonës

21 Shtator, 2026
8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

21 Shtator, 2026
Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku

Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku

21 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr