• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 16 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Janar, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare ka përjetuar emigrimin në një moment të jetës, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të lartë të eksperiencës së migrimit në rajon.

Sipas Raportit të Tranzicionit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Shqipëria tejkalon ndjeshëm vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Juglindore për sa i përket përqindjes së qytetarëve që kanë jetuar jashtë vendit.

Të dhënat bazohen në një anketë të realizuar nga Banka Kombëtare Austriake, e cila ka analizuar modelet e migrimit të përsëritur në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Çeki, Hungari, Maqedoninë e Veriut, Poloni, Rumani dhe Serbi.

Mesatarisht, 15 për qind e të anketuarve në këto vende deklarojnë se kanë jetuar jashtë vendit. Shqipëria kryeson bindshëm këtë tregues, me rreth 30 për qind të popullsisë që raporton përvojë emigrimi, ndërsa në Hungari kjo shifër zbret në vetëm 7 për qind.

Nga qytetarët shqiptarë që kanë qenë në emigrim, rreth 16 për qind janë kthyer dhe nuk planifikojnë të largohen sërish. Në të kundërt, afro 14 për qind kanë jetuar jashtë, janë rikthyer dhe po planifikojnë një emigrim të dytë, duke reflektuar natyrën ciklike të migrimit.

Raporti tregon se një e treta e periudhave të migrimit kanë zgjatur më pak se një vit. Qëndrimet afatgjata, mbi tre vjet, rezultojnë më të shpeshta në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku 46 për qind e të anketuarve raportojnë emigrim të gjatë.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, emigrantët e kthyer shfaqin prirje më të lartë për të emigruar sërish. Njëkohësisht, shkalla e papunësisë rezulton më e lartë te individët me përvojë emigrimi, krahasuar me ata që nuk kanë emigruar kurrë, edhe kur merren në konsideratë faktorë të tjerë sociodemografikë.

Sipas raportit, kjo lidhet me vështirësitë që të kthyerit hasin në procesin e riintegrimit në tregun vendas të punës, ku shpesh aftësitë dhe përvoja e fituar jashtë vendit nuk përthithen plotësisht.

BERZH thekson se këto zhvillime nënvizojnë nevojën për politika më efektive që mbështesin riintegrimin e emigrantëve të kthyer, duke shfrytëzuar aftësitë profesionale, rrjetet ndërkombëtare dhe potencialin sipërmarrës që ata sjellin me vete.

Sipas raportit, migrimi nuk është domosdoshmërisht një proces me një drejtim. Shumë individë lëvizin disa herë gjatë jetës, duke u kthyer dhe duke u larguar sërish, në varësi të mundësive ekonomike, rrethanave familjare dhe perspektivave të karrierës. Ky model ciklik po kthehet në një tipar gjithnjë e më të dukshëm të migrimit në rajon. /skyweb.al

Artikulli para

Një tjetër shtet i BE propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Artikulli pas

RAPORTI/ Blerja e një apartamenti në Shqipëri është më VËSHTIRË se kudo tjetër në Europë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa
Ekonomi

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës
Ekonomi

Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

15 Nëntor, 2026
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë
Ekonomi

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15 Nëntor, 2026
Sot Maratona e Tiranës, rrugët që bllokohen për qarkullim
Aktualitet

Sot Maratona e Tiranës, rrugët që bllokohen për qarkullim

15 Nëntor, 2026
Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit
Ekonomi

Familjet dhe bizneset e vogla mund të ndryshojnë furnizuesin e energjisë, ERE propozon skemën e re

14 Nëntor, 2026
Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit
Ekonomi

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

14 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Në Shqipëri ka më shumë shtëpi për frymë se mesatarja e Europës, por çmimet dhe qiratë e apartamenteve janë tepë të lata

RAPORTI/ Blerja e një apartamenti në Shqipëri është më VËSHTIRË se kudo tjetër në Europë

Të Përzgjedhura

Bizneset duan punonjës, 60 000 vende të lira pune: Ku të aplikoni
Ekonomi

Bizneset duan punonjës, 60 000 vende të lira pune: Ku të aplikoni

Nga SkyWeb
5 Nëntor, 2025
0

Bizneset në të gjithë vendin po kërkojnë afërsisht 60 mijë punëtorë në sektorë të ndryshëm, sipas njoftimeve të publikuara në...

Lexo të plotë
Mynihu zgjodhi të paguajë fermerët të kalonin në bujqësi organike në vend që të shpenzonte për filtra: Skema rezultoi rreth 46 herë më e lirë

Mynihu zgjodhi të paguajë fermerët të kalonin në bujqësi organike në vend që të shpenzonte për filtra: Skema rezultoi rreth 46 herë më e lirë

1 Shtator, 2026
AKU nis skanimin e madh të sigurisë ushqimore, 904 biznese në filtër për standardet e BE-së

AKU nis skanimin e madh të sigurisë ushqimore, 904 biznese në filtër për standardet e BE-së

24 Maj, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme trondit tregjet, rritet çmimi i naftës dhe bie Bictoin

Lufta në Lindjen e Mesme trondit tregjet, rritet çmimi i naftës dhe bie Bictoin

28 Shkurt, 2026
“The Sun”: Pse Shqipëria është destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Europë? Plazhe si në Maldive dhe pushime super të lira

“The Sun”: Pse Shqipëria është destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Europë? Plazhe si në Maldive dhe pushime super të lira

18 Gusht, 2026

Të Fundit

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

15 Nëntor, 2026
Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

15 Nëntor, 2026
“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

15 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr