• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Jemi nga BKH”/ Skenar filmash, si u mor peng Florian Sula i Call Centerave nga djemtë e pronarit të UBA Bank

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Prill, 2026
në Aktualitet
A A
“Jemi nga BKH”/ Skenar filmash, si u mor peng Florian Sula i Call Centerave nga djemtë e pronarit të UBA Bank
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një pengmarrje e organizuar në detaje, që i ngjan skenarëve të filmave, ka ndodhur në Tiranë më 31 mars, në zonën e ish-Parkut të Autobusave.

Në qendër të saj është Florian Sula, 32 vjeç, i njohur publikisht si “biznesmen ndërtimi”, por që në prapaskenë përflitet si drejtues i rrjeteve të call center-ave dhe i dyshuar për mashtrim në shkallë të gjerë, pjesëmarrje në grup kriminal dhe pastrim parash përmes investimeve në ndërtim.

Florian Sula
Florian Sula

Ngjarja përbën alarm për drejtësinë pasi pengmarrësit ndërkohë rezultojnë djemtë e pronarit të Uba Bank duke lidhur interesa mes ndërtimit, call centerave dhe sistemit bankar në vendin tonë.

Sipas policisë, Sula është rrethuar nga tre persona teksa po shkonte drejt makinës së tij. Ata janë prezantuar si agjentë të BKH-së dhe, duke përdorur maska dhe aksesorë për të krijuar besueshmëri, e kanë detyruar të hipte në automjet. Më pas është transportuar në një magazinë në zonën e Xhafzotajt, ku është mbajtur nën kërcënim.

Autorët, Jurgen dhe Kevin Neza, përkatësisht 28 dhe 25 vjeç, së bashku me kushëririn e tyre Hysen Neza, 33 vjeç, fillimisht i kanë kërkuar 2 milionë euro.

Shkak për rrëmbimin dyshohet të jetë bërë një borxh prej rreth 30 mijë eurosh mes palëve. Pas refuzimit të Sulës për të paguar shumën e kërkuar, ai është dhunuar fizikisht dhe shuma është ulur fillimisht në 1 milion euro dhe më pas në 500 mijë euro.

Në fund, është liruar me kushtin që të siguronte paratë.

Pas lirimit, Sula është paraqitur në polici, çka ka çuar në arrestimin e Kevin Nezës dhe Hysen Nezës, ndërsa më pas është vënë në pranga edhe Jurgen Neza, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Hijet”.

Sipas Zëri.ai, dy vëllezërit Neza rezultojnë të jenë djemtë e biznesmenit Gazment Neza, i njohur si pronar i UBA Bank dhe ortak në Eurosig Albania.

Po ashtu, të tre të arrestuarit rezultojnë me lidhje familjare me biznesmenin Kadri Morinaj, i cili zotëron kompani sigurimi si Eurosig dhe Insig, një element që po verifikohet nga hetuesit për të kuptuar nëse ka ndikuar në konfliktin mes palëve.

Raportime mediatike e lidhin Sulën me rrjete të mëdha mashtrimi financiar, ku përmenden edhe emra si Amant Josifi dhe Flladi Malaj.

Ai dyshohet se ka qenë aktiv në operimin e call center-ave që mashtronin qytetarë europianë përmes skemave të investimeve fiktive, duke gjeneruar të ardhura të konsiderueshme.

Pavarësisht mungesës së një aktiviteti të deklaruar biznesi apo të ardhurash të ligjshme, Sula ka investuar vitet e fundit në pasuri të paluajtshme, nga Tirana deri në jug të vendit.

Blerjet e pronave në zona si Borshi dhe Himara dyshohet se janë përdorur për zhvillim hotelesh dhe vilash turistike, një praktikë e njohur për riciklimin e parave me origjinë të dyshuar kriminale.

Rrëmbimi i tij përbën një akt të rëndë kriminal dhe dyshohet të jetë kryer nga një grup i strukturuar, aq më tepër me lidhje me sistemin bankar shqiptar, por paralelisht shtrohet edhe nevoja për një hetim të plotë ndaj vetë Sulës, për të sqaruar burimin e pasurisë, aktivitetet reale dhe rrjetin e mundshëm ku ai operon.

Ndërkohë, Policia dhe strukturat e hetimit të krimeve të rënda vijojnë verifikimet për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe lidhjet që qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje. /skyweb.al 

Etiketat: florian sulagazmend nezajurgen nezakevin nezauba bank
Artikulli para

RCC hap garën për 6 gra fituese në biznes

Artikulli pas

Sabotimi i mega operacionit ndaj Call Centerave i “ha kokën” kreut të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!
Aktualitet

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija
Aktualitet

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
EMRAT/ 1 mln euro CASH dhe 7 të arrestuar: “Rrjeta” ndaj Call Centerave kap “peshqit e vegjël”, bosat u njoftuan nga policët e korruptuar

Sabotimi i mega operacionit ndaj Call Centerave i "ha kokën" kreut të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës

Të Përzgjedhura

Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar
Ekonomi

BB propozon ndryshime në taksën e karbonit për karburantet, a do të ndikojë në çmim?

Nga SkyWeb
10 Dhjetor, 2025
0

Taksa e karbonit mund të rishikohet për të shkuar drejt përshtatjes me Marrëveshjet dhe angazhimet e vendit me organizmat ndërkombëtarë...

Lexo të plotë
BERZH shqyrton financim prej 25 milionë eurosh për zgjerimin e Grupit BALFIN në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi

BERZH shqyrton financim prej 25 milionë eurosh për zgjerimin e Grupit BALFIN në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi

10 Gusht, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Drejtoresha e Postës në Durrës i kërkoi shefes së financës 700 mijë euro, vartësja më pas e denoncoi, dëmi dyshohet në disa miliona euro

Drejtoresha e Postës në Durrës i kërkoi shefes së financës 700 mijë euro, vartësja më pas e denoncoi, dëmi dyshohet në disa miliona euro

15 Korrik, 2026
EKSKLUZIVE / Skandali AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te DURANA Tech Park

EKSKLUZIVE / Skandali AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te DURANA Tech Park

12 Janar, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr