Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 78 masa administrative ndaj këmbësorëve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet në terren janë intensifikuar me qëllim evidentimin e shkeljeve nga këmbësorët, rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë monitorimin e situatës në rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar respektimin e rregullave të qarkullimit nga të gjithë përdoruesit e rrugës.
Autoritetet synojnë që përmes kontrolleve dhe masave administrative të rrisin ndërgjegjësimin e këmbësorëve për rëndësinë e zbatimit të rregullave dhe të kontribuojnë në parandalimin e ngjarjeve rrugore. /skyweb.al
















