• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Pronarët e autobusëve urbanë lenë në rrugë mijëra qytetarë si presion për subvencione nga shteti

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Prill, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Pronarët e autobusëve urbanë lenë në rrugë mijëra qytetarë si presion për subvencione nga shteti
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sa herë rritet çmimi i karburanteve, zinxhiri i kostove nuk ndalet te pompat dhe rastet e marketeve. Goditjen e parë e marrin qytetarët, të cilët përveç çmimeve më të larta paguajnë edhe faturën e tekave të pronarëve të autobuseve qytetës, që në çdo krizë shtojnë presionin ndaj buxhetit të shtetit duke synuar të fusin edhe më tepër duart në xhepat e shqiptarëve.

Situata është konkretizuar sot në terren. Një ditë pas paralajmërimit zyrtar nga shoqatat e transportit, shërbimi është reduktuar me 40% të flotës. Efekti ka qenë i menjëhershëm, me vonesa të shumta dhe mbingarkesë në stacionet e Tiranës.

Qytetarët janë detyruar të presin gjatë për të siguruar një mjet transporti, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë arritur të mbërrijnë në kohë në punë apo destinacionet e përditshme. Fluksi i lartë ka nxjerrë në pah varësinë e sistemit nga një sektor që reagon menjëherë sapo rriten kostot.

Operatorët argumentojnë se vendimi lidhet drejtpërdrejt me rritjen e çmimeve të karburantit dhe mungesën e mbështetjes institucionale. Sipas tyre, nuk është miratuar asnjë skemë kompensimi dhe nuk ka masa konkrete për lehtësimin e barrës financiare apo rishikimin e taksave.

Nga ana tjetër, kjo situatë përsërit një skenar të njohur. Sa herë ka krizë, kërkesat për subvencione apo mbështetje financiare rriten, duke e zhvendosur koston te buxheti i shtetit dhe në fund te qytetarët.

Shoqatat e transportit e cilësojnë reduktimin e shërbimit si masë të detyruar për të përballuar situatën ekonomike. Por në praktikë, rezultati mbetet i njëjtë: më pak autobusë në qarkullim dhe më shumë kosto për qytetarët. /skyweb.al

Etiketat: shqiperitiraneurbanet
Artikulli para

Shqipëria, “kampione” në rajon për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit, sipas fuqisë blerëse

Artikulli pas

Inflacioni u rrit nga pagat e shtetit dhe nga blerjet e valutës nga BSH

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit
Aktualitet

BKH bastis qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë

13 Tetor, 2026
Shqipëria ndërton pa fund, por mbetet e treta në Europë për privimin e rëndë nga strehimi
Ekonomi

Strehimi social, Financat kërkojnë heqjen e garancisë për kreditë, mekanizmi mbetet në draft

13 Tetor, 2026
Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën
Ekonomi

Deri në 6 500 euro! Sa do të paguhet në ankand për targat VIP

13 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi

Inflacioni u rrit nga pagat e shtetit dhe nga blerjet e valutës nga BSH

Të Përzgjedhura

Qeni kafshon 3-vjeçarin në Tiranë, qyteti i mbushur me kafshë agresive pa kontroll nga pronarët
Aktualitet

Qeni kafshon 3-vjeçarin në Tiranë, qyteti i mbushur me kafshë agresive pa kontroll nga pronarët

Nga SkyWeb
23 Qershor, 2025
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një fëmijë 3-vjeçar është kafshuar nga një qen. Sipas njoftimit të...

Lexo të plotë
SHISH-i me ligj të ri, zgjerim kompetencash dhe akses direkt në të dhënat e institucioneve

SHISH-i me ligj të ri, zgjerim kompetencash dhe akses direkt në të dhënat e institucioneve

30 Korrik, 2026
Shein në qendër të hetimeve, Franca kërkon mbylljen e platformës së shitjeve online

Shein në qendër të hetimeve, Franca kërkon mbylljen e platformës së shitjeve online

25 Nëntor, 2025
KURSI/ Dollari amerikan zbret në nivelet më të ulta në dekada ndaj lekut

KURSI/ Dollari amerikan zbret në nivelet më të ulta në dekada ndaj lekut

17 Prill, 2025
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Shtrenjtohen sërish karburantet në vend

20 Gusht, 2026

Të Fundit

Media italiane përzgjedh Dhërmiun mes 20 destinacioneve për vjeshtën

Media italiane përzgjedh Dhërmiun mes 20 destinacioneve për vjeshtën

13 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

13 Tetor, 2026
Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit

BKH bastis qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë

13 Tetor, 2026
Shqipëria ndërton pa fund, por mbetet e treta në Europë për privimin e rëndë nga strehimi

Strehimi social, Financat kërkojnë heqjen e garancisë për kreditë, mekanizmi mbetet në draft

13 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr