• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 30 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SHISH-i me ligj të ri, zgjerim kompetencash dhe akses direkt në të dhënat e institucioneve

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Korrik, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
SHISH-i me ligj të ri, zgjerim kompetencash dhe akses direkt në të dhënat e institucioneve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shërbimi Informativ i Shtetit do të ketë kompetenca më të gjera dhe akses më të madh në bazat shtetërore të të dhënave. Ndryshimet parashikohen në ligjin nr. 64/2026, të miratuar nga Kuvendi më 2 korrik sapo janë botuar në Fletoren Zyrtare dhe pritet të hyjnë në fuqi së shpejti.

Ligji zgjeron ndjeshëm fushën ku SHISH mund të mbledhë informacion brenda dhe jashtë vendit. Përveç kërcënimeve tradicionale ndaj sigurisë kombëtare, në fokus futen tashmë kërcënimet kibernetike, hibride dhe ekonomike.

SHISH do të mbledhë informacion edhe për rreziqet që prekin infrastrukturën kritike dhe të rëndësishme të vendit. Kompetencat përfshijnë gjithashtu veprimtarinë e shërbimeve të huaja të inteligjencës dhe kërcënimet që lidhen me pavarësinë, integritetin dhe rendin kushtetues.

Në ligj përfshihen në mënyrë të posaçme terrorizmi, ekstremizmi, prodhimi dhe përhapja e armëve të dëmtimit në masë.

Pjesë e fushës së veprimit bëhen edhe krimet kundër mjedisit dhe zhvillimet që mund të cenojnë stabilitetin e brendshëm ose rajonal.

Ndryshimi tjetër i rëndësishëm lidhet me aksesin në informacion. SHISH fiton të drejtën për të hyrë në bazat shtetërore të të dhënave, për aq sa kjo lidhet me funksionet e tij ligjore.

Mënyra e aksesit do të përcaktohet përmes marrëveshjeve ndërinstitucionale.

Kjo do të thotë se shërbimi informativ do të mund të përdorë drejtpërdrejt të dhëna që administrohen nga institucione të tjera shtetërore.

Ligji nuk përcakton në mënyrë të hollësishme në tekstin bazë se cilat databaza do të aksesohen, duke ua lënë rregullimin marrëveshjeve të mëvonshme.

Këshilli i Ministrave dhe drejtori i SHISH-it duhet të miratojnë aktet nënligjore brenda tre muajve nga hyrja në fuqi.

Me ndryshimet e reja, shërbimi sekret shqiptar merr një rol më të gjerë në mbikëqyrjen e kërcënimeve që lidhen me ekonominë, teknologjinë dhe sigurinë e infrastrukturave. /skyweb.al

Etiketat: ligji rishish
Artikulli para

Pas indianëve dhe filipinasve, vietnamezët pritet të plotësojnë mungesën e fuqisë punëtore në Shqipëri

Artikulli pas

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria përshpejton lejet e qëndrimit për të huajt

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës
Ekonomi

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën
Ekonomi

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

29 Tetor, 2026
Hotelet dhe restorantet, shteti shqiptar kërkon më shumë transparencë nga platformat e shitjeve: Pse i mbylle llogarinë?!
Ekonomi

Tatimet gati, ligji i ri detyron regjistrimin e njësive në Air BNB dhe Booking

29 Tetor, 2026
HISTORIKE/ Shitja e makinave elektrike tejkalon ato me djegie të brendshme në BE
Ekonomi

TABELA/ S’ka më “zero taksa” për makinat e reja dhe elektrike, qeveria tërhiqet nga lehtësitë e gjelbra

29 Tetor, 2026
OBSH thotë se Shqipëria po boshatiset nga mjekët: Çdo vit ikën një brez i diplomuar
Aktualitet

Një shqiptar po rri sot më pak në spital se sa 5 vjet më parë

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtorë/ INSTAT: Në dy vjet, forca e punës u ul me 32 mijë vetë

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria përshpejton lejet e qëndrimit për të huajt

Të Përzgjedhura

Energjia diellore, nis kriza e mbiprodhimit të energjisë në Spanjë
Ekonomi

Energjia diellore, nis kriza e mbiprodhimit të energjisë në Spanjë

Nga SkyWeb
12 Gusht, 2025
0

Spanja, një nga liderët evropianë në energjinë diellore, po përballet me pasojat e një rritjeje të shpejtë të kapaciteteve të...

Lexo të plotë
FDA miraton pilulën e parë kundër kolesterolit që zëvendëson injeksionet, ul LDL-në deri në 60%

FDA miraton pilulën e parë kundër kolesterolit që zëvendëson injeksionet, ul LDL-në deri në 60%

22 Korrik, 2026
Ndryshon drejtuesja e QSUT-së

Ndryshon drejtuesja e QSUT-së

1 Qershor, 2026
Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, kyç për stabilitetin dhe zhvillimin evropian

Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, kyç për stabilitetin dhe zhvillimin evropian

12 Qershor, 2026
Shitjet në krizë, Tesla prezanton automjetin e ri elektrik

Shitjet në krizë, Tesla prezanton automjetin e ri elektrik

7 Tetor, 2025

Të Fundit

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

29 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr