• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 17 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Murtaja e bagëtive, ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë bën thirrje për dëmshpërblim të blegtorëve: Pa mbështetje, çdo veprim është i kotë

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Qershor, 2025
në Aktualitet
A A
Murtaja e bagëtive, ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë bën thirrje për dëmshpërblim të blegtorëve: Pa mbështetje, çdo veprim është i kotë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Vojo Bregu, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë deri në vitin 2017, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me përhapjen e murtajës tek bagëtitë dhe vështirësitë që po përjetojnë aktualisht fermerët shqiptarë. Në një mesazh drejtuar ministres së Bujqësisë, Anila Denaj, Bregu kërkon që të ndërmerret një politikë e menjëhershme dëmshpërblimi, duke sjellë si shembull përvojën e vitit 2016, kur u përball me epideminë e dermatozës nodulare tek lopët.

Bregu kujton se në atë kohë, Ministria e Bujqësisë vendosi të dëmshpërblinte çdo blegtor në të gjithë vendin për çdo kokë lopë të humbur, ndonëse sëmundja nuk ishte parashikuar në listën zyrtare të dëmshpërblimeve. Sipas tij, vendimi për të importuar mëshqerra të mbarsura nga Danimarka rezultoi i suksesshëm, pasi solli rritje të prodhimit të qumështit dhe përmirësim të rendimentit të blegtorisë.

“Pa dëmshpërblyer blegtorët, çdo veprim i ndërmarrë nga ministria, përfshirë ngritjen e një task-force, do të ishte i kotë,” shkruan Bregu. Ai propozon që të blihet një numër i kufizuar krerësh nga jashtë vendit, me rendiment të lartë, që të shpërndahen për blegtorët më të prekur nga epidemia aktuale, duke e cilësuar këtë si një zgjidhje efektive dhe jo financiarisht e rëndë për shtetin.

Në mesazhin e tij, Bregu thekson se një vendim i tillë do të ndihmonte në rikthimin e shpresës tek fermerët dhe do të shërbente si politikë konkrete për përballimin e krizës. Ai shton se në vitet 2017–2018, pas ndërhyrjes së vitit 2016, ishte hera e vetme që prodhimi i qumështit në Shqipëri nuk pësoi rënie.

Duke e përfunduar reagimin si “një këshillë miqësore, jopolitike”, Bregu thekson se nuk ia drejton mesazhin kryeministrit Rama, pasi sipas tij “ka hequr dorë nga bujqësia dhe blegtoria që prej ndërprerjes së fondeve të IPARD-it.”

Reagimi i tij pason një seri raportimesh për blegtorë që shprehin publikisht dëshpërimin për humbjet e mëdha në tufat e tyre, ndërkohë që shifrat e para tregojnë për rreth 800–900 krerë të ngordhura. /skyweb.al

Artikulli para

Boja e kuqe që ngjyros tekstilet hidhet në ëmbëlsira, rrezikohet shëndeti i konsumatorit

Artikulli pas

Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët: Ju jeni prioriteti ynë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë
Aktualitet

Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë

17 Tetor, 2026
TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta
Aktualitet

TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta

17 Tetor, 2026
Tesla synon qiellin: A do t’i rrisë shitjet dhe aksionet makina fluturuese e Musk?
Aktualitet

Tesla synon qiellin: A do t’i rrisë shitjet dhe aksionet makina fluturuese e Musk?

17 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”
Aktualitet

Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

17 Tetor, 2026
Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat
Aktualitet

Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

17 Tetor, 2026
AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë
Aktualitet

AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë

17 Tetor, 2026
Artikulli pas
Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët: Ju jeni prioriteti ynë

Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët: Ju jeni prioriteti ynë

Të Përzgjedhura

Boeing shtyn prodhimin e avionit 777X deri në vitin 2027, humb 5 miliardë dollarë
Aviacion

Boeing shtyn prodhimin e avionit 777X deri në vitin 2027, humb 5 miliardë dollarë

Nga Editor
5 Dhjetor, 2025
0

Gjigandi i aviacionit Boeing ka njoftuar se prodhimi i avionëve të shumëpritur 777X do të shtyhet deri në vitin 2027,...

Lexo të plotë
Trump: Disa vaksina të fëmijëve duhet të ndahen në pesë doza, ulen rastet e autizmit

Trump: Disa vaksina të fëmijëve duhet të ndahen në pesë doza, ulen rastet e autizmit

20 Shtator, 2026
Apple prezanton kufjet  e reja AirPods Pro 3, zbulohen risitë

Apple prezanton kufjet  e reja AirPods Pro 3, zbulohen risitë

15 Shtator, 2025
Protesta, Presidenti Begaj pret Ali Ahmetin: UÇK bën krenar çdo shqiptar

Protesta, Presidenti Begaj pret Ali Ahmetin: UÇK bën krenar çdo shqiptar

17 Tetor, 2025
Konsumimi i djathit një herë në javë mund të ulë rrezikun e demencës

Konsumimi i djathit një herë në javë mund të ulë rrezikun e demencës

31 Tetor, 2025

Të Fundit

Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë

Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë

17 Tetor, 2026
TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta

TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta

17 Tetor, 2026
Tesla synon qiellin: A do t’i rrisë shitjet dhe aksionet makina fluturuese e Musk?

Tesla synon qiellin: A do t’i rrisë shitjet dhe aksionet makina fluturuese e Musk?

17 Tetor, 2026
Meshkujt po shpenzojnë më shumë se femrat për Botox

Meshkujt po shpenzojnë më shumë se femrat për Botox

17 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr