• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 19 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Paratë e kokainës që ndërtuan një perandori betoni në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Prill, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Paratë e kokainës që ndërtuan një perandori betoni në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

232 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë rreth 12 milionë euro janë vendosur në sekuestro në kuadër të hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme ndaj një grupi të strukturuar kriminal ndërkombëtar.

Kompani ndërtimi, biznese, apartamente, toka, 89 makina të llojeve të ndryshme dhe llogari bankare janë sekuestruar mëngjesin e së mërkurës pasi prokuroria dyshon se janë përfituar nga aktiviteti i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave.

Në një njoftim zyrtar, Prokuroria njoftoi se gjatë ditës së mërkurë, më 15 prill 2025, u arrestuan Lulzim Pepa, Florian Marku dhe Anton Kola, ndërkohë që urdhër-arrestime për 4 vepra penale që kanë të bëjnë me krijimin e organizatave kriminale, trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave janë lëshuar edhe për 7 persona të tjerë.

Sipas hetimeve të SPAK, grupi i strukturuar kriminal dyshohet se ka operuar gjatë viteve 2019–2021 në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë, ku janë dokumentuar tetë episode të trafikut të kokainës me një sasi totale prej rreth 7.5 tonësh. Ngarkesat janë transportuar përmes rrugëve detare dhe kontejnerëve tregtarë, duke përdorur metoda kamuflimi në mallra të ligjshme, me destinacion porte kryesore evropiane, përfshirë Roterdamin.

Grupi që transportoi 7 ton kokainë

Në fillim të vitit 2020, ndërsa pandemia sapo kishte nisur të ndryshonte ritmin e botës, një tjetër rrjet – shumë më i padukshëm dhe më i organizuar – po funksiononte paralelisht në korridoret tregtare mes Amerikës Latine dhe Evropës. Nuk ishte një operacion i vetëm, por një zinxhir i mirëstrukturuar trafiku, ku kontejnerët e zakonshëm të mallrave shërbenin si mbulesë për tonelata kokaine.

Gjatë muajve janar–mars 2020, sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike nisën të qarkullojnë drejt tregut evropian. Sinjali i parë konkret për autoritetet erdhi më 21 mars, kur në Amsterdam u sekuestruan 8.5 kilogramë kokainë. Në pamje të parë, ishte një sasi relativisht e vogël, por hetimet treguan se ajo ishte vetëm një fragment i një rrjeti shumë më të gjerë.

Vetëm pak javë më vonë, më 7 dhe 8 prill, në Portin e Roterdamit u zbulua një nga ngarkesat më të mëdha të asaj periudhe. Një anije kolumbiane kishte transportuar nga Peruja një kontejner frigoriferik me lëngje frutash të ngrira. Brenda tij, të fshehura me kujdes, ndodheshin 1,018 kilogramë kokainë. Vlera e kësaj sasie në tregun e zi i kalonte 1.3 milionë euro, duke treguar shkallën e organizimit dhe fitimit të rrjetit.

Fluksi nuk u ndal. Më 6 qershor 2020, një tjetër ngarkesë mbërriti në të njëjtin port, këtë herë nga Guayaquil. Në dokumente figuronte si mall i destinuar për një kompani në Hungari, por në realitet përmbante rreth 2020 kilogramë kokainë. Hetimet zbuluan se një pjesë e kësaj sasie i përkiste të njëjtit grup kriminal, duke konfirmuar ekzistencën e një korridori të qëndrueshëm trafiku.

Megjithatë, jo çdo operacion rezultoi i suksesshëm për rrjetin. Më 26 qershor, në terminalin Muelle Sur, DP World Callao në Peru, autoritetet ndërhynë dhe sekuestruan 516 kilogramë kokainë që ishte nisur drejt Holandës. Ishte një nga rastet e pakta kur ngarkesa u ndal që në origjinë.

Vetëm katër ditë më pas, më 30 qershor, një tjetër kontejner u bllokua në Roterdam. Ai vinte nga Kolumbia dhe në dokumente përmbante konserva me peshk ton, të destinuara për një kompani në Gjermani. Në të vërtetë, brenda tij u gjetën 500 kilogramë kokainë, të fshehura mes mallrave ushqimore.

Muaji gusht shënoi një tjetër fazë të rëndësishme të aktivitetit të rrjetit. Më 7 gusht 2020, autoritetet holandeze ndërhynë në autostradën A2 pranë Abcoude, ku sekuestruan 104 kilogramë kokainë. Por kjo ishte vetëm një pjesë e një operacioni shumë më të madh, i cili llogaritej të përfshinte rreth 1600 kilogramë në total.

Vetëm pak ditë më vonë, më 16 gusht, u zbulua një tjetër ngarkesë e madhe. Një kontejner me banane nga Ekuadori, që kishte kaluar përmes Antwerp përpara se të mbërrinte në Roterdam, përmbante rreth 1100 pako me një peshë totale prej 1238.39 kilogramësh kokainë. Ngarkesa ishte e destinuar për një kompani në Hagë, duke treguar se rrjeti përdorte kompani të ndryshme evropiane si mbulesë për shpërndarjen.

Seria e goditjeve vazhdoi edhe në vjeshtë. Më 1 dhe 2 tetor 2020, autoritetet holandeze sekuestruan 531 kilogramë kokainë në Portin e Roterdamit. Këtë herë, lënda narkotike ishte fshehur në një kontejner me rrush të thatë, i destinuar për në Suedi.

Të gjitha episodet e zbuluara i tregonin hetuesve një model të qartë veprimi: përdorimin sistematik të kontejnerëve tregtarë, maskimin e drogës në produkte ushqimore dhe krijimin e një zinxhiri logjistik që shtrihej nga portet e Amerikës Latine deri në zemër të Evropës. Sasitë e trafikuara arrinin në tonelata, ndërsa rrjeti shfaqte fleksibilitet të lartë, duke ndryshuar metoda dhe rrugë për të shmangur kontrollet.

Në njoftimin për shtyp, Prokuroria e Posaçme thotë se kemi të bëjmë me një “grup i strukturuar kriminal që ka operuar në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë, ku janë dokumentuar 8 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha”.

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e arrestit për 11 persona, por vetëm 3 prej tyre u ekzekutuan nga oficerët e Byrosë së Hetimit dhe Policia e Shtetit.

Lulzim Pepa, Florian Marku dhe Anton Kola u arrestuan nga Policia e Shtetit, ndërkohë që ndër të arrestuarit është edhe vëllai i Jetmir Pepës, i cili akuzohet si kreu i grupit kriminal.

Pepa është një emër i njohur për blutë, pasi në janar 2025 u shpall në kërkim pasi qëlloi me armë në një koncert festiv të organizuar ‘Cinco Cavalli’ në Parkun Olimpik të Tiranës.

Përveç masave të arrestit, Prokuroria njoftoi edhe sekuestrimin e 232 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, që kapin vlerën e 12 milionë eurove. Sekuestrimet përfshijnë biznese në Tiranë, Lezhë dhe qytetet e tjera të vendit, sipërfaqe toke, hotele, poste parkimi dhe apartamente, si dhe 89 makina të llojeve të ndryshme dhe llogari bankare, që i përkisnin shtetasve nën hetim ose personave të lidhur me ta.

Kompanitë e sekuestruara rezultojnë të jenë në emër të familjarëve të Jetmir Pepës dhe sipas të dhënave nga Open Data bëhet fjalë për kompani aktiviteti i të cilave është ndërtimi i pallateve apo hidrocentraleve, real estate dhe hotelieria.

Perandoria Pepa

Në mesin e 232 pasurive të sekuestruara nga Prokuroria e Posaçme janë edhe aksionet apo pronat e 5 kompanive që zotërohen nga familja Pepa. Prokuroria dyshon se burimi i të ardhurave të këtyre pasurive është aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, për të cilin organet ligjzbatuese ndërkombëtare kanë identifikuar Jetmir Pepën si kreun e grupit kriminal.

Të dhënat e hapura nga regjistri i biznesit tregojnë se biznesi i familjes Pepa nis diku në vitet 2012, për një nga kompanitë e vogla, objekti i së cilës ishte tregtimi i mallrave për arredimin e banesave. Kompania themelohet nga Urim Pepa dhe një vit më vonë krijon kompaninë “Pepa Grup”, me objekt kryesisht atë të ndërtimit.

Vetëm një vit më pas, ai ndërton një tjetër kompani që sot posedon hotelin në qendër të Tiranës, “Oxford Hotel”, dhe kjo në listën e objekteve të sekuestruara nga prokuroria.

Në 6 vite, Pepa ndërtoi 5 kompani si dhe u bë zotëruesi i 33.3% të aksioneve të ndërtimit të një hidrocentrali.

Në vitin 2021, si pasojë e një aksidenti Urim Pepa ndërron jetë dhe kompanitë kalojnë në pronësi të fëmijëve të tij.

Në njoftim zyrtar, prokuroria nuk bëri të ditur lidhjet e kompanive të sekuestruara me personin për të cilin ka ngritur akuzat që kanë të bëjnë me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe krijimin e grupit të strukturuar kriminal. Por themeluesi i këtyre kompanive rezulton të jetë vëllai i Jetmir Pepës, i cili është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të zhvilluar mëngjesin e 15 prillit 2026.

Por ndërsa për prokurorinë e posaçme burimi i të ardhurave të këtyre kompanive lidhet me aktivitetin ilegal, kompanitë Pepa rezultojnë ndër më të suksesshmet në sektorin e investimeve në Shqipëri.

“Pepa Group” është një nga subjektet që ka marrë pjesë në kontratat publike të programit të Rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Sipas të dhënave zyrtare dhe regjistrave të transaksioneve publike të konsultuara nga “spendingdata.al”, kompania ka filluar të përfitojë tendera shtetërorë që nga viti 2015. Në periudhën 2015–2018, “Pepa Group” ka arkëtuar rreth 11.6 milionë lekë nga kontrata publike me institucione shtetërore, ndërsa në vitet pasuese shënon një rritje të ndjeshme të volumit të fondeve të përfituara.

Në periudhën 2019–2023, kompania ka përfituar rreth 762.3 milionë lekë nga tenderat publikë, ku rreth një e treta e kësaj vlere, afërsisht 224 milionë lekë, rezulton të jetë marrë nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet në varësi të saj.

Gjithashtu, “Pepa Group” është pjesë e bashkimeve të operatorëve ekonomikë që kanë fituar kontrata të rëndësishme në kuadër të programit të Rindërtimit, përfshirë projekte në zonën “5 Maji” në Tiranë, me vlera qindra milionë lekë, si dhe projekte të tjera të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

“Pepa Group” është përfshirë në një numër të madh procedurash publike, veçanërisht në ndërtimin e shkollave dhe objekteve infrastrukturore në Tiranë dhe qytete të tjera. Ndër projektet kryesore përfshihen shkolla si “Kosova”, “Pjetër Budi”, si dhe shkolla në Sukth të Durrësit dhe në Fushë-Arrëz, ku kompania ka fituar kontrata me vlera që variojnë nga qindra mijëra deri në disa milionë euro, shpesh pas procedurave ku një pjesë e konsiderueshme e operatorëve janë skualifikuar gjatë garës./shteg.org

Artikulli para

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve: Operatorët e përjashtuar s’mund të marrin pjesë në gar

Artikulli pas

Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”, po drejtorët e policisë që marrin pagesa mujore nga Call Centerat zhvatës, kur do të goditën?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin
Aktualitet

Banorët e kompleksit te “Farmacia 10”, peticion pas zjarrit: Dëmshpërblim, qira dhe standarde sigurie

18 Prill, 2026
Do të fluturoni këto ditë? Si përkthehet kriza e Hormuzit për industrinë e Aviacionit Civil
Aviacion

Do të fluturoni këto ditë? Si përkthehet kriza e Hormuzit për industrinë e Aviacionit Civil

18 Prill, 2026
Rama: Bonus qiraje për banorët derisa pallati të riparohet 100% nga ndërtuesi
Aktualitet

Rama: Bonus qiraje për banorët derisa pallati të riparohet 100% nga ndërtuesi

18 Prill, 2026
Nis mega operacioni i tokave në Himarë: Vangjel Tavo i jep privatit “sistemimin” e pronave në bregdet, kompania do të caktojë se kush është pronar dhe kush jo
Ekonomi

Nis mega operacioni i tokave në Himarë: Vangjel Tavo i jep privatit “sistemimin” e pronave në bregdet, kompania do të caktojë se kush është pronar dhe kush jo

18 Prill, 2026
Rritet me mbi 7 lekë çmimi i naftës, nga 182 lekë/litër deri në 189 lekë/litër
Ekonomi

Nafta ulet nën 200 lekë/litri: Bordi i Transparencës miraton çmimet e reja

18 Prill, 2026
Lufta me Iranin i kushtoi botës 50 miliard dollarë naftë
Ekonomi

Lufta me Iranin i kushtoi botës 50 miliard dollarë naftë

18 Prill, 2026
Artikulli pas
Call Centeri pirat i zhvati 30 mln euro europianëve, Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra “kapën” nga 4 mln euro secili

Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”, po drejtorët e policisë që marrin pagesa mujore nga Call Centerat zhvatës, kur do të goditën?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Kriza e çmimeve, Ibrahimaj: Paketë subvencionimi nëse shtrenjtohen produktet e shportës

Nga Editor
10 Prill, 2026
0

Në deklaratën pas mbledhjes së qeverisë, ministrja Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, foli edhe për çmimet e karburanteve dhe produkteve të shportës,...

Lexo të plotë
AKPA shpall 6 mijë oferta punësimi në të gjithë vendin: Pozicionet që kërkohen

AKPA shpall 6 mijë oferta punësimi në të gjithë vendin: Pozicionet që kërkohen

3 Shkurt, 2026
Inteligjenca Artificiale zbulon dy nënlloje të reja të sklerozës multiple

Inteligjenca Artificiale zbulon dy nënlloje të reja të sklerozës multiple

10 Janar, 2026
BE: Nismë për ndryshimin e metodologjisë për anëtarsimin

BE: Nismë për ndryshimin e metodologjisë për anëtarsimin

10 Tetor, 2025
TIA shënon rekordin e radhës, 8 106 fluturime dhe mbi 1.4 milionë pasagjerë gjatë gushtit

TIA shënon rekordin e radhës, 8 106 fluturime dhe mbi 1.4 milionë pasagjerë gjatë gushtit

29 Shtator, 2025

Të Fundit

Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

18 Prill, 2026
FOTO LAJM/ Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit

FOTO LAJM/ Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit

18 Prill, 2026
Pesë arsyet përse veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elitar i Evropës

Pesë arsyet përse veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elitar i Evropës

18 Prill, 2026
Kokërr e plotë, lëngje apo smoothie, si është më mirë të konsumohen frutat?

Kokërr e plotë, lëngje apo smoothie, si është më mirë të konsumohen frutat?

18 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr