• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Të gjitha transaksionet e pronave do të raportohen tek Agjencia e Inteligjencës Financiare për pastrim parash

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Prill, 2026
në Ekonomi
A A
Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Të gjitha transaksionet e pronave me vlerë më të madhe se 6 milionë lekë do të raportohen tek Agjencia e Inteligjencës Financiare, me qëllim që t’i nënshtrohen vlerësimit për pastrim parash.

Qeveria miratoi në mbledhjen e fundit një vendim, i cili detyron Agjencinë Shtetërore të Kadastrës të raportojë ccdo shitblerje prone me vlerë më shumë se 6 milionë lekë, brenda 72 orëve tek AIF sipas një formulari standard.

“Agjencia Shtetërore e Kadastrës raporton tek autoriteti përgjegjës, Agjencia e Inteligjencës Financiare, brenda 72 (shtatëdhjetë e dy) orëve, regjistrimin e kontratës së tjetërsimit të pronës, me një vlerë të barabartë ose më të madhe se 6 milionë lekë ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja, sipas formularit përkatës,” thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Në zbatim të këtij vendimi, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës është i detyruar të caktojë në drejtorinë e përgjithshme një person që të shërbejë si person kontakti për Agjencinë e Inteligjencës Financiare.

Paralelisht ai detrohet të caktojë një person përgjegjës për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, në nivel administrimi ose drejtimi në drejtorinë e përgjithshme dhe në çdo drejtori vendore të saj, ku të gjithë punonjësit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës raportojnë çdo fakt, që mund të përbëjë dyshim për pastrim parash apo financim terrorizmi.

Të gjitha transaksionet e pronave do të raportohen tek Agjencia e

Kur Agjencia e Inteligjencës Financiare, ka bllokuar ose përgatitet të bllokojë një transaksion për 72 orë, sipas dispozitave të ligjit, apo në rastet urgjente kur ka arsye të bazuar për pastrim parash apo financim terrorizmi dhe ka nevojë urgjente për informacion nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ajo i drejtohet zyrtarisht në formë të shkruar Kadastrës. Kjo e fundit është e detyruar që të përgjigjet në kohë të shkurtër.

“Agjencia Shtetërore e Kadastrës i vë në dispozicion autoritetit përgjegjës informacionin apo dokumentacionin e kërkuar, brenda 48 orëve nga paraqitja e kërkesës, apo nëpërmjet këqyrjes së informacionit në ambientet e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nga personat e autorizuar të autoritetit përgjegjës,” saktëson vendimi. /kapitali.al

Artikulli para

Do të fluturoni këto ditë? Si përkthehet kriza e Hormuzit për industrinë e Aviacionit Civil

Artikulli pas

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut
Ekonomi

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

21 Tetor, 2026
Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve
Ekonomi

Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve

21 Tetor, 2026
Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme
Ekonomi

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme

21 Tetor, 2026
Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?
Ekonomi

Pasuria nëntokësore që nuk pasuron shqiptarët, dy të tretat e kromit ikin të papërpunuara

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Të Përzgjedhura

TABELAT/ PD kap kreun, Jorida Tabaku ndryshon strategji, Agron Shehaj vijon ritmin: Sa shpenzoi secili kandidat në META gjatë javës së fundit
Ekonomi

Shqiptarët flasin më pak, por konsumojnë më shumë internet: Komunikimi transferohet nga telefoni në rrjete sociale

Nga SkyWeb
11 Maj, 2026
0

Përdorimi i internetit në telefonat celularë vijon të rritet me ritme të shpejta në Shqipëri, ndërsa qytetarët po largohen gjithnjë...

Lexo të plotë
Azisë po i mbaron nafta, tregjet në Kinë, Indi dhe Kore të Jugut në panik

Azisë po i mbaron nafta, tregjet në Kinë, Indi dhe Kore të Jugut në panik

9 Mars, 2026
Ponari i SIGAL: Karta shëndetësore standarde, mbulim deri 50 mijë € në vit

Ponari i SIGAL: Karta shëndetësore standarde, mbulim deri 50 mijë € në vit

18 Gusht, 2025
Sherr mes pilotëve? Avioni devijon fluturimin

Sherr mes pilotëve? Avioni devijon fluturimin

30 Shtator, 2026
Kompania ajrore ndryshon rregullat, çmimi i biletës nuk është më fiks, vendoset para nisjes

Kompania ajrore ndryshon rregullat, çmimi i biletës nuk është më fiks, vendoset para nisjes

15 Prill, 2026

Të Fundit

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr