• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

192 pasagjerë lihen në tokë: Punonjësit e aeroportit në Francë ishin sëmurë, avioni i RyanAir niset bosh për në Marok

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Prill, 2026
në Aviacion
A A
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një situatë e pazakontë është regjistruar në Francë, ku një fluturim i Ryanair është nisur drejt Marrakesh pa asnjë pasagjer në bord, për shkak të mungesës së stafit të sigurisë në aeroport.

Ngjarja ka ndodhur më 14 prill në aeroportin e Vatry, ku 192 pasagjerë, ndonëse kishin kryer procedurat e check-in, nuk kanë mundur të kalojnë kontrollin e sigurisë për të arritur në portën e imbarkimit.

Sipas autoriteteve aeroportuale, mungesa e personelit për kryerjen e kontrolleve të detyrueshme ka bllokuar të gjithë procesin.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se stafi i sigurisë, i punësuar nga një kompani private kontraktore, kishte raportuar sëmundje, duke krijuar një mungesë të papritur.

Përpjekjet për të zëvendësuar personelin nuk kanë dhënë rezultat në kohë.

Drejtori i aeroportit, Fabrice Pauquet, ka deklaruar për mediat lokale se situata ishte e paparashikuar dhe se nuk ishte e mundur të mobilizohej staf alternativ për të garantuar vijimin normal të procedurave.

Pavarësisht mungesës së pasagjerëve, avioni është nisur sipas orarit për fluturimin rreth tre orë e gjysmë drejt Marrakesh, duke krijuar një precedent të pazakontë në operimet ajrore.

Ndërkohë, 192 pasagjerët kanë mbetur të bllokuar në aeroport, pa një zgjidhje të menjëhershme. Disa prej tyre kanë deklaruar se nuk kanë marrë ende kompensim dhe po kërkojnë sqarime edhe disa ditë pas incidentit.

Përgjegjësia për situatën mbetet e paqartë. Menaxhmenti i aeroportit ka deklaruar se kompensimi nuk është në kompetencën e tij, duke ia kaluar përgjegjësinë kompanisë ajrore.

Nga ana tjetër, Ryanair ka bërë të ditur se raste të tilla konsiderohen jashtë kontrollit të saj dhe nuk parashikojnë kompensim për pasagjerët. /skyweb.al

Artikulli para

DOSJA/ Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri i çonin Mirlinda Karçanajt kuti vere plot me euro prerje 100, 200 dhe 500

Artikulli pas

Lojë “ngriva-shkriva” me tenderët në Bashkinë Himarë, misteri i tërheqjes së një ankimimi dhe pikëpyetjet mbi ceremoninë çeljes së sezonit veror

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë
Aviacion

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve
Aviacion

Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve

21 Tetor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair paralajmëron: Evropa të përgatitet për rritjen më të madhe historike të çmimeve të biletave

20 Tetor, 2026
Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje
Aviacion

Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje

19 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në funksionalitet të plotë!
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në funksionalitet të plotë!

17 Tetor, 2026
Artikulli pas
DEL RAPORTI/ Pse dhe si ndodhi black out-i i energjisë elektrike që futi në errësirë Shqipërinë dhe rajonin

Lojë “ngriva-shkriva” me tenderët në Bashkinë Himarë, misteri i tërheqjes së një ankimimi dhe pikëpyetjet mbi ceremoninë çeljes së sezonit veror

Të Përzgjedhura

Vlerat e lëngut të portokallit për shëndetin që nuk i kemi ditur
Shëndet

Vlerat e lëngut të portokallit për shëndetin që nuk i kemi ditur

Nga Editor
8 Janar, 2026
0

Nëse jeni si unë, atëherë ideja juaj për një mëngjes perfekt përfshin një gotë të ftohtë me lëng portokalli të...

Lexo të plotë
RREGULLORJA/ AKEP shtrëngon masat për kompanitë celulare dhe ISP-të pas sulmeve kibernetike

RREGULLORJA/ AKEP shtrëngon masat për kompanitë celulare dhe ISP-të pas sulmeve kibernetike

7 Nëntor, 2025
Mbi 500 gjoba në 48 orë, si e pësuan “karafilat” që nuk durojnë si të tjerët në radhë

Mbi 500 gjoba në 48 orë, si e pësuan “karafilat” që nuk durojnë si të tjerët në radhë

15 Dhjetor, 2025
Majlinda Bregu, pjesë e Komisionit të OBSH për Klimën dhe Shëndetin: Ballkani përballet me kosto të rënda nga ndryshimet klimatike

Majlinda Bregu, pjesë e Komisionit të OBSH për Klimën dhe Shëndetin: Ballkani përballet me kosto të rënda nga ndryshimet klimatike

11 Qershor, 2025
OPEC bëhet gati të rrisë prodhimin, por a do të ulë kjo çmimet e karburanteve?

OPEC bëhet gati të rrisë prodhimin, por a do të ulë kjo çmimet e karburanteve?

3 Prill, 2026

Të Fundit

Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr