• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SPAK mësyn te pronat që Ergys Agasi përvetësoi nga Equos Resort me ndihmën e Dallandyshe Bicit, ekzekutohet vendimi i sekuestrimit

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Prill, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
SPAK mësyn te pronat që Ergys Agasi përvetësoi nga Equos Resort me ndihmën e Dallandyshe Bicit, ekzekutohet vendimi i sekuestrimit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Policia e Shtetit ka zbarkuar këtë të mërkurë në ambientet e “Equos Resort”, ku po zbatohet një vendim për sekuestrimin e pasurive të Ergys Agasit, në kuadër të hetimeve të zgjeruara për dosjen e AKSHI-t.

Në fokus të këtij operacioni janë disa vila brenda kompleksit, për të cilat dyshohet se janë legalizuar në emër të Ergys Agasit në kundërshtim me ligjin përmes Dallandyshe Bicit bashkë edhe me disa mabiente të tjera në hyrje të resortit turistik.

Vila, 5 ha tokë dhe dyqane në emër të Ergys Agasit! Për çfarë u pyet Dallëndyshe Bici në SPAK

Sipas burimeve, këto prona kanë qenë më herë pjesë e “Equos Resort”, por dyshohet se janë kaluar në emër të Agasit përmes një skeme që përfshin ndërhyrje në proceset e legalizimit gjatë periudhës kur Agasi mori administrimin “de facto” te kompleksit përmes njerëzve të tij të besuar.

Krahas kësa, SPAK ka të dhëna se Agasi ka kaluar në emër të tij dhjetëra mijëra metra katrorë tokë pyll përreth  kompleksit, sërish me ndihmën e Dallandyshe Bicit.

Hetimet kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi rolin e ish-drejtoreshës së Kadastrës, Dallandyshe Bici, e cila dyshohet se ka ndihmuar në zhvatjen dhe kalimin e këtyre pasurive në pronësi të Agasit përmes procedurave të kontestuara ligjore.

EKSKLUZIVE/ Dallandyshe Bici, dy orë në SPAK për vilën e Ergys Agasit, zgjerohen hetimet pas skandalit AKSHI

Zhvillimet vijnë vetëm një ditë pasi SPAK njoftoi sekuestrimin e një sërë pasurish me vlerë miliona euro në emër të Mirlinda Karçanajt, Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit. Vendimi i Gjykatës së Posaçme përfshin një portofol të gjerë pasurish në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe zona të tjera, që përfshijnë apartamente, truall, pyje, ndërtesa, vila, automjete luksoze, një jaht, si dhe llogari bankare dhe aksione në subjekte tregtare.

Në listën e pasurive të sekuestruara për Ergys Agasin përfshihen:

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9 m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², në Qeha Shytaj, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1 m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², në Qeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1 m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², në Qeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956 m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², në Qeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8260.2 m² dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m²;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 350.8 m²;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1 m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;
– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, në Lundër, Tiranë;
– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;
– Pasuria nr. 47/215, truall me sipërfaqe 400 m², në zonën kadastrale 8518, Durrës;
– Pasuria e llojit ndërtesë në ZK 8518 me sipërfaqe totale 165 m²;
– Pasuri të tjera si apartamente në Durrës dhe Tiranë, garazhe, truall dhe ndërtesë në Gjilek, Vlorë;
– Automjet Land Rover Defender 2023;
– Subjekti “E.A.Solutions”;
– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT.

Fokusi i ri te “Equos Resort” tregon se hetimet nuk po ndalen vetëm te burimi i fondeve, por po shtrihen edhe te mënyra se si këto pasuri janë regjistruar dhe legalizuar. Dyshimet për ndërhyrje në proceset e kadastrës dhe kalimin e pronave në mënyrë të paligjshme në emër të personave nën hetim pritet të jenë një nga drejtimet kryesore të hetimit në vijim.

Operacioni i sotëm sinjalizon një fazë të re të hetimit, ku përveç ndjekjes së rrjedhës së parave, po verifikohet edhe legjitimiteti i pronësisë mbi asetet e krijuara gjatë viteve. /skyweb.al

Etiketat: equos resortergys agasi
Artikulli para

SPAK zgjeron hetimet, në dosjen e AKSHI-t edhe Albascan e Elision Jorgjit. Roli në tenderin “Smart Lab”: “Iku Danieli, tani është Gysi’”

Artikulli pas

Ergys Agasi u jepte tendera, “zarat” e tij i kthenin para dhe verëra të shtrenjta: Si funksiononte skema te AKSHI dhe roli i Andis Papës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme
Ekonomi

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme

21 Tetor, 2026
Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?
Ekonomi

Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Si u zhdukën nën hundën e doganave verërat 100-vjeçare të Ergys Agasit, Dorian Doka i doganave hesht

Ergys Agasi u jepte tendera, "zarat" e tij i kthenin para dhe verëra të shtrenjta: Si funksiononte skema te AKSHI dhe roli i Andis Papës

Të Përzgjedhura

Presidenti Begaj pritet nga Papa Leone XIV në Vatikan, fton Atin e Shenjtë për vizitë në Shqipëri
Aktualitet

Presidenti Begaj pritet nga Papa Leone XIV në Vatikan, fton Atin e Shenjtë për vizitë në Shqipëri

Nga SkyWeb
26 Maj, 2026
0

  Presidenti Begaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Vatikan, ku u prit në audiencë nga Papa Leone XIV në Pallatin...

Lexo të plotë
Bujqit po kthehen në konsumatorë, migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me ushqime

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH, tatimet sqarojnë procedurën

19 Janar, 2026
Turkish Airlines hedh sytë nga avionët e SPIRIT pas falimentit të kompanisë amerikane

Turkish Airlines hedh sytë nga avionët e SPIRIT pas falimentit të kompanisë amerikane

30 Maj, 2026
Njoftimi i rëndësishëm prek edhe emigrantët shqiptarë, policia greke: Planifikoni udhëtimin e kthimit, bllokime rrugësh nga fermerët

Njoftimi i rëndësishëm prek edhe emigrantët shqiptarë, policia greke: Planifikoni udhëtimin e kthimit, bllokime rrugësh nga fermerët

3 Janar, 2026
Dalin detajet, si ndodhi grabitja te OTP Bank në Tiranë

Dalin detajet, si ndodhi grabitja te OTP Bank në Tiranë

2 Qershor, 2026

Të Fundit

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr