• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 11 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH, tatimet sqarojnë procedurën

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Janar, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Bujqit po kthehen në konsumatorë, migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me ushqime
Share on FacebookShare on WhatsApp

Fermerët do të përfitojnë kompensim të TVSH-së në masën 10 për qind për produktet dhe shërbimet bujqësore të furnizuara, në kuadër të skemës së autofaturimit të zbatuar nga administrata tatimore.

Sipas sqarimeve zyrtare, kompensimi realizohet përmes një procedure të përcaktuar qartë, ku rolin kryesor e mban blerësi i regjistruar për TVSH-në.

Në këtë skemë, blerësi i regjistruar për TVSH, në cilësinë e grumbulluesit, përpunuesit ose agroturizmit të certifikuar, lëshon faturë tatimore në emër të prodhuesit bujqësor. Kjo faturë, e njohur si autofaturë, dokumenton mallrat ose shërbimet e blera nga fermeri dhe shërben si bazë për llogaritjen e kompensimit.

Në faturë duhet të pasqyrohet detyrimisht NIPT i fermerit, si dhe të gjithë elementët e tjerë të parashikuar nga legjislacioni tatimor.

Administrata tatimore sqaron se për të përfituar kompensimin, fermerët duhet të plotësojnë disa kushte themelore. Qarkullimi i tyre vjetor nuk duhet të tejkalojë kufirin minimal të regjistrimit për TVSH.

Produktet ose shërbimet duhet të jenë rezultat i drejtpërdrejtë i aktivitetit bujqësor dhe të shiten te persona të tatueshëm që nuk përfitojnë nga skema e kompensimit.

Po ashtu, fermerët duhet të jenë të pajisur me numër identifikimi NIPT nga administrata tatimore, pa pasur detyrim për deklarim periodik të TVSH-së.

Norma e kompensimit është 10 për qind e vlerës totale të produkteve dhe shërbimeve të furnizuara nga prodhuesi bujqësor, të dokumentuara me fatura tatimore, për një periudhë gjashtëmujore.

Për të përfituar pagesën, fermeri duhet të paraqesë kërkesën për kompensim pranë administratës tatimore, elektronikisht ose përmes shërbimit postar. Kërkesa duhet të shoqërohet me kopjet e faturave të lëshuara nga blerësi dhe me numrin e llogarisë bankare ku do të kryhet pagesa.

Kërkesa për kompensim paraqitet mbi bazë gjashtëmujore. Afati është deri më 31 dhjetor 2026 për furnizimet e kryera nga janari deri në qershor 2026 dhe deri më 30 qershor 2027 për furnizimet e realizuara nga korriku deri në dhjetor 2026. /skyweb.al

Etiketat: fermeret
Artikulli para

AJet nis linjat Stamboll Sabiha Gökçen dhe Ankara – Tiranë, duke forcuar lidhjet ajrore mes Shqipërisë dhe Turqisë

Artikulli pas

OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili
Aktualitet

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

11 Gusht, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton
Ekonomi

Euro nuk ndal rënien, zbret për herë të parë poshtë nivelit të 93 lekëve

11 Gusht, 2026
Rama ndryshon qasje për protestat: Qytetarët kanë halle reale, kemi probleme me administratën
Ekonomi

Na marrtë të keqen Irani, Rama thotë se Shqipëria është e para në botë për sigurinë kibernetike

11 Gusht, 2026
11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri
Ekonomi

11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri

11 Gusht, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Ekonomi

ERE i hap rrugën FSHU-së të shtyjë pagesat ndaj KESH-it nëse ka mungesë likuiditeti

11 Gusht, 2026
Rregullat e reja për autobusët/ GPS dhe biletim digjital të detyrueshëm, kontroll në kohë reale të linjave
Ekonomi

Rregullat e reja për autobusët/ GPS dhe biletim digjital të detyrueshëm, kontroll në kohë reale të linjave

11 Gusht, 2026
Artikulli pas
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025

OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tre pyetje që duhet t’i bëni vetes para se të niseni për pushime vere me makinë
Turizëm

Tre pyetje që duhet t’i bëni vetes para se të niseni për pushime vere me makinë

Nga SkyWeb
19 Maj, 2026
0

Pushimet verore me makinë drejt Greqisë, Malit të Zi apo jugut të Shqipërisë janë kthyer në rutinë për mijëra familje...

Lexo të plotë
Grupi Lufthansa i jep fund valixhes së përfshirë në çmimin e biletës, nuk preket Shqipëria

Grupi Lufthansa i jep fund valixhes së përfshirë në çmimin e biletës, nuk preket Shqipëria

24 Prill, 2026
Anija luksoze turistike bllokohet në akujt e Antarktidës

Anija luksoze turistike bllokohet në akujt e Antarktidës

30 Janar, 2026
S’ka më “qofte ke daja” duke ndejtur kot në shtëpi, Gjermania nis reformat e thella për shtetin social, Merz: Nuk e financojmë dot më

S’ka më “qofte ke daja” duke ndejtur kot në shtëpi, Gjermania nis reformat e thella për shtetin social, Merz: Nuk e financojmë dot më

25 Gusht, 2025
Rama ndryshon qasje për protestat: Qytetarët kanë halle reale, kemi probleme me administratën

Rama ndryshon qasje për protestat: Qytetarët kanë halle reale, kemi probleme me administratën

28 Qershor, 2026

Të Fundit

AI zbulon një sekret të mënyrës si lexojmë: Pse kapërcejmë dhe rilexojmë fjalët?

AI zbulon një sekret të mënyrës si lexojmë: Pse kapërcejmë dhe rilexojmë fjalët?

11 Gusht, 2026
Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

11 Gusht, 2026
Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

11 Gusht, 2026
Trump firmos urdhrin për më pak vaksina për fëmijët

Trump firmos urdhrin për më pak vaksina për fëmijët

11 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr