• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Financat thotë se po avancojnë me plotësimin e kushteve për rihapjen e fondeve IPARD

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Pse nuk është hapur ende programi IPARD III? Reagon ministria e Bujqësisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministria e Financave ka përmbyllur përgatitjen dhe dorëzimin e paketës së akreditimit për Programin IPARD III, duke shënuar një hap kyç drejt rihapjes së fondeve të Bashkimit Evropian për bujqësinë dhe zonat rurale, pas pezullimit që prej vitit 2023.

Sipas njoftimit zyrtar, dokumentacioni është përgatitur nën drejtimin e Zyrtarit Kombëtar Autorizues dhe strukturave përkatëse, duke përfshirë Drejtorinë Mbështetëse të ZKA-së dhe Drejtorinë e Fondit Kombëtar. Paketa përfshin kërkesën për besimin e detyrave të zbatimit buxhetor, e shoqëruar me prova të detajuara mbi përmbushjen e kritereve të Komisionit Evropian.

Dorëzimi i këtij dokumentacioni hap rrugën për fazën e vlerësimit nga shërbimet e Komisionit Evropian, konkretisht DG AGRI, që pritet të zhvillohet gjatë tremujorit të dytë të vitit. Ky proces do të përfshijë analizë të thelluar të dokumenteve dhe verifikime në terren, përpara vendimit përfundimtar mbi zhbllokimin e fondeve.

Objektivi i qeverisë është që programi IPARD III të hapet gjatë vitit 2026, ndërsa Ministria e Financave thekson angazhimin për përmbushjen e standardeve të kërkuara dhe përthithjen efektive të fondeve, në funksion të rritjes së konkurrueshmërisë në bujqësi dhe zhvillimit rural.

Megjithatë, rikthimi i programit vjen pas një prej skandaleve më të mëdha me fondet e BE-së në Shqipëri. Në korrik 2023, Komisioni Evropian ndërpreu financimin e IPARD II pas dyshimeve për korrupsion, ndërsa hetimet e Zyres Evropiane Kundër Mashtrimit zbuluan shkelje të rënda, përfshirë favorizime dhe ndërhyrje politike.

Në vitin 2024, OLAF identifikoi si të papërshtatshme 33 milionë euro nga fondet e thirrjes së parë dhe të dytë të programit, nga një total prej 94.6 milionë eurosh, ku 71 milionë euro ishin financim i Bashkimit Evropian. Këto zhvillime detyruan Brukselin të kërkojë masa konkrete korrigjuese nga autoritetet shqiptare, përpara çdo rifillimi të financimeve.

Programi i ri IPARD III parashikon një buxhet prej rreth 146 milionë eurosh, rreth 55% më i lartë se IPARD II, nga të cilat 112 milionë euro janë kontribut i BE-së. Ndryshe nga faza e mëparshme, IPARD III do të përfshijë 9 masa financimi, krahasuar me vetëm 3 masa që kishte programi i mëparshëm.

Rihapja e këtij programi do të varet tashmë nga vlerësimi i plotë i Komisionit Evropian, i cili pritet të vendosë nëse masat e marra nga Shqipëria janë të mjaftueshme për të shmangur përsëritjen e abuzimeve që çuan në ngrirjen e fondeve.

Artikulli para

Valë e re infeksionesh me HIV në Shqipëri gjatë 2025, rekord që nga 2016

Artikulli pas

Kapetanovic: rruga për në BE kalon nga oborri i fqinjit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Ekonomi

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kapetanoviç nga Tirana: Zgjerimi i Europës nuk mund të mbahet mend si lodhje, por rinovim

Kapetanovic: rruga për në BE kalon nga oborri i fqinjit

Të Përzgjedhura

Nis rënia? BSH raporton sinjale të forta të ngadalësimit në sëktorin e ndërtimit
Ekonomi

Krahu i punës po u kushton ndërtuesve më shumë se materialet, çfarë po i mban lartë kostot e ndërtimit

Nga SkyWeb
3 Shtator, 2026
0

Kostoja e ndërtimit të banesave vijoi të rritet edhe në tremujorin e dytë të vitit 2026, por presioni kryesor këtë...

Lexo të plotë
Rama thotë se do t’ja rrisë shumë pagat punonjësve të AKSHI-t: Si askush në Shqipëri

Rama thotë se do t’ja rrisë shumë pagat punonjësve të AKSHI-t: Si askush në Shqipëri

17 Shkurt, 2026
Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

15 Tetor, 2026
Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

8 Gusht, 2026
Rama: Do merret leje edhe për muret rrethuese, kanë “gllabëruar” trotuaret

Rama shpërndan agjencitë nëpër ministri pasi raporti i SIGMA-s vuri në dukje nivelin e lartë të centralizimit

11 Mars, 2026

Të Fundit

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr