• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 25 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Nis çmontimi Uzinës së Bakrit në Rubik, pajisjet dhe lënda e parë dalin në ankand pasi godina dhe trualli i kaluan KAYO-s

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Qershor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Nis çmontimi Uzinës së Bakrit në Rubik, pajisjet dhe lënda e parë dalin në ankand pasi godina dhe trualli i kaluan KAYO-s
Share on FacebookShare on WhatsApp

“Albbakër” sha ka shpallur një ankand publik për shitjen e makinerive, pajisjeve industriale dhe skrapit të hekurit që ndodhen në repartet e ish-Uzinës së Rafinimit të Bakrit në Rubik. Ankandi do të zhvillohet më 26 qershor 2025, ora 12:00, në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, objekti i shitjes përfshin një sasi të konsiderueshme pajisjesh industriale të instaluara në periudhën 1966–1980, të cilat kanë qëndruar të papërdorura që nga ndërprerja e aktivitetit në vitin 1999.

Shitja bëhet “siç janë”, në gjendjen aktuale fizike dhe teknike, pa garanci për funksion apo rikuperim. Asetet janë të amortizuara rëndë për shkak të kushteve atmosferike dhe mungesës së mirëmbajtjes.

Vlera fillestare e ankandit është caktuar në 19,223,618 lekë (pa TVSH). Të drejtë pjesëmarrjeje kanë vetëm subjektet juridike me eksperiencë mbi tre vite në çmontim, transport dhe përpunim të pajisjeve industriale, që përmbushin kriteret e vendosura nga autoriteti shitës.

Ky ankand zhvillohet menjëherë pasi qeveria shqiptare vendosi t’i kalojë truallin dhe asetet e mbetura të “Albbaker” kompanisë “KAYO”, e cila operon në sektorin e prodhimit të armëve. Vendimi i qeverisë u justifikua me nevojën për nxitjen e industrisë së mbrojtjes dhe investimeve strategjike në zonën e Rubikut, ndërkohë që pajisjet e mbetura industriale po likuidohen përmes ankandit.

Kështu, ndërsa kompania “KAYO” përfiton asetet tokësore të ndërmarrjes, pjesa tjetër, përfshirë makineritë dhe strukturat metalike, shitet për skrap në treg të hapur.

Shitja e pasurive të “Albbaker” vjen në një klimë të thellë dyshimi dhe pakënaqësie mbi mënyrën sesi trajtohen njësitë ekonomike të trashëguara nga komunizmi. Fillimisht të dhëna me koncesione të dështuara, këto asete përfunduan të mbingarkuara me borxhe ndaj shtetit dhe më pas u likuiduan për vlera simbolike. Rasti i rafinerisë së naftës në Cërrik dhe ai i ARMO-s janë shembuj të qartë: asgjë nuk u rivitalizua, por gjithçka u shkatërrua dhe u nxor në ankand në kushte të dyshimta.

Vetëm pak muaj më parë, Skyweb.al raportoi për një tjetër skandal në procesin e shitjes së tokës së ish-rafinerisë së Cërrikut nga “Petrol Alba” sh.a., ku Komisioni i Prokurimit Publik konstatoi shkelje serioze dhe e anuloi tërësisht procedurën për shkak të manipulimit të garës në favor të kompanisë “Alb Building”.

Kjo kompani, me lidhje të fuqishme me tenderët publikë, është akuzuar më parë për shkelje të ligjit për pastrimin e parave dhe përfitime të dyshimta nga fondet shtetërore. /skyweb.al

Etiketat: ankandrubikuzina e bakrit
Artikulli para

Eksportet nuk kanë fuqi të ringrihen, bizneset pezullojnë investimet

Artikulli pas

Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha
Ekonomi

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari
Aktualitet

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
VIDEO/ Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë
Aviacion

VIDEO/ Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

25 Shtator, 2026
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Euro e mbyll javën me rritje

25 Shtator, 2026
Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve
Ekonomi

Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

25 Shtator, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rikthimi i penaliteteve, bizneset nuk po fitojnë, apo nuk po paguajnë; Të ardhurat bien 5%

25 Shtator, 2026
Artikulli pas
Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen

Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Studiuesit zbulojnë rolin e kosit në shëndetin e zorrëve dhe jetëgjatësinë
Shëndet

Studiuesit zbulojnë rolin e kosit në shëndetin e zorrëve dhe jetëgjatësinë

Nga Editor
13 Janar, 2026
0

Zorrët janë kthyer në një temë me interes të jashtëzakonshëm. Influencuesit në rrjetet sociale promovojnë suplemente të paprovuara që pretendohet...

Lexo të plotë
Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI

Inteligjenca Artificiale hakeron sistemin shëndetësor të Australisë

24 Shtator, 2026
Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!

Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!

20 Korrik, 2026
Si përdoret inteligjenca artificiale në shëndetësi? Mjekja: Ka kosto të lartë, por na ndihmon në punën e përditshme

Vendet e punës, cilat grupmosha do të prekë më shumë AI

11 Maj, 2026
Ortaku i Amant Josifit merret i pandehur në Gjermani, “Mishka” mashtroi mijëra qytetarë të BE me Call Centera në Shqipëri e më gjerë

Ortaku i Amant Josifit merret i pandehur në Gjermani, “Mishka” mashtroi mijëra qytetarë të BE me Call Centera në Shqipëri e më gjerë

8 Janar, 2026

Të Fundit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

25 Shtator, 2026
Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

25 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr