• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 8 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Ushqimet e përpunuara po i shndërrojnë kofshët e njeriut në “biftekë të yndyrshëm”

Editor Nga Editor
24 Prill, 2026
në Shëndet
A A
0
Ushqimet e përpunuara po i shndërrojnë kofshët e njeriut në “biftekë të yndyrshëm”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Imazhi duket si një copë mishi shumë e “mermerizuar”, që të kujton një biftek me shumë fijëza yndyre të shpërndara imët. Por kjo nuk është darkë. Është një skanim MRI i kofshës së një gruaje 62-vjeçare që merrte 87% të kalorive të saj vjetore nga ushqime ultra të përpunuara.

“Kjo pjesëmarrëse ushqehej kryesisht me drithëra të ftohta, çokollata ose karamele, pije të gazuara të zakonshme ose pije të ëmbla në shishe,” tha Dr. Zehra Akkaya, studiuese dhe konsulente në grupin e kërkimit për imazherinë muskuloskeletore në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko.

Vijat e fshehura të yndyrës mes dhe brenda fibrave muskulore mund të sinjalizojnë probleme serioze shëndetësore, tha Akkaya, autorja kryesore e një studimi të ri që analizoi si ndikojnë ushqimet ultra të përpunuara në yndyrën brenda muskujve tek njerëzit në rrezik për osteoartrit të gjurit. Ushqimet ultra të përpunuara janë lidhur me shtim në peshë dhe obezitet, si dhe me zhvillimin e sëmundjeve kronike si kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti i tipit 2 dhe depresioni. Këto ushqime mund të shkurtojnë edhe jetën.

Më shumë se 50% e kalorive të konsumuar nga të rriturit në SHBA vijnë nga ushqime ultra të përpunuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Tek fëmijët, kjo shifër arrin në 62%.

Një grua tjetër 61-vjeçare në studim kishte gjithashtu yndyrë të shpërndarë në muskujt e kofshës, por jo aq të theksuar. Rreth 29% e dietës së saj përbëhej nga ushqime ultra të përpunuara.

“Ishte veçanërisht shqetësuese sepse këta individë, të skanuar në një kohë kur nuk kishin shenja të osteoartritit të gjurit tashmë tregonin cilësi të dobësuar të muskujve,” tha Akkaya.

Lidhja mes muskujve me yndyrë dhe dhimbjes së gjurit

Qelizat yndyrore dobësojnë muskujt duke penguar rritjen dhe rigjenerimin e duhur të fibrave muskulore. Muskujt e dobët janë një faktor kyç në zhvillimin e osteoartritit të gjurit, forma më e zakonshme e sëmundjeve të kyçeve që prek rreth 375 milionë njerëz në botë. Dikur konsiderohej sëmundje e moshës së tretë, por një studim tregoi se më shumë se gjysma e rasteve të reja ndodhin tek persona nën 55 vjeç, ndoshta për shkak të rritjes globale të obezitetit.

“Muskujt e kofshës janë thelbësorë për stabilitetin e gjurit, dhe çdo dobësim i tyre rrit stresin mekanik në nyje, sidomos tek personat obezë,” tha Akkaya.

Radiologia Miriam Bredella theksoi se prania e yndyrës në muskujt e kofshës tregon një proces të përgjithshëm në trup.

“Nuk ndodh vetëm në kofshë,  edhe muskujt e këmbëve, shpatullave dhe barkut do të duken njësoj,” tha ajo.

Cilësia e dobët e muskujve është një tregues i problemeve të ardhshme shëndetësore: qëndrime më të gjata në spital, rikuperim më i dobët pas operacioneve dhe më shumë komplikacione, përfshirë tek pacientët me kancer.

A janë fajtorë ushqimet ultra të përpunuara?

Studimi, i publikuar në revistën Radiology, analizoi 615 persona rreth 60 vjeç. Asnjë nuk kishte osteoartrit në fillim. Mesatarisht kishin BMI 27 (mbipeshë).

Rezultatet treguan se sa më shumë ushqime ultra të përpunuara konsumonte një person, aq më shumë yndyrë kishte në muskujt e kofshës, pavarësisht numrit të kalorive.

Megjithëse studimi nuk provon shkakësi direkte, lidhja ishte e fortë.

“Ende nuk e dimë sa kohë duhet të konsumosh këto ushqime që të ndodhë kjo,” tha Bredella. “Por dimë që nëse fillon të ushqehesh shëndetshëm dhe të ushtrohesh, cilësia e muskujve mund të përmirësohet.”

Si të ulni yndyrën dhe të forconi muskujt

Ekspertët rekomandojnë të shmangen sportet me ndikim të lartë si basketbolli apo tenisi, pasi mund të dëmtojnë gjunjët.

Ushtrimet më të mira janë ato me ndikim të ulët dhe që forcojnë: kuadricepsët, hamstrings, gluteusët, pulpat

Shembuj:

squat në mur

ushtrime step-up

ngritje këmbësh në këmbë

ushtrime për pjesën e brendshme të kofshës

ngritje në majë të këmbëve

Përdorimi i eliptikut dhe stërvitja me pesha janë gjithashtu shumë efektive.

Këshilla për dietën

Zgjidh ushqime të freskëta dhe gatuaj në shtëpi

Konsumo proteina cilësore (jo bare të përpunuara me shumë sheqer)

Lexo etiketat dhe zgjidh alternativa më pak të përpunuara

Shto më shumë drithëra të plota, perime, bishtajore dhe fruta

Zëvendëso pijet me sheqer me ujë

Kur ha jashtë, zgjidh restorante lokale në vend të fast-food

Marrë nga CNN

Etiketat: ushqimet e perpunuarayndyra
Artikulli para

Udhëzimi i ri, ndryshojnë kriteret për patentat

Artikulli pas

Zëvendësimi i valvulës pa operacion, mjekët në pikëpyetje për efektivitetin e metodës së re

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse pacientët nga vendet e zhvilluara po fluturojnë drejt Kinës për të trajtuar kancerin
Shëndet

Pse pacientët nga vendet e zhvilluara po fluturojnë drejt Kinës për të trajtuar kancerin

7 Shtator, 2026
Problemet me kyçet e duarve shtohen, ushtrimet e thjeshta që rekomandojnë ekspertët
Shëndet

Problemet me kyçet e duarve shtohen, ushtrimet e thjeshta që rekomandojnë ekspertët

7 Shtator, 2026
Zbulohet një tjetër përfitim i qumështit të gjirit, lidhet me rezistencën ndaj antibiotikëve
Shëndet

Zbulohet një tjetër përfitim i qumështit të gjirit, lidhet me rezistencën ndaj antibiotikëve

7 Shtator, 2026
Dobësia e fshehur e trurit të të rinjve: Kur aftësia për t’u përshtatur bëhet problem
Shëndet

Dobësia e fshehur e trurit të të rinjve: Kur aftësia për t’u përshtatur bëhet problem

7 Shtator, 2026
Ambulanca e parë me energji diellore në botë nis qarkullimin në rrugë
Shëndet

Ambulanca e parë me energji diellore në botë nis qarkullimin në rrugë

7 Shtator, 2026
Si Tik Tok-u po rrit çmimin e gjizës
Ekonomi

Si Tik Tok-u po rrit çmimin e gjizës

7 Shtator, 2026
Artikulli pas
Zëvendësimi i valvulës pa operacion, mjekët në pikëpyetje për efektivitetin e metodës së re

Zëvendësimi i valvulës pa operacion, mjekët në pikëpyetje për efektivitetin e metodës së re

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dallga e madhe e rritjes së çmimeve nuk ka ardhur, dhe do të prekë pikërisht ushqimet
Ekonomi

Dallga e madhe e rritjes së çmimeve nuk ka ardhur, dhe do të prekë pikërisht ushqimet

Nga SkyWeb
21 Maj, 2026
0

Rritja e fortë e çmimeve të plehrave kimike po shton barrën financiare për fermerët dhe po krijon shqetësime për koston...

Lexo të plotë
Turizmi, hapet tenderi për zhvillimin e aftësive, pjesë e programit 106 mln euro

Turizmi, hapet tenderi për zhvillimin e aftësive, pjesë e programit 106 mln euro

17 Qershor, 2026
Turizmi në krizë, Dubai shpërblen me 700 euro banorët që ftojnë miq dhe familjarë

Turizmi në krizë, Dubai shpërblen me 700 euro banorët që ftojnë miq dhe familjarë

27 Korrik, 2026
Ndihmë! Divani im po më vret!

Ndihmë! Divani im po më vret!

18 Korrik, 2026
Kompania që do të shpërndajë 100 milionë dollarë bonuse për punonjësit

Kompania që do të shpërndajë 100 milionë dollarë bonuse për punonjësit

3 Shtator, 2026

Të Fundit

PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika

PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika

7 Shtator, 2026
Ahmetaj: Ditën që doli urdhërarresti im, Veliaj festoi me uiski! Do të hapte shishe tjetër kur unë të vdisja në burg

Ahmetaj: Ditën që doli urdhërarresti im, Veliaj festoi me uiski! Do të hapte shishe tjetër kur unë të vdisja në burg

7 Shtator, 2026
AKSIDENTET/ Të rinj dhe të “pamatur” në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

Rrugët bëhen më të rrezikshme, rritet fatura: 175 mijë lekë dëmi mesatar për automjetet

7 Shtator, 2026
Pse pacientët nga vendet e zhvilluara po fluturojnë drejt Kinës për të trajtuar kancerin

Pse pacientët nga vendet e zhvilluara po fluturojnë drejt Kinës për të trajtuar kancerin

7 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr