• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 6 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Nga brejtësit tek njerëzit: Çfarë është hantavirusi?

Editor Nga Editor
6 Maj, 2026
në Shëndet
A A
0
Nga brejtësit tek njerëzit: Çfarë është hantavirusi?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka konfirmuar rastin e tetë me hantavirus të lidhur me anijen turistike MV Hondius, e cila ndodhet në Oqeanin Atlantik.

Sipas OBSH-së, janë identifikuar gjithsej tetë raste mes pasagjerëve të anijes, përfshirë tre viktima, një pacient në gjendje kritike dhe tre persona me simptoma të lehta. Autoritetet zvicerane konfirmuan gjithashtu një rast të ri të mërkurën, i zbuluar tek një pasagjer i kësaj anijeje.

Ndërkohë që origjina e saktë e shpërthimit mbetet ende në hetim, OBSH ka bërë të ditur se bëhet fjalë për variantin Andes të hantavirusit, i cili mund të transmetohet nga njeriu tek njeriu. Maria Van Kerkhove, drejtoreshë për përgatitjen dhe parandalimin e epidemive dhe pandemive në OBSH, deklaroi se ka gjasa që transmetimi të ketë ndodhur mes kontakteve shumë të afërta, si bashkëshortët apo personat që kanë ndarë kabinat.

Anija, ku është regjistruar shpërthimi, ndodhet aktualisht e ankoruar pranë Praia, kryeqytetit të Kepit të Gjelbër, dhe pritet të mbërrijë në Tenerife brenda tre ditësh.

Megjithatë, presidenti i Ishujve Kanarie, Fernando Clavijo, ka kundërshtuar vendimin e qeverisë spanjolle për ta pritur anijen në arkipelag. Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se, bazuar në informacionet aktuale, rreziku për popullatën e përgjithshme mbetet i ulët.

Shumica e hantaviruseve nuk transmetohen drejtpërdrejt nga njeriu tek njeriu. Përjashtim bën varianti Andes, i cili gjendet kryesisht në disa zona të Amerikës së Jugut dhe mund të përhapet përmes kontakteve të ngushta dhe të zgjatura.

Hantavirusi është një grup virusesh që mbarten nga brejtësit dhe transmetohen tek njerëzit kryesisht përmes thithjes së grimcave të ajrit të kontaminuara nga jashtëqitjet e thata të tyre. Kontakti me urinën, pështymën apo jashtëqitjet e brejtësve të infektuar është mënyra kryesore e përhapjes.

Infeksioni mund të shkaktojë sindromën pulmonare nga hantavirusi (HPS), e cila shoqërohet me dhimbje koke, marramendje, ethe, të dridhura, dhimbje muskujsh dhe probleme gastrointestinale, e më pas me vështirësi në frymëmarrje dhe ulje të tensionit të gjakut.

Sipas OBSH-së, simptomat zakonisht shfaqen dy deri në katër javë pas ekspozimit, por mund të shfaqen edhe më herët, pas një jave, ose deri në tetë javë më vonë.

Anija MV Hondius, e operuar nga kompania holandeze Oceanwide Expeditions, kishte 149 persona në bord. Autoritetet lokale në Kepin e Gjelbër kanë refuzuar zbarkimin e pasagjerëve.

Spanja ka njoftuar se do ta pranojë anijen në Ishujt Kanarie, duke e justifikuar vendimin me arsye humanitare. OBSH ka bërë thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe “frymës humanitare”, duke theksuar se Kepi i Gjelbër nuk ka kapacitetet e nevojshme për të menaxhuar një situatë të tillë.

Megjithatë, presidenti i Ishujve Kanarie ka shprehur shqetësim, duke deklaruar se vendimi nuk garanton qetësi për popullsinë lokale dhe se mungojnë të dhënat e nevojshme për të siguruar mbrojtjen shëndetësore të rajonit. /skyweb.al

Etiketat: hantavirus
Artikulli para

Të huajt kanë blerë 207 milionë euro borxh publik shqiptar, rritje 39% në 2025-n

Artikulli pas

Dionis Teqja kërkon 680 mijë euro nga gazetarët, reagon AGSH: Abuzive dhe formë presioni

Editor

Editor

Nga Kategoria

Barnat për humbje peshe mund të ulin rrezikun e frakturave te personat me diabet të tipit 2
Shëndet

Barnat për humbje peshe mund të ulin rrezikun e frakturave te personat me diabet të tipit 2

6 Gusht, 2026
FDA miraton vaksinën e parë kundër gripit me teknologji mRNA të Moderna
Shëndet

FDA miraton vaksinën e parë kundër gripit me teknologji mRNA të Moderna

6 Gusht, 2026
Raporti tronditës i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Ekonomia shqiptare po humbet miliarda nga nënfinancimi i shëndetësisë
Kryesore

Raporti tronditës i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Ekonomia shqiptare po humbet miliarda nga nënfinancimi i shëndetësisë

5 Gusht, 2026
Pse na lodh deti? Shkenca shpjegon çfarë ndodh me organizmin
Shëndet

Pse na lodh deti? Shkenca shpjegon çfarë ndodh me organizmin

5 Gusht, 2026
Rekord testamentesh, spanjollët po lënë gjithnjë e më shumë pasuri për luftën kundër kancerit
Shëndet

Rekord testamentesh, spanjollët po lënë gjithnjë e më shumë pasuri për luftën kundër kancerit

5 Gusht, 2026
Mënyra si flasin fëmijët mund të zbulojë rrezikun për probleme të shëndetit mendor
Shëndet

Mënyra si flasin fëmijët mund të zbulojë rrezikun për probleme të shëndetit mendor

5 Gusht, 2026
Artikulli pas
Gjykata njofton me shpallje publike pronarin e Megatek, Dionis Teqja

Dionis Teqja kërkon 680 mijë euro nga gazetarët, reagon AGSH: Abuzive dhe formë presioni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, skema që përjashton familjet shqiptare
Ekonomi

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, skema që përjashton familjet shqiptare

Nga SkyWeb
15 Janar, 2026
0

Ida Ismalaj-ACQJ.al Nga muaji mars 2026, të gjitha familjet që kanë fëmijë të moshës nën 18 vjeç do të përfitojnë...

Lexo të plotë
Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme, rritet çmimi i naftës

Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme, rritet çmimi i naftës

8 Qershor, 2026
Sezon tenderësh, 14 milion euro për uniformat e Policisë së Burgjeve

Sezon tenderësh, 14 milion euro për uniformat e Policisë së Burgjeve

22 Prill, 2025
Ambasada amerikane lëshoi alarm për sulm nga Irani, ministrat Lamallari e Nufi: S’ka rrezik real, mos u shqetësoni!

Ambasada amerikane lëshoi alarm për sulm nga Irani, ministrat Lamallari e Nufi: S’ka rrezik real, mos u shqetësoni!

2 Prill, 2026
Apple bllokon aplikacionet që tregojnë vendodhjen e agjentëve të policisë

Apple bllokon aplikacionet që tregojnë vendodhjen e agjentëve të policisë

3 Tetor, 2025

Të Fundit

Nuk i shkonte në mendje as djallit, ish punonjësi i Kredo.al vjedh llogaritë e Raiffeisen Bank pas mesnate: “Stili” që avulloi 200 mijë EURO

Nuk i shkonte në mendje as djallit, ish punonjësi i Kredo.al vjedh llogaritë e Raiffeisen Bank pas mesnate: “Stili” që avulloi 200 mijë EURO

6 Gusht, 2026
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë

Amerikanët blejnë përfundimisht EasyJet, kontrata është kolosale

6 Gusht, 2026
Lufta ndaj shkaktarit të kancerit, qeveria miraton rregulla të reja për prishjen e godinave me Asbest

Lufta ndaj shkaktarit të kancerit, qeveria miraton rregulla të reja për prishjen e godinave me Asbest

6 Gusht, 2026
Nis kontrolli inteligjent në rrugë, si identifikohen automjetet e parregullta

Ligji i ri, kur hiqet patenta përjetë për shoferët problematikë

6 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr