• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 22 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Unioni i Gazetarëve dënon padinë SLAPP të bosit të Megatek Dionis Teqja ndaj mediave: I jemi drejtuar BE-së dhe organizatave europiane të gazetarëve

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Unioni i Gazetarëve dënon padinë SLAPP të bosit të Megatek Dionis Teqja ndaj mediave: I jemi drejtuar BE-së dhe organizatave europiane të gazetarëve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas padisë që biznesmeni Dionis Teqja ka bërë ndaj mediave dhe gazetareve, lidhur me heqjen e një lajmi.

Me anë të një deklarate, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë thotë se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe penalizimi i mediave dhe gazetarëve si dhe shuma financiare si ndëshkim, ndaj publikimeve të kryera, ku sipas Gjykatës cënohet paditësi, është një rast i rrallë dhe meriton vëmendje të posaçme.

Unioni i Gazetarëve thekson se vendimi i trupës gjykuese për t’i detyruar mediat për fshirjen e publikimeve të pretenduara, krijon precedent cënues ndaj shprehjes së lirë dhe bie ndesh me sovranitetin e editorit dhe vendimarrjes që gëzon ai për publikim dhe qarkullim kontenti mediatik.

Më tej thuhet, se trupa gjykuese do të duhej të bënte të ditur se mbi ç’ekspertizë mediatike e bazon kërkesën e vet dhe në rastin kur të paditur janë gazetarë apo media, praktika e vendimarrjes në dhomë këshillimi pa praninë e palëve, krijon një rast që hap diskutim të rëndësishëm edhe si natyrë juridike.

UGSH bën me dije se u është drejtuar zyrave juridike të KE dhe BE dhe organizatave europiane të gazetarëve që në këtë rast, të ofrojnë konsulencën e tyre për analizën dhe reçencën juridike ligjore të vlerësimit të vendimit, duke iu përmbajtur parimit të mosndërhyrjes dhe të respektimit të ligjshmërisë së të drejtës së shprehjes në hapësirën mediale të vendit.

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe penalizimi i disa mediave të reja dhe gazetarëve si dhe shuma financiare si ndëshkim, ndaj publikimeve të kryera, ku sipas Gjykatës cënohet paditësi, është një rast i rrallë dhe meriton vëmendje të posaçme

Tirane me 6 Maj 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është vënë në dijeni sot nga disa dejtues të mediave online, se Gjykata e Shkallës së Parë e juridiksionit të përgjithshëm në Tiranë, me vendim “për sigurimin e padisë”, në datën 24.04.2026, ka marrë në shqyrtim në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve, çështjen civile me Nr 12320 me paditës shtetasin Dionis Teqja dhe të paditur “Hekla” shpk person juridik, Zëri Media shpk, MCN 24 shpk,”Media Solution” shpk, “Dosja”shpk, Vox News” shpk,”Newsbomb” shpk, EM Media” shpk, si dhe gazetarët Ariglon Pali, Arsen Rusta., duke i detyruar subjektet të paguajnë paditësin me shumë të konsiderueshme. Ky është vendimi i parë i këtij lloji dhe që mbart penalizim financiar në shumë të konsiderueshme deri në 500.00 euro për shpifjet e publikuara.

UGSH, sapo ka marrë dijeni rreth këtij vendimi, sot i është drejtuar një zyre asistence juridike për t’ia nënshtruar tekstin e vendimit një reçence juridike. Reagimi ynë si organizata më e madhe e gazetarëve profesionistë në Shqipëri, do të jetë në ditët në vijim i mishëruar në një analizë juridike të vendimit dhe përmbajtjes së tij. Ndërkohë që konform kulturës sonë profesionale nuk po komentojmë penalitetet, por vendimi i trupës gjykuese për t’i detyruar krejt mediat për fshirjen e publikimeve të pretenduara, krijon precedent cënues ndaj shprehjes së lirë dhe bie ndesh me sovranitetin e editorit dhe vendimarrjes që gëzon ai për publikim dhe qarkullim kontenti mediatik.

Paraprakisht trupa gjykuese do të duhej të bënte të ditur se mbi ç’ekspertizë mediatike e bazon kërkesën e vet dhe në rastin kur të paditur janë gazetarë apo media, praktika e vendimarrjes në dhomë këshillimi pa praninë e palëve, krijon një rast që hap diskutim të rëndësishëm edhe si natyrë juridike. Masa e penalitetit financiar që jepet në vendim ndaj gazetarit A.Rusta dhe weblajm.com është një shumë që shënon rekord në praktikat e dënimeve për këtë vepër. UGSH u drejtohet zyrave juridike të KE dhe BE dhe organizatave europiane të gazetarëve që në këtë rast, të ofrojnë konsulencën e tyre për analizën dhe reçencën juridike ligjore të vlerësimit të vendimit, duke iu përmbajtur parimit të mosndërhyrjes dhe të respektimit të ligjshmërisë së të drejtës së shprehjes në hapësirën mediale të vendit. Zyra informuese Unioni i Gazetareve Shqiptare.

Artikulli para

Qeveria miraton vendimin e rëndësishëm për dëmshpërblimet e ish të dënuarve politik

Artikulli pas

Kriza e karburanteve po i shkakton Lufthansa-s 2 mld USD kosto ekstra

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së
Ekonomi

Depozitat bankare, projektligji rrit sigurimin deri në 6 milionë lekë për çdo klient

22 Shtator, 2026
VIDEO/ Kokën ulur dhe me cigare, Ilir Proda del nga SPAK-u pas operacionit të bujshëm
Aktualitet

VIDEO/ Kokën ulur dhe me cigare, Ilir Proda del nga SPAK-u pas operacionit të bujshëm

22 Shtator, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Aktualitet

Bordi i Transaparencës publikon çmimet e reja për karburantet

22 Shtator, 2026
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta
Aktualitet

Hetimet dhe sekuestrimit e SPAK ulin kërkesën për apartamente, kush po blinte?!

22 Shtator, 2026
Hera e parë në histori që arrestohet kreu i Shërbimit Sekret, krahas Prodës kontrolle dhe te banesat e krerëve të tjerë të Policisë
Aktualitet

Hera e parë në histori që arrestohet kreu i Shërbimit Sekret, krahas Prodës kontrolle dhe te banesat e krerëve të tjerë të Policisë

22 Shtator, 2026
Skandali AKSHI shkakton “tërmet” në Tiranë: “Arrest shtëpie” për kreun e SHISH Vlora Hyseni, bastiset banesa e Ilir Prodës
Aktualitet

Skandali AKSHI shkakton “tërmet” në Tiranë: “Arrest shtëpie” për kreun e SHISH Vlora Hyseni, bastiset banesa e Ilir Prodës

22 Shtator, 2026
Artikulli pas
Pilotët e Lufthansa në grevë, anulohen qindra fluturime

Kriza e karburanteve po i shkakton Lufthansa-s 2 mld USD kosto ekstra

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Donald Trump themelon zyrtarisht Bordin e Paqes
Aktualitet

Donald Trump themelon zyrtarisht Bordin e Paqes

Nga Editor
22 Janar, 2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi sot në Davos kartën themeluese të Bordit të Paqes, vetëm pak çaste...

Lexo të plotë
Si ndikon në personalitet vendi ku rritemi

Si ndikon në personalitet vendi ku rritemi

9 Shkurt, 2026
TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

10 Shkurt, 2026
Ermal Beqiri “kafshon” Gerond Meçen edhe te KLGJ, merr tenderin 10 mln euro me vëllanë e Gjiknurit

Ermal Beqiri “kafshon” Gerond Meçen edhe te KLGJ, merr tenderin 10 mln euro me vëllanë e Gjiknurit

20 Gusht, 2025
Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI

Shqipëria bën ligj për Inteligjencën Artificiale, masa të rrepta për identifikimin automatik dhe kontrollin e punonjësve nga punëdhënësit

29 Maj, 2026

Të Fundit

Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së

Depozitat bankare, projektligji rrit sigurimin deri në 6 milionë lekë për çdo klient

22 Shtator, 2026
Rriten çmimet e naftës pas bllokimit të bisedimeve SHBA–Iran

Bordi i Transparencës cakton çmimin e ri të karburanteve, hyn në fuqi sot në mesditë

22 Shtator, 2026
VIDEO/ Kokën ulur dhe me cigare, Ilir Proda del nga SPAK-u pas operacionit të bujshëm

VIDEO/ Kokën ulur dhe me cigare, Ilir Proda del nga SPAK-u pas operacionit të bujshëm

22 Shtator, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën

Bordi i Transaparencës publikon çmimet e reja për karburantet

22 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr