• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 26 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

A është bërë fluturimi më i rrezikshëm? STATISTIKAT dhe teknologjia thonë të KUNDËRTËN

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Qershor, 2025
në Aviacion, Kryesore
A A
0
A është bërë fluturimi më i rrezikshëm? STATISTIKAT dhe teknologjia thonë të KUNDËRTËN
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Skyweb.al

Tragjedia e fundit e Air India në Indi, ku humbën jetën mbi 270 persona, së bashku me disa incidente të tjera të ndodhura në javët e fundit, kanë rikthyer ndjenjën e frikës tek shumë udhëtarë.

Pamjet dramatike në media, informacionet e shpërndara me shpejtësi në rrjetet sociale dhe raportimet e vazhdueshme e kanë krijuar përshtypjen se incidentet ajrore po shtohen.

Por sa real është ky perceptim?

A po bëhet vërtet më i rrezikshëm fluturimi me avion apo jemi përballë një pasqyrimi më intensiv mediatik të çdo ngjarjeje që ndodh kudo në botë?

Në një analizë të publikuar më 18 nëntor 2024, prestigjiozja The Economist theksonte se “qiejt janë bërë më të ngushtë dhe më të rrezikshëm”, duke nënvizuar faktin që zhvillimet gjeopolitike dhe konfliktet e shumta po kufizojnë hapësirat ajrore të sigurta.

Si pasojë, kompanitë ajrore detyrohen të fluturojnë në korridore gjithnjë e më të ngjeshura, çka rrit vështirësinë e menaxhimit të trafikut ajror dhe rrit kostot e operimit.

Dy faktorët kryesorë që ndikojnë perceptimin aktual

1. Konfliktet e armatosura dhe kufizimi i hapësirës ajrore

Rasti i rrëzimit të avionit civil të Azerbajxhanit mbi Çeçeni pas goditjes me raketë ruse është shembulli më i freskët i këtyre rreziqeve. Ky është incidenti i dytë i tillë në 10 vitet e fundit në rajon. Aktualisht, shumë prej hapësirave ajrore mbi zonat e konfliktit si Ukraina, Siria, Libia, Sudani apo sëfundmi dhe Iranit shmangen nga fluturimet komerciale për arsye sigurie. Rusia gjithashtu ka mbyllur hapësirën ajrore për shumë prej kompanive perëndimore.

Reduktimi i këtyre hapësirave detyron kompanitë ajrore të përdorin korridore më të kufizuara, ku fluksi i avionëve është më i lartë dhe kërkon një koordinim më të sofistikuar midis kontrolleve të trafikut ajror.

Edhe pse kjo rrit kompleksitetin operacional, protokollet e sigurisë mbeten të njëjtat dhe masat mbrojtëse janë rritur ndjeshëm.

2. Rritja e jashtëzakonshme e fluksit të fluturimeve

Industria e aviacionit po përjeton sot një rritje historike. Kompani të mëdha ajrore, veçanërisht në Azinë Jugore dhe Lindjen e Mesme, po porosisin qindra avionë të rinj në prag të zgjerimeve masive të fluturimeve.

Arabia Saudite, India, Vietnami dhe Indonezia janë ndër tregjet që pritet të përjetojnë boom gjatë dekadës së ardhshme.

Sipas Statista, në vitin 2024 janë shitur rreth 4.9 miliardë bileta ajrore në mbarë botën, dhe deri në fund 2025 pritet që ky numër të thyejë çdo rekord të mëparshëm.

Flightradar raportoi se më 25 nëntor 2024 janë gjurmuar mbi 122 mijë fluturime brenda një dite të vetme, pa asnjë incident të rëndë për t’u raportuar, përcjell skyweb.al. 

Është logjike që me rritjen e volumit të fluturimeve, edhe numri absolut i incidenteve të vogla operative të duket më i lartë, por në realitet, përqindja e tyre krahasuar me totalin e fluturimeve mbetet shumë e ulët.

Pse fluturimi me avion mbetet mënyra më e sigurt e udhëtimit?

Pavarësisht perceptimeve që krijohen pas çdo aksidenti dramatik, statistikat ndërkombëtare vazhdojnë të konfirmojnë se fluturimi me avion është forma më e sigurt e transportit në planet.

  • Sipas të dhënave të ICAO, në vitin 2023 kishte vetëm 1 aksident fatal për çdo 13.7 milion fluturime komerciale.

  • Në krahasim, transporti rrugor mbetet mijëra herë më i rrezikshëm, me qindra mijëra vdekje çdo vit globalisht.

  • Sistemet moderne të avionëve janë të pajisur me dhjetëra mekanizma automatike sigurie, duke përfshirë sisteme të avancuara navigimi, kontrolli të motit, parandalim të përplasjes në ajër (TCAS), sisteme të menaxhimit të motorëve dhe kontrolle të vazhdueshme të mirëmbajtjes.

  • Pilotët trajnohen vazhdimisht dhe në mënyrë periodike për të përballuar situata emergjente, ndërkohë që kompanitë ajrore dhe autoritetet e kontrollit ajror kanë protokolle strikte sigurie që përsosen çdo vit.

Çdo incident, sado i vogël, analizohet në mënyrë të detajuar dhe çon në përmirësime të vazhdueshme të standardeve. Kultura e sigurisë në aviacion është një nga më rigorozet dhe më të monitoruarat në çdo industri globale.

Edhe pse incidentet e fundit kanë rikthyer frikën në opinionin publik, faktet flasin qartë: fluturimi mbetet mënyra më e sigurt për të udhëtuar.

Një kombinim i zhvillimeve gjeopolitike dhe rritjes së fluksit të fluturimeve krijon më shumë raste raportimi, por nuk përkthehet në rritje të rrezikut real për udhëtarët. Industria e aviacionit civil vazhdon të mbetet një model i përparuar i teknologjisë, profesionalizmit dhe angazhimit absolut për sigurinë e jetës. /skyweb.al

Etiketat: air indiafluturimetudhetimet
Artikulli para

Demokracia në kthesën e dezinformimit

Artikulli pas

Shqiptarët konsumuan 835 kg pluhur toksik në ëmbëlsira

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë
Aviacion

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari
Aktualitet

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
VIDEO/ Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë
Aviacion

VIDEO/ Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

25 Shtator, 2026
Borxhi global arrin rekordin 365 trilionë dollarë
Ekonomi

Borxhi global arrin rekordin 365 trilionë dollarë

24 Shtator, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Bankat do të financohen me kreditë e banesave, por interesat për qytetarët mund të mos ulen

24 Shtator, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore
Aktualitet

Begaj thërret në takim ministrin e Brendshëm, kreun e Policisë dhe drejtuesin e SHISH-it

24 Shtator, 2026
Artikulli pas
Shqiptarët konsumuan 835 kg pluhur toksik në ëmbëlsira

Shqiptarët konsumuan 835 kg pluhur toksik në ëmbëlsira

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

MARRËVESHJA/ Venezuela i dorëzon SHBA-së 1/5 e naftës së saj: Uashingtoni, kontroll mbi 17 fusha strategjike
Ekonomi

MARRËVESHJA/ Venezuela i dorëzon SHBA-së 1/5 e naftës së saj: Uashingtoni, kontroll mbi 17 fusha strategjike

Nga SkyWeb
2 Shtator, 2026
0

Parlamenti i Venezuelës ka miratuar një marrëveshje që i jep Shteteve të Bashkuara kontroll mbi rreth një të pestën e...

Lexo të plotë
Biznesi do paqe dhe jo luftë, pse Trump pezulloi operacionin për hapjen me forcë të Gjirit të Hormuzit

Rikthehet shtrenjtimi i naftës, pse SHBA dhe Irani rinisën luftën

14 Korrik, 2026
Kompanisë ajrore Voepass Airlines i vihet “kyçi” pas aksidentit tragjik, por ai nuk ishte shkaku i vetëm

Kompanisë ajrore Voepass Airlines i vihet “kyçi” pas aksidentit tragjik, por ai nuk ishte shkaku i vetëm

29 Qershor, 2025
Si të dalloni një faturë të fiskalizuar nga ajo e pafiskalizuar

Hoteleria dhe agjencitë imobiliare rrisin shitjet, bie telekomunikacioni

19 Mars, 2026
Më shumë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë nëntorit, dominojnë europianët

Shqipëria kryeson për numrin rekord të fluturimeve, u zgjodh nga europianët si destinacion për pushime

14 Shtator, 2026

Të Fundit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

25 Shtator, 2026
Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

25 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr