• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 16 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Demokracia në kthesën e dezinformimit

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Qershor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Demokracia në kthesën e dezinformimit
Share on FacebookShare on WhatsApp

nga ACQJ

Termi FIMI (manipulim dhe ndërhyrje në informacion nga jashtë) mund të jetë relativisht i ri në fjalorin e sigurisë ndërkombëtare, por mekanizmat e tij janë të rrënjosura thellë në taktikat e vjetra të propagandës, tashmë të mprehura nga teknologjitë moderne.

Në mars të vitit 2025, Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) publikoi raportin e tij të tretë për FIMI-n, duke dokumentuar më shumë se 500 raste gjatë vitit 2024. Këto operacione, shpesh të orkestruara nga aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë, gjithnjë e më tepër synojnë vende të vogla, por me rëndësi strategjike, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Raporti tregon se këto përpjekje nuk kufizohen më vetëm në përhapjen e gënjeshtrave: ato amplifikojnë ndarjet shoqërore, minojnë institucionet demokratike dhe gërryejnë aleancat ndërkombëtare.

Për të dyja vendet, kërcënimi nuk është hipotetik por i prekshëm. Pozicioni i tyre gjeopolitik dhe sfidat e brendshme, media të nënpaguara, klimë politike e përçarë dhe varësi e madhe nga asistenca ndërkombëtare, krijojnë një terren pjellor për manipulim.

Në Shqipëri, narrativat e FIMI-t shpesh synojnë të diskreditojnë aspiratat euroatlantike, ndërsa në Maqedoninë e Veriut shfrytëzojnë tensionet ndëretnike dhe skepticizmin ndaj integrimit në BE. Këto fushata nuk synojnë vetëm të shtrembërojnë të vërtetën; ato synojnë të shtrembërojnë realitetin, veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore kur ndikimi është më i madh.

Rrjetet sociale, veçanërisht Meta dhe X (ish-Twitter), janë kthyer në kanalet kryesore të përhapjes së këtyre narrativave. Algoritmet e tyre, të dizajnuara për të maksimizuar angazhimin, në mënyrë të pavetëdijshme shpërndajnë përmbajtje përçarëse dhe sensacionaliste.

Situata përkeqësohet edhe më shumë për shkak të mungesës së moderimit në gjuhët lokale, duke i lënë hapësirë të pakufizuar përhapjes së dezinformimit. Gjatë zgjedhjeve të vitit 2022 në Maqedoninë e Veriut, pretendimet e rreme për mashtrime elektorale dhe favorizim etnik u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur mosbesim dhe tensione.

“Platformat e mediave sociale janë tashmë burimi kryesor i informimit për qytetarët shqiptarë,” thotë Besar Likmeta i Reporter.al, “por si çdo mjet komunikimi masiv, ato mund të përdoren për të shpërndarë përmbajtje të manipuluar apo narrative dashakeqe.”

Pavarësisht rritjes së rrezikut, reagimi institucional dhe ligjor në të dy vendet mbetet i pamjaftueshëm. Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa me miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare 2023–2028, e cila njeh kërcënimet hibride, përfshirë FIMI-n.

Por dokumenti dështon në përkthimin e njohjes së kërcënimit në masa konkrete. Ai nuk përcakton protokolle të qarta për identifikimin, ndjekjen apo kundërshtimin e fushatave dezinformuese. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), megjithëse është institucioni përgjegjës, ka juridiksion të kufizuar dhe nuk ka fuqi ndëshkimore.

Në Maqedoninë e Veriut, boshllëqet janë edhe më të thella. Strategjia e vitit 2021 për ndërtimin e qëndrueshmërisë përballë kërcënimeve hibride nuk adreson drejtpërdrejt FIMI-n.

“Përveç disa ligjeve që trajtojnë në mënyrë të tërthortë elementë të kundërshtimit të FIMI-t, nuk ka legjislacion të posaçëm që e trajton atë,” thotë Goran Rizaov, Menaxher i Programit të Medias në Fondacionin Metamorfozis.

Ai kujton një plan të propozuar në vitin 2019 për të luftuar dezinformimin, që u refuzua nga komuniteti gazetaresk për shkak të shqetësimeve për lirinë e shprehjes. Komunikimi i dobët i qeverisë, sipas tij, kontribuoi në dështimin e iniciativës.

Një tjetër pengesë thelbësore është mungesa e koordinimit ndërinstitucional. Në Shqipëri, fragmentimi institucional pengon një reagim të unifikuar, ndërsa në Maqedoni mungojnë mekanizmat e bashkëpunimit ndërmjet agjencive. Rizaov propozon krijimin e një grupi të posaçëm parlamentar që të merret me çështjet që lidhen me FIMI-n, duke punuar drejtpërdrejt me mediat, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë. “Liria e shprehjes dhe një media e pavarur duhet të mbeten prioritet,” thekson ai.

Kriza e peizazhit mediatik i rëndon edhe më shumë këto dobësi. Në Shqipëri, pronësia e medias është e përqendruar në pak duar, me struktura financimi të paqarta dhe ndikim të drejtpërdrejtë të interesave të pronarëve në përmbajtjen editoriale. Shpesh mediat prodhojnë artikuj me copy-paste pa burim të qartë dhe me tituj klikues që deformojnë përmbajtjen.

Në Maqedoninë e Veriut, përçarja politike përkthehet në një media thellësisht të polarizuar. Shumë media funksionojnë si zëdhënëse të partive, duke shpërfillur objektivitetin dhe etikën gazetareske. Përpjekjet për të rritur transparencën dhe llogaridhënien në media kanë qenë të fragmentuara dhe pak efektive.

Në zemër të këtyre sfidave qëndron edhe mungesa e edukimit mediatik. Sondazhet tregojnë se shumë qytetarë nuk janë në gjendje të dallojnë informacionin e besueshëm nga ai i manipuluar. Shoqëria civile ka ndërmarrë nisma me punëtori dhe fushata ndërgjegjësuese, por pa burime të mjaftueshme dhe pa shtrirje të gjerë. “Dezinformimi dhe FIMI nuk janë vetëm çështje të medias,” thotë Rizaov, “janë çështje sigurie dhe duhet të trajtohen si të tilla.”

Kapërcimi i këtij hendeku kërkon një përpjekje të bashkërenduar. Përfshirja e edukimit kritik në shkolla, angazhimi i komuniteteve të margjinalizuara dhe bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare janë hapa kyç. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbështeten fuqimisht në partnerët e jashtëm, nga BE-ja te NATO, për ekspertizë dhe financime, por kjo mbështetje duhet të shfrytëzohet për të ndërtuar kapacitete të qëndrueshme vendase.

Një rrugë premtuese është ndërlidhja e përpjekjeve vendore me ato rajonale dhe ndërkombëtare. Nismat ndërkufitare për edukimin mediatik mund të adresojnë sfidat e përbashkëta të Ballkanit Perëndimor. Programet e trajnimit, qendrat rajonale për verifikimin e fakteve dhe mekanizmat e përbashkët të reagimit janë mjete të fuqishme për forcimin e qëndrueshmërisë.

Sipas Likmetës, përafrimi me aktet evropiane si Digital Services Act (DSA)dheEuropean Media Freedom Act (EMFA) është thelbësor. Këto kuadro detyrojnë platformat sociale të cilat përdoren gjerësisht në Ballkanin Perëndimor si mjete për përçimin e keqinformimit, të heqin përmbajtje të paligjshme, të jenë transparente mbi algoritmet dhe të publikojnë raportime të rregullta për masat ndaj dezinformimit.

Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përballja me FIMI-n nuk është thjesht një veprim teknik, është një provë e maturisë demokratike. Të njohësh rrezikun është vetëm hapi i parë. Testi i vërtetë është se sa shpejt dhe sa efektivisht veprohet për të adresuar atë. Qëndrueshmëria e institucioneve demokratike, dhe besimi i qytetarëve, varen pikërisht nga kjo përballje.

Etiketat: demokracia
Artikulli para

Pagat më të ulëta, ushqimet më të shtrenjta se Europa: Kostoja e korrupsionit dhe e kapjes së tregut që i paguajmë çdo ditë

Artikulli pas

A është bërë fluturimi më i rrezikshëm? STATISTIKAT dhe teknologjia thonë të KUNDËRTËN

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kur heshtja bëhet normë: Një histori që flet më shumë se një Samit
Aktualitet

Kur heshtja bëhet normë: Një histori që flet më shumë se një Samit

15 Prill, 2026
Pastrimi i parave të kokainës, si vëllezërit Pepa ndërtuan një ‘perandori biznesi’ në Shqipëri
Aktualitet

Pastrimi i parave të kokainës, si vëllezërit Pepa ndërtuan një ‘perandori biznesi’ në Shqipëri

15 Prill, 2026
Ministria e Mbrojtjes anulon papritur tenderin 7.6 mln euro të bazës së Kuçovës
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes anulon papritur tenderin 7.6 mln euro të bazës së Kuçovës

15 Prill, 2026
Drejtori i Policisë. Skënder Hita: Siguria është “pasaporta” e Shqipërisë për turistët, asnjë ngjarje e rëndë kriminale ndaj tyre
Aktualitet

Drejtori i Policisë. Skënder Hita: Siguria është “pasaporta” e Shqipërisë për turistët, asnjë ngjarje e rëndë kriminale ndaj tyre

15 Prill, 2026
Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Kur ndodhi sulmi kibernetik, djali im ofroi ekspertizë me kompaninë austriake, por skandali AKSHI nxorri…
Aktualitet

Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Kur ndodhi sulmi kibernetik, djali im ofroi ekspertizë me kompaninë austriake, por skandali AKSHI nxorri…

15 Prill, 2026
Von der Leyen: Kemi gati aplikacionin për verifikimin e moshës në rrjetet sociale
Aktualitet

Von der Leyen: Kemi gati aplikacionin për verifikimin e moshës në rrjetet sociale

15 Prill, 2026
Artikulli pas
A është bërë fluturimi më i rrezikshëm? STATISTIKAT dhe teknologjia thonë të KUNDËRTËN

A është bërë fluturimi më i rrezikshëm? STATISTIKAT dhe teknologjia thonë të KUNDËRTËN

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim për prishje imazhi, Gjykata Administrative rrëzon padinë e aktores Anila Bisha ndaj “Diellës”
Aktualitet

Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim për prishje imazhi, Gjykata Administrative rrëzon padinë e aktores Anila Bisha ndaj “Diellës”

Nga Editor
23 Shkurt, 2026
0

Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për sigurimin e padisë të paraqitur nga aktorja Anila Bisha. Në padinë e...

Lexo të plotë
Mbyllet një epokë, një “Ramë” zëvendëson Engjell Agaçin pas 13 vitesh te Kryeministria

Mbyllet një epokë, një “Ramë” zëvendëson Engjell Agaçin pas 13 vitesh te Kryeministria

13 Shkurt, 2026
Hekurudha shqiptare ka “vdekur”, brenda tre muajve në TRENA hipën më pak se 800 pasagjerë

Hekurudha shqiptare ka “vdekur”, brenda tre muajve në TRENA hipën më pak se 800 pasagjerë

29 Tetor, 2025
Ekspertë ndërkombëtarë diskutojnë rreziqet e inteligjencës artificiale në sigurinë globale dhe ndikimin në demokracitë perëndimore

Ekspertë ndërkombëtarë diskutojnë rreziqet e inteligjencës artificiale në sigurinë globale dhe ndikimin në demokracitë perëndimore

9 Qershor, 2025
BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart

Irani kërkon “gjobën” 2 mln USD për çdo çisternë që kalon në Hormuz

8 Prill, 2026

Të Fundit

Menopauza kthehet në treg fitimprurës, mjekët ngrenë alarmin për medikamentet në shitje

Menopauza kthehet në treg fitimprurës, mjekët ngrenë alarmin për medikamentet në shitje

15 Prill, 2026
Kur heshtja bëhet normë: Një histori që flet më shumë se një Samit

Kur heshtja bëhet normë: Një histori që flet më shumë se një Samit

15 Prill, 2026
Nga anonim në miliarder, si ktheu lufta 33-vjeçarin çek njeriun më të pasur në vend

Nga anonim në miliarder, si ktheu lufta 33-vjeçarin çek njeriun më të pasur në vend

15 Prill, 2026
Kaosi te Lufthansa vijon, edhe nesër priten qindra anulime fluturimesh

Kaosi te Lufthansa vijon, edhe nesër priten qindra anulime fluturimesh

15 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr