• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 10 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Grabova e Sipërme, “binjakja” e Voskopojës në malin e Valamarës

Editor Nga Editor
10 Maj, 2026
në Turizëm
A A
0
Grabova e Sipërme, “binjakja” e Voskopojës në malin e Valamarës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Peizazhe që as ta merr mendja që mund të ekzistojnë në malësinë që ndan Gramshin me Korçën, ndërsa fshati i Grabovës së Sipërme qëndron i pazbuluar në luginën që kanë krijuar ujërat e dëborës që rrjedhin e rrjedhin derisa bashkohen poshtë në lumin e Devollit.

Ngritur në lartësinë 1250 metra mbi nivelin e detit në shpatin e malit të Valamarës, Grabova e Sipërme është fshat historik arumun në rajonin e Gramshit, që daton rreth shekullit të dhjetë, duke u konsideruar si qendër e rëndësishmë e rrugëve tregtare. Ende në fshat dhe zonën përreth ruhen gjurmë të urave të vjetra apo rrugëve të shtruara me gurë.

Arkitektura e fshatit është e veçantë, me shtëpi të ndërtuara me gurë gëlqerorë dhe çati të mbuluara me rrasa guri, karakteristikë e stilit të zonës.

Në fshat gjenden gjithashtu mbetje të urave më të vjetra me relieve të gdhendura, të cilat dikur shërbenin si pika lidhjeje në degëzimet e rrugës Egnatia drejt Voskopojës.

Fshati ka qenë dhe vijon të jetë një nga vendbanimet më të njohura të komunitetit arumun në vendin tonë, e ku vijojnë të ruhen traditat unike dhe gjuha e veçantë. Këtë e konfirmuan edhe banorët që takuam në fshat, duke nisur me një bari që herët në mëngjes po shoqëronte delet dhe dhitë në kullotat sipër fshatit.

Banorët ruajnë traditën e blegtorisë, ndërsa aktualisht toka nuk kultivohet, përveç pemëve frutore që në këtë stinë e kanë mbushur ajrin me aromën e luleve.

Ndërsa tani Grabova e Sipërme duket e harruar përballë zhvillimit që kanë marrë fshatra të tjerë historikë të vendit, dikur ajo rivalizonte me Voskopojën. E banuar nga mijëra banorë, tashmë aty qëndrojnë rreth 35 familje që i japin jetë një fshati të qetë dhe panoramik të njohur për arkitekturën e shtëpive prej guri dhe trashëgiminë e fortë arumune.

Por, megjithëse një fshat i krahasueshëm me Voskopojën (një nga banorët që mbante hapur lokalin e vetëm të fshatit na tregoi se grabovarët ishin të parët që shkuan në ndihmë kur u dogj Voskopoja) Grabova e Sipërmes vuan mungesën e një rruge të asfaltuar, që e bën të vështirë arritjen në fshat. Vetëm 44 km larg Gramshit, por kilometrat e fundit të ngjitjes drejt shpatit janë të vështira dhe kërkojnë më shumë se një orë.

Por, Grabovës së Sipërme gjithsesi nuk i mungojnë vizitorët dhe as arsyet për se duhet shkuar deri atje lart, ku dy formacione shkëmbore kanë krijuar një portë natyrore që dominon mbi fshat. Portat e Grabovës nuk duken nga rruga kryesore, duhet të ngjitesh në një rrugë të ngushtë me kthesa të forta në një luginë magjepsëse kur ato të dalin përpara si lajmëtare të një bote tjetër përmes tyre.

Tingulli i ujërave që zbresin nga majat e bardha të Valamarës ndihet sapo hyn në fshat. Qetësia mbushet vetëm nga zhurmat e kafshëve, ndonjë e lehur qeni dhe kakarisje pulash. Banorët janë njerëz të qetë dhe shumë dashamirës. Janë mësuar me interesin që u ngjall fshati vizitorëve ndërsa vijnë që të ngjisin malin e Valamarës dhe tregojnë me nostalgji për të shkuarën.

Banorët e Grabovës së Sipërme kanë njohur disa valë largimesh nga fshati në kohë të ndryshme. Shtëpitë gjithsesi mbeten aty sikundër dhe trashëgimia historike e kulturore. Në shtëpi vijojnë të flasin gjuhën e tyre.

Familje të tëra me trashëgimi arumune nëpër Shqipëri mund të gjurmojnë prejardhjen e tyre nga grabovarë të larguar nga fshati në periudha të ndryshme dhe për arsye të ndryshme.

Sipas të dhënave historike, zhvendosjet nga Grabova e Sipërme kanë ndodhur në disa valë historike të mëdha, duke bërë që nga një fshat me rreth 12 mijë deri në 15 mijë banorë në kulmin e vet (shek. XVII-XVIII), sot të numërohen vetëm pak familje që jetojnë aty gjatë gjithë vitit.

Fillimi i rënies së Grabovës së Sipërme, ashtu si edhe për Voskopojën, shënohet në periudhën e shekullit të tetëmbëdhjetë kur u godit nga pasiguria dhe sulmet e shpeshta. Shumë familje arumune (vllehe) u larguan drejt Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe Bullgarisë.

Një pjesë e madhe e grabovarëve u zhvendosën brenda Shqipërisë, duke krijuar lagje apo fshatra të reja si Grabova e Poshtme dhe duke u vendosur në qytete si Elbasani, Berati dhe Korça.

Në periudhën e komunizmit, shumë banorë u zhvendosën drejt zonave industriale ose bujqësore të sapokrijuara në Myzeqe apo rreth Elbasanit. Periudha më dërrmuese ishte pas viteve ’90 për të ardhur në ditët tona kur fshati është tkurrur, edhe pse nuk mungojnë përpjekjet për ta “rikrijuar”.

Shumë pasardhës të grabovarëve kthehen në verë për të rindërtuar shtëpitë e vjetra ose për blegtori, por largohen sapo fillojnë dëborërat e para.

Në fshat ka nisur lëvizja e vizitorëve dhe bujtina e parë është hapur. Qendra e fshatit është rregulluar për të pritur vizitorë. Aty ndodhet edhe shkolla, një ndër më karakteristiket që mund të gjenden në fshat, e ndërtuar me gurë.

Bujtina “Grabova” shërben si pikë nisjeje për ngjitjet në malin e Valamarës dhe vizitat tek “Moçalet e Grabovës”. Vizitorëve u ofrohen aktivitete si hiking, vizita në urat prej guri të periudhës antike dhe kishat mesjetare si ajo e Shën Nikollit.

Fshati mban rrënojat e 15 kishave ortodokse, por në këmbë tashmë janë vetëm 3. Kisha e Shën Nikollit është e rregulluar dhe pret besimtarë. Kjo kishë ka gjurmët më të plota të trashëgimisë arumune të fshatit, edhe pse tani vetëm tavani dhe disa artefakte mbeten origjinale pas rrënimit në kohën e komunizmit, kur si shumë simotra të saj u kthye në stallë e magazinë.

Dy kishat e tjera në këmbë janë kisha e Shën e Premtes (Parashqevisë) dëshmitare e popullsisë së madhe që kishte fshati në periudhën e tij të lulëzimit, si dhe kisha e Shën Mitrit, përmendur si pjesë e trashëgimisë shpirtërore dhe arkitekturore të zonës.

Prifti i fshatit Mihali vjen menjëherë sapo e telefonon pronari i lokalit, Gjergji. Hap kishën për të na e treguar. Kisha është funksionale dhe rreth saj janë varrezat e vetme në fshat.

“Sa vetë kishe sot në meshë?”, i them. “Tetë”, përgjigjet, duke shtuar se mjafton të jenë dy vetë në kishë dhe ai e kryen meshën si të ishte e mbushur plot. Kisha, sipas tij, është 480-vjeçare dhe ka kaluar mjaft peripeci, por tashmë është thyer për komunitetin e rregulluar. Afresket e tavanit janë ruajtur, edhe pse kërkojnë restaurim, ndërsa ikonat e altarit janë të reja, dhuratë e familjeve në fshat.

Prift Mihali na tregon se afresket janë pikturuar nga vëllezërit Çetiri, bij të fshatit. Puna kryesore i atribuohet Gjergj Çetirit dhe djalit të tij, Joanit. Ata bashkëpunuan për të dekoruar të gjithë brendësinë e kishës me skena biblike duke e lënë kishën dëshmi të artit postbizantin në Shqipëri.

Sipas historianëve të artit, mbishkrimet e lëna nga vëllezërit Çetiri në muret e kishës shërbejnë sot si dokumente historike që vërtetojnë autorësinë dhe lidhjen e tyre të fortë me Grabovën.

Pjesë tjetër origjinale e ruajtur në kishë, sipas priftit, është ikonostasi prej druri të arrës. Një kryevepër e gdhendjes, ku ndërthuren motive bimore (lule, gjethe akanti) me figura zogjsh dhe engjëjsh.

Në shpatin tjetër ku shtrihet fshati dallon kryqi i një kishe të dytë, por ai është aty vetëm në mënyrë simbolike, për të treguar se ndërtesa ka qenë kishë.

Ndërsa përshëndetemi me priftin 70-vjeçar, takojmë një të moshuar që po mbledh lopët pasi muzgu ka rënë tashmë në fshat. Malli i kohës së shkuar i rrëzëllin në sy ndërsa na tregon se si mblidhej fshati në kishë e se si vajzat e kishin vendin në katin e dytë dhe djemtë u hidhnin fjalë.

Ndërsa rrezet e fundit të diellit bien mbi fshat, qetësia e trazuar vetëm nga gurgullima e ujërave të dëborës së Valamarës të përcjell me ndjesi të përzier malli e trishtimi.

Grabova e Sipërme ka gjithçka për t’u rikthyer në lavdinë e së kaluarës./atsh

Etiketat: grabova
Artikulli para

Njollat kafe nuk shkaktohen vetëm nga dielli, gabimet e përditshme që po dëmtojnë lëkurën

Artikulli pas

UNIKE! Shënohet precedenti i ri gjyqësor ndaj lirisë së medias në Shqipëri

Editor

Editor

Nga Kategoria

“Travel +Leisure”: Plazhe të kristalta dhe fshatra historikë, Shqipëria në fokusin e turizmit botëror
Turizëm

“Travel +Leisure”: Plazhe të kristalta dhe fshatra historikë, Shqipëria në fokusin e turizmit botëror

10 Maj, 2026
Pavarësisht shtrenjtimit, riviera shqiptare mbetet ende një alternativë e lirë krahasuar me rajonin
Turizëm

Pavarësisht shtrenjtimit, riviera shqiptare mbetet ende një alternativë e lirë krahasuar me rajonin

8 Maj, 2026
“Cunami” i turistëve paralizon qytetet italiane
Kryesore

“Cunami” i turistëve paralizon qytetet italiane

8 Maj, 2026
“RestLess”: Shqipëria, xhevahiri ballkanik, mes destinacioneve evropiane më ekonomike për pushime
Turizëm

“RestLess”: Shqipëria, xhevahiri ballkanik, mes destinacioneve evropiane më ekonomike për pushime

6 Maj, 2026
Çfarë mund të vizitosh në Shqipëri në vetëm shtatë ditë?
Turizëm

Shqipëria, në listën e 50 plazheve më të bukura në Europë

5 Maj, 2026
KPP urdhëron anulimin e tenderit 5.5 mln euro për përmirësimin e bregdetit të Durrësit: Të rishpallet!
Ekonomi

Plan i ri për turizmin, kontrolle në kohë reale dhe IA në fiskalizim

5 Maj, 2026
Artikulli pas
UNIKE! Shënohet precedenti i ri gjyqësor ndaj lirisë së medias në Shqipëri

UNIKE! Shënohet precedenti i ri gjyqësor ndaj lirisë së medias në Shqipëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sherr me të dashurën dhe donte të “arratisej” në jug, gjendet Daniel Shima i AKSHI
Aktualitet

Sherr me të dashurën dhe donte të “arratisej” në jug, gjendet Daniel Shima i AKSHI

Nga SkyWeb
21 Gusht, 2025
0

Ish- zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është kthyer pranë familjes. Ditën e djeshme, ai...

Lexo të plotë
Trump kërcënon NATO-n për një “të ardhme shumë të keqe” nëse nuk ndihmojnë në luftën e Iranit

Trump kërcënon NATO-n për një “të ardhme shumë të keqe” nëse nuk ndihmojnë në luftën e Iranit

16 Mars, 2026
A rrisin tatuazhet rrezikun e kancerit? Studimi i ri sjell të dhëna shqetësuese

A rrisin tatuazhet rrezikun e kancerit? Studimi i ri sjell të dhëna shqetësuese

1 Dhjetor, 2025
IATA njofton shkurtime fluturimesh gjatë sezonit të verës për shkak të mungesës së karburantit

IATA njofton shkurtime fluturimesh gjatë sezonit të verës për shkak të mungesës së karburantit

20 Prill, 2026
Veshjet e përdorura dalin nga moda, bien importet

Veshjet e përdorura dalin nga moda, bien importet

2 Janar, 2026

Të Fundit

UNIKE! Shënohet precedenti i ri gjyqësor ndaj lirisë së medias në Shqipëri

UNIKE! Shënohet precedenti i ri gjyqësor ndaj lirisë së medias në Shqipëri

10 Maj, 2026
Grabova e Sipërme, “binjakja” e Voskopojës në malin e Valamarës

Grabova e Sipërme, “binjakja” e Voskopojës në malin e Valamarës

10 Maj, 2026
Njollat kafe nuk shkaktohen vetëm nga dielli, gabimet e përditshme që po dëmtojnë lëkurën

Njollat kafe nuk shkaktohen vetëm nga dielli, gabimet e përditshme që po dëmtojnë lëkurën

10 Maj, 2026
Spanja nis evakuimin e pasagjerëve në anijen turistike të prekur nga hantavirusi

Spanja nis evakuimin e pasagjerëve në anijen turistike të prekur nga hantavirusi

10 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr