• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

1 në 4 shqiptarë jeton me vetëm 681 lekë në ditë, mund të blejë bukë, vezë dhe pak patate

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
1 në 4 shqiptarë jeton me vetëm 681 lekë në ditë, mund të blejë bukë, vezë dhe pak patate
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rreth 23.4% e popullsisë në Shqipëri ka jetuar gjatë vitit të kaluar me vetëm 8.3 dollarë në ditë, ose rreth 681 lekë, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Botërore, një nivel që e vendos vendin ndër më të varfrit në rajon, së bashku me Kosovën, edhe për vitin 2025 dhe me gjasa deri në fund të dekadës.

Të dhënat tregojnë se një në katër shqiptarë mbetet praktikisht jashtë konsumit, pasi kjo shumë mbulon vetëm nevojat minimale për mbijetesë. Shërbime si arsimi, shëndetësia apo qiraja janë të paarritshme për këtë kategori.

Sipas metodologjisë së Bankës Botërore, të cilës i referohet Monitor, rreth 60% e të ardhurave ditore, afërsisht 400 lekë, shkojnë për ushqim, ndërsa pjesa tjetër prej 281 lekësh duhet të mbulojë çdo shpenzim tjetër.

Me një buxhet prej 400 lekësh në ditë për ushqim, dieta mbetet e kufizuar vetëm në produkte bazë. Një person mund të sigurojë një bukë që kushton rreth 100 deri në 120 lekë, dy vezë me rreth 50 deri në 60 lekë, një gotë kos ose qumësht me 60 deri në 80 lekë dhe një sasi të vogël patatesh ose frutash me 50 deri në 70 lekë.

Një porcion me fasule, oriz apo makarona përllogaritet rreth 70 deri në 90 lekë. Ky nivel nuk lejon përfshirjen e mishit apo produkteve të tjera më të shtrenjta.

Pjesa tjetër prej 281 lekësh në ditë përdoret për të përballuar energjinë elektrike dhe ujin, që për një konsum minimal arrijnë rreth 150 deri në 200 lekë në ditë. Edhe pse ekzistojnë subvencione shtetërore për kategoritë në nevojë, barra mbetet e lartë.

Situata rëndohet më tej nga kostot e transportit. Një biletë urbani vajtje-ardhje kushton rreth 80 lekë në ditë, duke e çuar menjëherë buxhetin në deficit. Në këto kushte, individët detyrohen të zgjedhin mes reduktimit të ushqimit ose shmangies së transportit. Edhe produktet bazë të higjienës marrin një pjesë të këtij buxheti minimal.

Në këtë nivel të ardhurash, shumë shpenzime mbeten të paarritshme. Qiraja, edhe në zonat periferike, llogaritet rreth 1,075 lekë në ditë, duke tejkaluar të gjithë buxhetin. Shërbimet shëndetësore private, medikamentet, arsimi dhe veshjet mbeten të aksesueshme vetëm përmes kursimeve afatgjata ose ndihmës nga familjarët.

Këto të dhëna tregojnë një realitet të fortë social, ku një pjesë e konsiderueshme e popullsisë jeton në kufijtë e mbijetesës, pa mundësi reale për përmirësim të standardit të jetesës në afat të shkurtër.

Etiketat: varferi
Artikulli para

23% e popullsisë jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë

Artikulli pas

Si e shpëtoi Inteligjenca Artificiale dinastinë koreane që ka pronësinë e Samsung

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës
Ekonomi

Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës

5 Nëntor, 2026
Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë
Ekonomi

Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë

5 Nëntor, 2026
URGJENT/ Qeveria, 2.2 mln euro për pronarët e autobusëve
Ekonomi

URGJENT/ Qeveria, 2.2 mln euro për pronarët e autobusëve

5 Nëntor, 2026
Ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit, afatet dhe përjashtimet për peshkatarët
Ekonomi

Ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit, afatet dhe përjashtimet për peshkatarët

5 Nëntor, 2026
Private: Nga Banka Credins te rrogat, targat dhe Bashkia Tiranë: Sulmet e bujshme nga hakerat që morën llogaritë e klientëve dhe dokumente
Ekonomi

Sulm kibernetik ndaj bankës franceze, vidhen rreth 100 milionë euro përmes transfertave të paligjshme

5 Nëntor, 2026
Zooteknikë që “vulosin” ushqimet e njerëzve: KE ngre alarmin për kontrollet, laboratorët dhe korrupsionin
Aktualitet

Zooteknikë që “vulosin” ushqimet e njerëzve: KE ngre alarmin për kontrollet, laboratorët dhe korrupsionin

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Si e shpëtoi Inteligjenca Artificiale dinastinë koreane që ka pronësinë e Samsung

Si e shpëtoi Inteligjenca Artificiale dinastinë koreane që ka pronësinë e Samsung

Të Përzgjedhura

Dy kroçera sjellin në Sarandë më shumë se 2300 turistë
Turizëm

Dy kroçera sjellin në Sarandë më shumë se 2300 turistë

Nga Editor
14 Prill, 2026
0

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në Saranda kanë mbërritur mbi...

Lexo të plotë
Jemi në kohën e gjithologëve, pse të specializuarit kanë më pak shanse në punë

Jemi në kohën e gjithologëve, pse të specializuarit kanë më pak shanse në punë

23 Qershor, 2026
SPAK “zbërthen” Reni Ashikun për fondet IPARD, njeriu i besuar i Frida Krifcës e “gdhin” te organi i akuzës

SPAK “zbërthen” Reni Ashikun për fondet IPARD, njeriu i besuar i Frida Krifcës e “gdhin” te organi i akuzës

16 Prill, 2026
MSN Travel: Riviera shqiptare një alternativë preferenciale turistike

Media amerikane: Riviera Shqiptare, alternativa që rivalizon Santorinin

10 Tetor, 2026
Ligji i ri, shteti do t’u japë PRONA falas OJF-ve që investojnë 5 mln euro: Çfarë po përgatitet?!

Ligji i ri, shteti do t’u japë PRONA falas OJF-ve që investojnë 5 mln euro: Çfarë po përgatitet?!

4 Tetor, 2026

Të Fundit

Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?

Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?

5 Nëntor, 2026
Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës

Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës

5 Nëntor, 2026
Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë

Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë

5 Nëntor, 2026
URGJENT/ Qeveria, 2.2 mln euro për pronarët e autobusëve

URGJENT/ Qeveria, 2.2 mln euro për pronarët e autobusëve

5 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr