• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 25 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në mars

Editor Nga Editor
11 Maj, 2026
në Ekonomi
A A
0
Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në mars
Share on FacebookShare on WhatsApp

Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë për marsin. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë ky tregues arriti nivelin 3.85%, nga 3.8% që kishte qenë për shkurtin. Megjithatë, ky tregues ngelet ende në rënie vjetore, krahasuar me nivelin prej 4.02% të marsit të vitit të kaluar. Raporti i kredive me probleme ngelet gjithashtu pranë niveleve më të ulët në 18 vitet e fundit.

Në vlerë absolute, kreditë me probleme kanë arritur vlerën e 36.9 miliardë lekëve, në rritje me 6% krahasuar me një vit më parë.

Në muajt e parë të këtij viti, ecuria e raportit të kredive me probleme ka qenë e luhatshme, duke shfaqur tendenca të ngjashme me vitin e kaluar.

Qysh vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë është shprehur e shqetësuar për rreziqet e një rritjeje të shpejtë të kredisë, sidomos në segmentin e financimit të pasurive të paluajtshme. Për këtë qëllim, duke filluar nga viti i kaluar janë aplikuar disa masa parandaluese prudenciale, si rritje e kërkesave për kapital ndaj bankave dhe vendosja e kufizimeve në parametrat e administrimit të riskut për huamarrësit në produktet e kredisë për blerjen e banesave.

Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar masat nuk kanë sjellë ndonjë frenim domethënës në ritmet e kredidhënies me qëllim financimin e blerjes së banesave. Por, gjasat janë që rritja e shpejtë e kredisë dhe rreziqet inflacioniste t’i shtyjnë bankat drejt një qasjeje më të kujdesshme për vitin 2026.

Pavarësisht një ngadalësimi të lehtë, kredia për ekonominë vazhdon të ndjekë një rritje të dyshifrore edhe në muajt e parë të këtij viti.

Totali i kredisë për ekonominë në fund të marsit arriti në 958.5 miliardë lekë, me një zgjerim të mëtejshëm prej 11.7 miliardë lekësh krahasuar me shkurtin. Kredia është në rritje vjetore me 10.6% më shumë krahasuar me marsin e vitit të kaluar.

Për momentin, kosto e riskut ngelet e kontrolluar dhe pa rritje shqetësuese, por megjithatë tremujori i parë i këtij tregoi një rritje të provigjioneve (fondeve rezervë) për humbjet nga kreditë e këqija.

Provigjionet për kreditë e humbura arritën vlerën 1.58 miliardë lekëve, në rritje me 70% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Fitimi neto i sektorit, i matur sipas standardeve mbikëqyrëse të Bankës së Shqipërisë, gjithashtu ka pësuar rënie, i ndikuar, mes të tjerash, edhe nga rritja e provigjioneve.

Për tremujorin, sektori bankar fitoi 6.9 miliardë lekë, 18% më pak krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar./Monitor

Etiketat: kredi
Artikulli para

Prokurimet publike, Rama: Shqipëria mbi mesataren e BE-së në disa tregues

Artikulli pas

Kroçiera “MS Oosterdam” me 1867 turistë viziton Sarandën

Editor

Editor

Nga Kategoria

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha
Ekonomi

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Euro e mbyll javën me rritje

25 Shtator, 2026
Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve
Ekonomi

Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

25 Shtator, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rikthimi i penaliteteve, bizneset nuk po fitojnë, apo nuk po paguajnë; Të ardhurat bien 5%

25 Shtator, 2026
“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët
Ekonomi

Shqiptarët po hanë mish si asnjëherë më parë, dalin shifrat

24 Shtator, 2026
Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët
Ekonomi

Sigurimet drejt standardeve të BE, kapitali do të lidhet me rrezikun dhe forcohet mbrojtja e klientëve

24 Shtator, 2026
Artikulli pas
Kroçiera “MS Oosterdam” me 1867 turistë viziton Sarandën

Kroçiera “MS Oosterdam” me 1867 turistë viziton Sarandën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Në mes të krizës, qeveria shton dhe dy taksa të tjera mbi karburantet
Ekonomi

Sa ulen nafta dhe benzina, Bordi i Transparencës njofton vendimet për çmimet e karburanteve

Nga Editor
26 Mars, 2026
0

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimin tavan për tregtimin e hidrokarbureve në vend.  Nga sot nafta me pakicë nuk do...

Lexo të plotë
Pse i vonon Toni Gogu dokumentet për ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca?

Pse i vonon Toni Gogu dokumentet për ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca?

5 Gusht, 2026
21 Janari, atë ditë dhe pas: Protesta që vrau protestën

21 Janari, atë ditë dhe pas: Protesta që vrau protestën

21 Janar, 2026
EMRAT/ 1 mln euro CASH dhe 7 të arrestuar: “Rrjeta” ndaj Call Centerave kap “peshqit e vegjël”, bosat u njoftuan nga policët e korruptuar

Sabotimi i mega operacionit ndaj Call Centerave i “ha kokën” kreut të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës

14 Prill, 2026
Pastrimi i parave, janar–gusht, rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82%

Pastrimi i parave, janar–gusht, rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82%

2 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

25 Shtator, 2026
Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

25 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr