• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 11 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ndryshimet klimatike futen në banka, sistemi do të vlerësojë edhe këtë rrisk kur jep kredi

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Ndryshimet klimatike futen në banka, sistemi do të vlerësojë edhe këtë rrisk kur jep kredi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banka Qendrore Evropiane po përgatit një raport të ri që parashikon ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si bankat do të vlerësojnë rreziqet klimatike, me rregulla që pritet të zbatohen nga fillimi i vitit 2027.

Ndryshimet do të prekin drejtpërdrejt mënyrën se si bankat analizojnë kreditë, garancitë pasurore dhe aftësinë e bizneseve për të përballuar goditje të mundshme nga ndryshimet klimatike.

Sipas raportit të Bankës Qendrore Evropiane, rreziku klimatik do të përfshihet në raportet e qëndrueshmërisë së bankave, në proceset e brendshme të vlerësimit të kapitalit dhe në strategjitë afatgjata të kapitalit.

Qëllimi kryesor është që bankat të mbrojnë vlerën e pasurive që përdoren si garanci për kredi, kryesisht pronat e paluajtshme, por edhe të sigurohen se bizneset që financojnë nuk do të goditen rëndë nga përmbytjet, zjarret, stuhitë, temperaturat ekstreme apo fenomene të tjera klimatike.

Në praktikë, kjo do të thotë se çdo pronë që përdoret si garanci për kredi do të duhet të ketë certifikatë të performancës energjetike.

Nëse prona nuk plotëson standardet e nevojshme, mund të kërkohen investime për përmirësimin e eficiencës energjetike, në mënyrë që ajo të mos humbasë vlerë në të ardhmen.

Banka Qendrore Evropiane pranon se një nga vështirësitë kryesore mbetet mbledhja e të dhënave për emetimet e gazeve serrë dhe certifikatat energjetike të pronave. Kjo mungesë të dhënash e bën më të vështirë për bankat të matin saktë ekspozimin ndaj rrezikut klimatik.

Megjithatë, disa banka kanë nisur të krijojnë tregues të brendshëm për të identifikuar kompanitë më të ekspozuara ndaj ndryshimeve klimatike. Kjo tregon se, edhe pse të dhënat e sakta mbeten thelbësore, mungesat mund të plotësohen pjesërisht përmes modeleve të reja të vlerësimit.

Raporti ndan rreziqet klimatike në dy kategori kryesore. E para lidhet me kalimin drejt një ekonomie më të gjelbër, ku përfshihen ligjet e reja, taksat mbi ndotjen dhe ndryshimet në mënyrën e prodhimit. E dyta lidhet me dëmet e drejtpërdrejta nga fenomenet natyrore, si përmbytjet, zjarret, stuhitë dhe thatësirat.

Deri tani, bankat janë përqendruar kryesisht te ngjarjet e papritura dhe ekstreme, ndërsa ndryshimet afatgjata, si rritja graduale e temperaturave apo rritja e nivelit të detit, janë marrë më pak në konsideratë. Kjo qasje pritet të ndryshojë me rregullat e reja.

Ndikimi më i drejtpërdrejtë do të ndihet te kreditë e garantuara me pasuri të paluajtshme. Nëse një fatkeqësi natyrore ul vlerën e një prone që është lënë si garanci, banka rrezikon të humbasë më shumë në rast se huamarrësi nuk e shlyen kredinë.

Për këtë arsye, bankat do të duhet të përfshijnë rrezikun klimatik në llogaritjen e humbjes së mundshme në rast mosshlyerjeje. Sa më i lartë të jetë rreziku që prona apo biznesi të dëmtohet nga ndryshimet klimatike, aq më i madh bëhet edhe rreziku financiar për bankën.

Bankat më të avancuara po shkojnë edhe më tej, duke analizuar jo vetëm vlerën e pronave, por edhe ndikimin që moti ekstrem mund të ketë te aktiviteti i bizneseve. Një hotel, një kompani bujqësore apo një biznes turistik mund të humbasë të ardhura nëse preket nga zjarret, përmbytjet apo valët e të nxehtit, çka rrit edhe rrezikun për mosshlyerjen e kredisë. /skyweb.al

Etiketat: banka
Artikulli para

Ekspertët ngrenë alarmin për një vit të vështirë nga zjarret

Artikulli pas

Hungarezët e 4iG plan për ndërtim data centerash në Shqipëri krahas korridorit me fibra optike që na lidh me Greqinë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili
Aktualitet

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

11 Gusht, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton
Ekonomi

Euro nuk ndal rënien, zbret për herë të parë poshtë nivelit të 93 lekëve

11 Gusht, 2026
Rama ndryshon qasje për protestat: Qytetarët kanë halle reale, kemi probleme me administratën
Ekonomi

Na marrtë të keqen Irani, Rama thotë se Shqipëria është e para në botë për sigurinë kibernetike

11 Gusht, 2026
11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri
Ekonomi

11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri

11 Gusht, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Ekonomi

ERE i hap rrugën FSHU-së të shtyjë pagesat ndaj KESH-it nëse ka mungesë likuiditeti

11 Gusht, 2026
Rregullat e reja për autobusët/ GPS dhe biletim digjital të detyrueshëm, kontroll në kohë reale të linjave
Ekonomi

Rregullat e reja për autobusët/ GPS dhe biletim digjital të detyrueshëm, kontroll në kohë reale të linjave

11 Gusht, 2026
Artikulli pas
Hungarezët e 4iG plan për ndërtim data centerash në Shqipëri krahas korridorit me fibra optike që na lidh me Greqinë

Hungarezët e 4iG plan për ndërtim data centerash në Shqipëri krahas korridorit me fibra optike që na lidh me Greqinë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga Shëngjini në Vlorë, Shqipëria po tkurret çdo vit
Aktualitet

Nga Shëngjini në Vlorë, Shqipëria po tkurret çdo vit

Nga SkyWeb
25 Prill, 2026
0

Agimi është banues në Lagunën e Shëngjinit prej tri dekadash. Ka ndërtuar përtej rrugës nacionale një vilë tri katëshe, kur...

Lexo të plotë
Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD

Bitcoin “fluturon” mbi 122 000 USD, shënohet rekordi i radhës

14 Korrik, 2025
“Më e lirë se Spanja dhe Portugalia”, media franceze: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime verore në Evropë

“Më e lirë se Spanja dhe Portugalia”, media franceze: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime verore në Evropë

10 Qershor, 2026
PARALAJMËRIMI/ Inteligjenca Artificiale po merr kontrollin e gjuhës, gati feja e re

PARALAJMËRIMI/ Inteligjenca Artificiale po merr kontrollin e gjuhës, gati feja e re

4 Shkurt, 2026
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum

GJKKO zgjat me tre muaj hetimet për skandalin Bankers

31 Dhjetor, 2025

Të Fundit

AI zbulon një sekret të mënyrës si lexojmë: Pse kapërcejmë dhe rilexojmë fjalët?

AI zbulon një sekret të mënyrës si lexojmë: Pse kapërcejmë dhe rilexojmë fjalët?

11 Gusht, 2026
Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

11 Gusht, 2026
Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

11 Gusht, 2026
Trump firmos urdhrin për më pak vaksina për fëmijët

Trump firmos urdhrin për më pak vaksina për fëmijët

11 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr