• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 8 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet, pse ka rëndësi depistimi i hershëm

Editor Nga Editor
11 Dhjetor, 2025
në Shëndet
A A
Kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet, pse ka rëndësi depistimi i hershëm
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kanceri i qafës së mitrës është një nga format e kancerit që mund të parandalohet më së shumti.

Kontrollet e rregullta mjekësore mund të zbulojnë ndryshime të rrezikshme në qafën e mitrës shumë vite përpara se të shndërrohen në kancer. Megjithatë, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit (ACS), mbi 4,300 gra pritet të humbin jetën këtë vit në SHBA nga kjo sëmundje.

Pikërisht për këtë arsye, ACS ka bërë ndryshime të mëdha në mënyrën se si rekomandohet kontrolli i qafës së mitrës. Për herë të parë, gratë kanë mundësinë të marrin vetë mostrën e tyre në shtëpi për kontroll të HPV-së, virusit që shkakton shumicën e rasteve të kancerit të qafës së mitrës — pa qenë e nevojshme që ekzaminimi të kryhet patjetër nga mjeku, raporton CNN.

Kjo është e rëndësishme sepse kanceri i qafës së mitrës zakonisht nuk jep simptoma derisa të jetë në fazë të avancuar. Tani, me vetë-testimin e aprovuar si një alternativë e re, procesi i kontrollit bëhet më i lehtë dhe më i aksesueshëm. Shumë gra pyesin nëse vetë-testimi është po aq i saktë sa ai i kryer në klinikë, sa praktike është procedura dhe nëse mund të vazhdojnë të zgjedhin kontrollin tradicional te mjeku. Gjithashtu, shtrohet pyetja çfarë mund të bëhet tjetër për të ulur rrezikun e kësaj sëmundjeje.

Sipas doktoreshës Leana Wen, kanceri i qafës së mitrës shkaktohet kryesisht nga infeksioni afatgjatë me disa lloje të rrezikshme të HPV-së, një virus shumë i zakonshëm që transmetohet seksualisht. Shumë infeksione zhduken vetë, por kur HPV-ja me rrezik të lartë qëndron për një kohë të gjatë, ajo mund të dëmtojë qelizat e qafës së mitrës dhe me kalimin e viteve të shndërrohet në kancer.

Falë kontrolleve të rregullta, rastet e kancerit të qafës së mitrës në SHBA kanë rënë ndjeshëm krahasuar me dekada më parë. Megjithatë, qendrat amerikane për kontrollin e sëmundjeve raportojnë se çdo vit rreth 13,000 gra diagnostikohen me këtë sëmundje.

Qëllimi i ndryshimeve të reja është të nxisin më shumë gra të kryejnë kontrolle të rregullta, sepse zbulimi i hershëm mbetet mënyra më e sigurt për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës.

Etiketat: kanceri i qafes se mitres
Artikulli para

Një substancë në çokollatën e zezë mund të ngadalësojë plakjen

Artikulli pas

SHBA uron kreun e ri të SPAK: Përgëzojmë guximin e Altin Dumanin, presim bashkëpunimin edhe me Brahon

Editor

Editor

Nga Kategoria

Britania investon 20 milionë paund për zbulimin e demencës me inteligjencë artificiale
Shëndet

Britania investon 20 milionë paund për zbulimin e demencës me inteligjencë artificiale

7 Nëntor, 2026
Inteligjenca artificiale do të ndihmojë në zbulimin e diabetit përmes skanimeve të syve
Shëndet

Inteligjenca artificiale do të ndihmojë në zbulimin e diabetit përmes skanimeve të syve

7 Nëntor, 2026
Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA
Shëndet

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

6 Nëntor, 2026
Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok
Shëndet

BE akuzon TikTok-un për nxitjen e varësisë: Rrezik për shëndetin mendor të fëmijëve

6 Nëntor, 2026
Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?
Shëndet

Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?

5 Nëntor, 2026
“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës
Shëndet

“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
SHBA uron kreun e ri të SPAK: Përgëzojmë guximin e Altin Dumanin, presim bashkëpunimin edhe me Brahon

SHBA uron kreun e ri të SPAK: Përgëzojmë guximin e Altin Dumanin, presim bashkëpunimin edhe me Brahon

Të Përzgjedhura

Shqiptarët mbeten të “lidhur” me rrjetet sociale, vazhdojnë të dominojnë komunikimin online
Aktualitet

Shqiptarët mbeten të “lidhur” me rrjetet sociale, vazhdojnë të dominojnë komunikimin online

Nga Editor
15 Qershor, 2026
0

Rrjetet sociale vijojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e përditshme të shqiptarëve, duke u përdorur për komunikim,...

Lexo të plotë
Thatësirat nxjerrin në sipërfaqen e Danubit anijet naziste të Luftës së Dytë Botërore

Thatësirat nxjerrin në sipërfaqen e Danubit anijet naziste të Luftës së Dytë Botërore

22 Gusht, 2026
Robotët humanoidë do të marrin komanda me zë që nga viti i ardhshëm

Robotët humanoidë do të marrin komanda me zë që nga viti i ardhshëm

18 Shtator, 2026
Finlanda fut edukimin për Inteligjencën Artificiale në shkolla, fëmijët mësojnë të dallojnë lajmet e rreme që në moshë të hershme

Finlanda fut edukimin për Inteligjencën Artificiale në shkolla, fëmijët mësojnë të dallojnë lajmet e rreme që në moshë të hershme

6 Janar, 2026
Vendimi i BE, Ryan Air lejon falas çanta 20% më të mëdha në kabinë

Vendimi i BE, Ryan Air lejon falas çanta 20% më të mëdha në kabinë

7 Korrik, 2025

Të Fundit

Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI

Goldman Sachs parashikon tronditje të investimeve në AI pas zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

Prokuroria e Elbasanit sekuestron mbetjet toksike të Albchrome

7 Nëntor, 2026
Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr