• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 12 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

“Metro”: Shqipëria kryeson listën e destinacioneve evropiane për pushime

Editor Nga Editor
12 Maj, 2026
në Turizëm
A A
0
“Metro”: Shqipëria kryeson listën e destinacioneve evropiane për pushime
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në një artikull të botuar në të përditshem britanike “Metro”, gazetarja Alice Murphy e rendit Shqipërinë mes destinacioneve më të lira dhe më tërheqëse për pushime verore në Evropë, duke e veçuar si një prej zgjedhjeve më të mira për turistët që kërkojnë çmime të favorshme kundrejt destinacioneve tradicionale si Spanja apo Greqia.

Sipas artikullit, kur njerëzit mendojnë për pushime verore ekonomike me paketa turistike, zakonisht zgjedhin menjëherë Spanjën, Tenerife apo ishujt e mëdhenj grekë.

Megjithatë, disa nga destinacionet me raportin më të mirë cilësi-çmim në Evropë janë vende që ende konsiderohen më pak të prekura nga turizmi masiv.

“Familjet po tregohen shumë më të kujdesshme me shpenzimet këtë vit”, tha Sarah Higgs për “Metro”.

Sipas saj, turistët vazhdojnë të kërkojnë diell, pishina dhe pushime të plota, por duan të kthehen në shtëpi, pa ndjerë nevojën se duhet të marrin një tjetër hua për të përballuar shpenzimet.

Themeluesja e “Sarah’s Travel Adventures” shtoi se po sheh gjithnjë e më shumë pushues që po largohen nga destinacionet standarde turistike, në kërkim të hoteleve më cilësore dhe mundësisë për të qëndruar më gjatë me të njëjtin buxhet.

Për një familje me katër persona që udhëton nga maji deri në tetor, këto vende rezultojnë aktualisht ndër më ekonomiket në Evropë, kur kombinohen kostot e fluturimeve dhe akomodimit.

Për sa i përket Shqipërisë, artikulli thekson se vendi ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme të popullaritetit vitet e fundit.

Sipas Sarah Higgs, plazhet shqiptare janë mahnitëse, veçanërisht në Sarandë dhe Ksamil, ndërsa deti ofron pamje që zakonisht krahasohen me ato të Greqisë, por me çmime dukshëm më të ulëta se shumica e vendeve fqinje.

Ajo shton se Shqipëria është bërë shumë e preferuar nga familjet dhe çiftet që kërkojnë një destinacion më të veçantë se paketat turistike standarde, pa pasur nevojë për shpenzime luksi.

Paketa më e lirë për në Shqipëri përfshin fluturimin dhe shtatë net qëndrimi në “Oxygen Boutique Hotel” në Tiranë, me 316 paund për person përmes agjencisë turistike TUI.

Artikulli vlerëson gjithashtu se Shqipëria ofron një mori atraksionesh turistike: nga muzetë dhe jeta moderne e kryeqytetit, deri te relaksi në rivierën shqiptare.

Në veçanti, theksohet se vendi po tërheq vizitorë jo vetëm falë plazheve mahnitëse, por edhe për eksperiencën autentike që ofron.

Në renditjen e destinacioneve më të mira dhe më ekonomike për pushime në Evropë, Shqipëria renditet mes vendeve si krah Mali i Zi, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania dhe Bosnjë- Hercegovina — një tjetër sinjal se Shqipëria po forcon pozitat si një nga destinacionet në rritje të turizmit evropian.

Etiketat: destinacion
Artikulli para

BE njofton rregullat të reja për rrjetet sociale: Po përdoren fëmijët për biznes

Artikulli pas

BE miraton rregulla për uljen e varësisë së importeve farmaceutike

Editor

Editor

Nga Kategoria

BE shtyn sërish sistemin ETIAS, udhëtarët pa viza nuk do të paguajnë ende autorizimin e ri
Kryesore

BE shtyn sërish sistemin ETIAS, udhëtarët pa viza nuk do të paguajnë ende autorizimin e ri

12 Gusht, 2026
Francezët zgjedhin Shqipërinë, rritje me 288 %. “BFM Business” veçon çmimet, aksesin dhe rivierën
Turizëm

Francezët zgjedhin Shqipërinë, rritje me 288 %. “BFM Business” veçon çmimet, aksesin dhe rivierën

12 Gusht, 2026
Rezervimet nga Franca rriten me 288%, “BFM Business”: Faktorët që e kanë kthyer Shqipërinë në destinacion të preferuar
Turizëm

Rezervimet nga Franca rriten me 288%, “BFM Business”: Faktorët që e kanë kthyer Shqipërinë në destinacion të preferuar

12 Gusht, 2026
Superjahti “MY Deep Blue” ndalon në Portin e Durrësit
Turizëm

Superjahti “MY Deep Blue” ndalon në Portin e Durrësit

11 Gusht, 2026
Media italiane: Ksamili, mes destinacioneve më të lira dhe mahnitëse për pushime verore
Turizëm

Shqipëria, në mesin e opsioneve kryesore të francezëve për pushime

10 Gusht, 2026
Zbulohet anije romake 2 000 vjeçare pranë Siçilisë, fundi i detit i mbushur me qindra amfora
Turizëm

Zbulohet anije romake 2 000 vjeçare pranë Siçilisë, fundi i detit i mbushur me qindra amfora

10 Gusht, 2026
Artikulli pas
BE miraton rregulla për uljen e varësisë së importeve farmaceutike

BE miraton rregulla për uljen e varësisë së importeve farmaceutike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sa “vjeç” është zemra juaj? Si matet mosha biologjike e saj dhe si vlerësohet rreziku kardiak
Shëndet

Sa “vjeç” është zemra juaj? Si matet mosha biologjike e saj dhe si vlerësohet rreziku kardiak

Nga Editor
8 Dhjetor, 2025
0

Sa vjeç është zemra juaj në të vërtetë? Ky informacion mund të jetë kyç për të vlerësuar rrezikun nga sëmundjet...

Lexo të plotë
Rikthehet dimri në pranverë, bora zbardh malet: Si pritet të jetë moti në vijim

Rikthehet dimri në pranverë, bora zbardh malet: Si pritet të jetë moti në vijim

27 Mars, 2026
Vjen “ilaçi” për të paduruarit: Turqia gjobit pasagjerët që ngrihen nga sedilja para se avioni të ndalojë plotësisht

Vjen “ilaçi” për të paduruarit: Turqia gjobit pasagjerët që ngrihen nga sedilja para se avioni të ndalojë plotësisht

1 Qershor, 2025
Para vetëm për burrat, vetëm 20 % e grave “përballojnë” me reklamë në media për fushatën

Para vetëm për burrat, vetëm 20 % e grave “përballojnë” me reklamë në media për fushatën

6 Maj, 2025
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Luhatje në kursin e këmbimit, si e mbyllin javën valutat e huaja

6 Shkurt, 2026

Të Fundit

Meta përballet me gjyqin amerikan: Akuzohet se Facebook dhe Instagram i ka bërë fëmijët të varur

Meta përballet me gjyqin amerikan: Akuzohet se Facebook dhe Instagram i ka bërë fëmijët të varur

12 Gusht, 2026
Thatësira nxjerr nga Danubi eshtrat dy ushtarëve gjermanë pas 80 vitesh

Thatësira nxjerr nga Danubi eshtrat dy ushtarëve gjermanë pas 80 vitesh

12 Gusht, 2026
Një makinë me hidrogjen vendos rekordin e ri për shpejtësinë e automjeteve

Një makinë me hidrogjen vendos rekordin e ri për shpejtësinë e automjeteve

12 Gusht, 2026
Siguria e fëmijëve në det dhe në pishina: 10 rregulla jetike

Siguria e fëmijëve në det dhe në pishina: 10 rregulla jetike

12 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr