• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Shqipëria, në mesin e opsioneve kryesore të francezëve për pushime

Editor Nga Editor
10 Gusht, 2026
në Turizëm
A A
Media italiane: Ksamili, mes destinacioneve më të lira dhe mahnitëse për pushime verore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria renditet në vendin e 10-të mes 20 destinacioneve kryesore të pushimeve të francezëve këtë vit, sipas “Observatorit të pushimeve të francezëve”.

Ambasada e Shqipërisë në Francë ka ndarë në rrjetet sociale raportin e “Observatorit të pushimeve të francezëve”, teksa thekson se “me një rritje veçanërisht mbresëlënëse në korrik 2026, Shqipëria shënoi një rritje prej mbi 288% krahasuar me korrikun 2025.
Një entuziazëm që konfirmon, vit pas viti, atraktivitetin gjithnjë e më të madh të Shqipërisë për publikun francez”.

Artikulli i publikuar nga media franceze “BFM Business”:

-7% për Francën, -20% për Portugalinë, -40% për Shtetet e Bashkuara… Udhëtimet e pushuesve francezë në muajin korrik kanë shënuar një rënie të ndjeshme krahasuar me një vit më parë me përjashtim të Shqipërisë, ku rezervimet janë rritur me +288%.

Sipas raportit të fundit të Observatoire EdV (Entreprises du Voyage) – Orchestra, që monitoron tregun francez të udhëtimeve, numri i udhëtarëve ka rënë me 5,6% krahasuar me korrikun e vitit 2025. Mes situatës në Lindjen e Mesme dhe zjarreve në jugperëndim të Francës, pasiguria e konsumatorëve ka arritur nivelin më të lartë.

Rimëkëmbja nuk pritet të ndodhë. Edhe pse ka pasur një rritje të rezervimeve të minutës së fundit, sektori francez i udhëtimeve vlerëson se vera e vitit 2026 do të jetë dukshëm më e dobët krahasuar me vitin e kaluar. Pothuajse të gjitha destinacionet janë prekur nga kjo rënie, përfshirë edhe Francën.

“Udhëtimet me distancë të mesme po tregojnë më shumë qëndrueshmëri krahasuar me zonat e tjera. Ndërkohë, Franca ka shënuar rënie, ndërsa udhëtimet në distanca të gjata mbeten segmenti më i prekur”, thuhet në raport.

“Pas një muaji qershor, i cili u karakterizua gjithashtu nga një ngadalësim i aktivitetit, tregu konfirmon një rënie të kërkesës në krahasim me vitin 2025. Rritja e parashikuar e rezervimeve të minutës së fundit nuk është vërejtur deri më tani”, thekson raporti.

Shqipëria veçohet me një rritje prej 288% të udhëtimeve krahasuar me një vit më parë.

Për periudhën nga 1 deri më 28 korrik, volumi i rezervimeve për Francën ka rënë me 7,2%. Megjithatë, Franca mbetet “destinacioni kryesor” për pushuesit francezë, ndërsa Spanja vijon të shënojë rritje (+4%) dhe po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për turistët. Greqia (-7%), Tunizia (-3%) dhe Italia (-9%) kanë regjistruar rënie më të moderuara, thekson EdV.

“Në kategorinë e udhëtimeve me distancë të mesme, Shqipëria vijon të jetë destinacioni me rritjen më të fortë, duke shënuar një rritje prej 288%. Edhe Maroku vijon të shënojë rritje (+6%). Nga ana tjetër, Turqia (-35%), Portugalia (-21%) dhe Egjipti (-23%) kanë regjistruar rënie të ndjeshme.

Në segmentin e udhëtimeve në distanca të gjata, situata mbetet më e dobët. Shtetet e Bashkuara (-39%) dhe Tanzania (-24%) kanë shënuar rëniet më të mëdha, ndërsa Japonia (+28%), Kanadaja (+2%) dhe Republika Dominikane (+1%) kanë arritur të ruajnë një ecuri pozitive”, thekson Edv.

Edhe gushti nuk pritet të sjellë përmirësim. “Rezervimet vijojnë të jenë nën nivelin e vitit 2025, me rreth 9% më pak udhëtarë. Këtë herë, Franca shënon një rënie të ndjeshme, rreth 12% më pak udhëtarë, ndërkohë që në muajt e mëparshëm kishte arritur të zbusë disi tendencat negative. Ky ngadalësim lidhet veçanërisht me numrin më të ulët të rezervimeve të minutës së fundit gjatë muajit korrik”, thuhet në raport, kryesisht për shkak të zjarreve në jugperëndim të vendit.

“Sa i përket Francës, shpresojmë që udhëtarët të rikthehen sapo situata ta lejojë, në mënyrë që të mbështesin zonat e prekura dhe profesionistët që punojnë atje”, shprehet Valérie Boned, presidente e EdV.

Sipas parashikimeve, deri më tani vetëm Spanja (+3,5%), Maroku (+3%), Shqipëria (+258%), Mali i Zi (+37%) dhe Kanadaja (+3%) kanë shënuar rritje të rezervimeve.

Artikulli para

Këta tre faktorë në moshën e mesme mund të vonojnë demencën deri në 13 vite

Artikulli pas

AMP publikon shifrat: 54 referime në Prokurori dhe 11 arrestime gjatë korrikut

Editor

Editor

Nga Kategoria

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z
Turizëm

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

9 Nëntor, 2026
Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë
Turizëm

Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë

9 Nëntor, 2026
Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida
Ekonomi

Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

8 Nëntor, 2026
”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike
Turizëm

”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike

8 Nëntor, 2026
Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm
Ekonomi

Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm

6 Nëntor, 2026
“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet
Turizëm

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
AMP publikon shifrat: 54 referime në Prokurori dhe 11 arrestime gjatë korrikut

AMP publikon shifrat: 54 referime në Prokurori dhe 11 arrestime gjatë korrikut

Të Përzgjedhura

Ngushtica e Hormuzit dhe efekti domino në ekonominë globale
OP-ED

Ngushtica e Hormuzit dhe efekti domino në ekonominë globale

Nga SkyWeb
23 Qershor, 2025
0

nga Amir Gjana Universiteti i Oklahomës Ndërkohë që tensionet në rajonin e Lindjes së Mesme vazhdojnë të përshkallëzohen, një zhvillim...

Lexo të plotë
Radhë të gjata, në dy ditë e tërhoqen bonusin 42 000 pensionistë

Radhë të gjata, në dy ditë e tërhoqen bonusin 42 000 pensionistë

2 Dhjetor, 2025
Gati gjysma e punëtorëve në Greqi ankohen për oraret e zgjatura të papaguara

Gati gjysma e punëtorëve në Greqi ankohen për oraret e zgjatura të papaguara

4 Nëntor, 2026
Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura, kostot

Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura, kostot

14 Janar, 2026
Barnat për humbje peshe mund të ulin rrezikun e frakturave te personat me diabet të tipit 2

Barnat për humbje peshe mund të ulin rrezikun e frakturave te personat me diabet të tipit 2

6 Gusht, 2026

Të Fundit

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

9 Nëntor, 2026
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet

Ministrja gjen fajtorin për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë: Protestuesit!

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr