Dëmet e shumta që u shkaktohen fëmijëve dhe adoleshentëve nga ekspozimi ndaj rrjeteve sociale nuk janë rastësi, “por rezultat i modeleve të biznesit që e trajtojnë vëmendjen e fëmijëve tanë si mall”, tha ajo gjatë një fjalimi në Copenhagen.
Ajo shtoi se BE-ja po synon veçanërisht TikTok, X dhe platformat e Meta, Instagram dhe Facebook.
“Po ndërmarrim masa kundër TikTok-ut dhe dizajnit të tij që krijon varësi, si lëvizja e pafundme (endless scrolling), riprodhimi automatik dhe njoftimet push. E njëjta gjë vlen edhe për Meta-n, sepse besojmë se Instagram dhe Facebook nuk po e zbatojnë siç duhet kufirin minimal të moshës prej 13 vjeç”, deklaroi ajo.
Komisioni ka nisur gjithashtu procedura kundër X për përdorimin e mjetit të tij të inteligjencës artificiale Grok në krijimin e imazheve seksuale të grave dhe fëmijëve.
Deri në fund të vitit, Komisioni do të synojë “praktikat e dizajnit te varësise dhe të dëmshëm”, si “kapja e vëmendjes, kontratat komplekse dhe kurthet e abonimeve”, shtoi ajo.
Von der Leyen mbështeti gjithashtu vendosjen e rregullave të rrepta për të ndaluar aksesin në rrjetet sociale për adoleshentët nën një moshë të caktuar. /skyweb.al
Bizneset shqiptare kanë një rrugë shumë të gjatë për tu afruar me BE-në sa i përket produktivitetit. Një studim i...
Lexo të plotëSkyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.
Email: info@skyweb.al
NIPT: M51916003M
© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al
© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al