• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 13 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

“Luxus Magazine”: Shqipëria, destinacioni i ardhshëm i turizmit luksoz

Editor Nga Editor
14 Maj, 2026
në Turizëm
A A
0
Nga Velipoja në Ksamil, Rama: Bashkitë do të marrin në menaxhim plazhet problematike
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mes brigjeve të kaltërta të Jonit, fshatrave bregdetare të fshehura dhe resorteve luksoze që po ngrihen me ritme të shpejta, Shqipëria po shndërrohet në një nga surprizat më të mëdha turistike të Evropës, sipas “Luxus Magazine”.

Dikur e nënvlerësuar dhe e lënë jashtë hartës së destinacioneve elitare, sot Shqipëria po tërheq vëmendjen e turistëve të pasur dhe markave më prestigjioze të hotelerisë botërore.

Me natyrë të paprekur, trashëgimi kulturore dhe investime miliarda euro, vendi po pozicionohet si destinacioni i ri luksoz i Mesdheut.Riviera Joniane sot ofron një kombinim të rrallë: ujëra të kristalta, hotele me pesë yje dhe një ndjesi ekskluziviteti që vazhdon të ruhet.

Turistët më të kujdesshëm e kanë zbuluar tashmë vendin. Për vizitorët e tjerë, ende nuk është vonë për të njohur mrekullitë e Shqipërisë. Një vend që ende lufton me stereotipet

Për disa dekada, Shqipëria ka vuajtur nga një imazh negativ i trashëguar nga e kaluara komuniste dhe trazirat e viteve 1990.

Këto paragjykime kanë mbetur më gjatë sesa realiteti. Shumë turistë evropianë nuk e kanë rishikuar kurrë perceptimin e tyre për vendin.

Megjithatë, sot udhëtimi drejt Shqipërisë nuk paraqet vështirësi të veçanta për turistët evropianë.

Shifrat e konfirmojnë këtë ndryshim: në vitin 2024, vendi priti 11,7 milionë vizitorë ndërkombëtarë.

Ndërkohë, kompani si “Marriott International”, “Hyatt”, “MGallery” dhe “Aman Resorts” kanë hapur ose shpallur projekte në vend.

Mbi 3 miliardë euro janë investuar në projekte strategjike turistike që nga viti 2016.

Brenda pesë viteve, oferta e hoteleve me pesë yje është rritur nga zero në 17 struktura.

Për turistët elitarë, këto janë sinjale të qarta se Shqipëria tashmë po tërheq turizëm të nivelit të lartë, me infrastrukturë në përputhje.

Çfarë duhet planifikuar para nisjes

Në Shqipëri lejohet hyrja pa viza për qytetarët e Bashkimit Evropian, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, rekomandohet që turistët të kenë pasaportë të vlefshme dhe sigurim të plotë udhëtimi.

Një element praktik është interneti: Shqipëria nuk përfshihet në roaming-un evropian, ndaj përdorimi i një karte eSIM-i është një zgjidhje e rekomanduar për të shmangur kostot e larta.

Po ashtu, pagesat me kartë mbeten të kufizuara në disa zona, madje edhe në disa ambiente luksoze, ndaj mbajtja e parave cash mbetet e nevojshme.

Përsa i përket periudhës më të mirë për ta vizituar vendin, muajt maj-qershor dhe shtator konsiderohen idealë, pasi ofrojnë kushte më të favorshme, përpara dhe pas kulmit të sezonit veror në gusht.

Riviera Shqiptare, një perlë e Mesdheut

Riviera Shqiptare shtrihet rreth 130 kilometra mes Vlorës dhe Sarandës, përgjatë detit Jon.

Vija bregdetare alternon shkëmbinj, gjire të fshehura dhe plazhe ranore me ujëra të kaltërta. Ksamili veçohet si destinacioni kryesor i turizmit luksoz bregdetar.

Plazhi i Gjipesë, i vendosur mes dy shkëmbinjve, mbetet një nga plazhet më të paprekur në Mesdhe.

Ndërkohë, Butrinti, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, plotëson ofertën kulturore vetëm pak kilometra larg.

Hotele dhe resorte të nivelit të lartë

“Green Coast Hotel MGallery”, i hapur në qershor të vitit 2025 pranë Plazhit Palasë, është hoteli i parë me pesë yje i koleksionit MGallery në Shqipëri.

Me plazhin privat të certifikuar “Blue Flag”, spa me pesë nivele dhe pishinë infinity mbi detin Jon, ai konsiderohet tashmë një prej standardeve të reja të rivierës.

“Xheko Imperial Luxury Hotel & Spa” në Sarandë ka fituar vlerësime të larta falë pamjes panoramike, qendrës spa dhe shërbimit të personalizuar.

Po ashtu, “VM Resort & Spa” përfaqëson një tjetër pikë referimi në segmentin luksoz të bregdetit Jon.

Për ata që kërkojnë privatësi, “Drymades Inn” në Dhërmi ofron vila elegante mes malit dhe detit.

Ndërsa “KEP Merli Resort” frekuentohet nga një klientelë ndërkombëtare e përzgjedhur.

Shqipëria, destinacioni që po zhvillohet shpejt

Sot, Shqipëria plotëson të gjitha kushtet për t’u renditur ndër destinacionet elitare të Mesdheut.

Infrastruktura hoteliere në rritje, bregdeti i paprekur, vendet e trashëgimisë botërore dhe gastronomia cilësore e kanë kthyer vendin në një zgjedhje gjithnjë e më të kërkuar.

Megjithëse ende mbetet relativisht i aksesueshëm, numri i vizitorëve pritet të rritet ndjeshëm në vitet e ardhshme.

Për këtë arsye, ky konsiderohet momenti ideal për të zbuluar Shqipërinë përpara se të bëhet një nga destinacionet më të kërkuara të luksit në Evropë.

Etiketat: destinacion
Artikulli para

Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

Artikulli pas

Kur “shqiponja” takon “dragoin”, çfarë duhet patur parasysh nga takimi Trump – Xi

Editor

Editor

Nga Kategoria

Sa kushton turizmi malor në Shqipëri? Nga Dajti te Alpet dhe Korabi, çmimet për çdo buxhet
Turizëm

Sa kushton turizmi malor në Shqipëri? Nga Dajti te Alpet dhe Korabi, çmimet për çdo buxhet

13 Gusht, 2026
BE shtyn sërish sistemin ETIAS, udhëtarët pa viza nuk do të paguajnë ende autorizimin e ri
Kryesore

BE shtyn sërish sistemin ETIAS, udhëtarët pa viza nuk do të paguajnë ende autorizimin e ri

12 Gusht, 2026
Francezët zgjedhin Shqipërinë, rritje me 288 %. “BFM Business” veçon çmimet, aksesin dhe rivierën
Turizëm

Francezët zgjedhin Shqipërinë, rritje me 288 %. “BFM Business” veçon çmimet, aksesin dhe rivierën

12 Gusht, 2026
Rezervimet nga Franca rriten me 288%, “BFM Business”: Faktorët që e kanë kthyer Shqipërinë në destinacion të preferuar
Turizëm

Rezervimet nga Franca rriten me 288%, “BFM Business”: Faktorët që e kanë kthyer Shqipërinë në destinacion të preferuar

12 Gusht, 2026
Superjahti “MY Deep Blue” ndalon në Portin e Durrësit
Turizëm

Superjahti “MY Deep Blue” ndalon në Portin e Durrësit

11 Gusht, 2026
Media italiane: Ksamili, mes destinacioneve më të lira dhe mahnitëse për pushime verore
Turizëm

Shqipëria, në mesin e opsioneve kryesore të francezëve për pushime

10 Gusht, 2026
Artikulli pas
Kur “shqiponja” takon “dragoin”, çfarë duhet patur parasysh nga takimi Trump – Xi

Kur "shqiponja" takon "dragoin", çfarë duhet patur parasysh nga takimi Trump - Xi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pse në dimër jemi më të uritur?
Shëndet

Pse në dimër jemi më të uritur?

Nga Editor
26 Janar, 2026
0

Gjatë dimrit, shumë prej nesh vërejnë ndryshime në oreks, shpesh duke ndjerë një tërheqje më të madhe për ushqime të...

Lexo të plotë
Suplementet me magnez për gjumë po bëhen virale, a funksionojnë vërtet?

Suplementet me magnez për gjumë po bëhen virale, a funksionojnë vërtet?

25 Maj, 2026
Pilotët e Lufthansa në grevë, anulohen qindra fluturime

Kriza e karburanteve po i shkakton Lufthansa-s 2 mld USD kosto ekstra

6 Maj, 2026
OBSH thotë se Shqipëria po boshatiset nga mjekët: Çdo vit ikën një brez i diplomuar

VENDIMI/ Qeveria parashikon rritje pagash në Shëndetësi, cilat kategori përfitojnë

9 Shkurt, 2026
Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

12 Maj, 2026

Të Fundit

Spotify “kundër” artistëve AI, platforma merr masat

Spotify “kundër” artistëve AI, platforma merr masat

13 Gusht, 2026
Pse terapia nuk funksionon njësoj për të gjithë pacientët me Parkinson?

Pse terapia nuk funksionon njësoj për të gjithë pacientët me Parkinson?

13 Gusht, 2026
Autoritetet e BE kundër urdhrit të Trump për vaksinat: Mund të rrezikojë Europën

Autoritetet e BE kundër urdhrit të Trump për vaksinat: Mund të rrezikojë Europën

13 Gusht, 2026
Shqipëria mban ende të forta lidhjet familjare, 24,6 % e popullsisë takohet përditë me familjen

Shqipëria mban ende të forta lidhjet familjare, 24,6 % e popullsisë takohet përditë me familjen

13 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr