• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Ngushtica e Hormuzit dhe efekti domino në ekonominë globale

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Qershor, 2025
në OP-ED
A A
0
Ngushtica e Hormuzit dhe efekti domino në ekonominë globale
Share on FacebookShare on WhatsApp

nga Amir Gjana
Universiteti i Oklahomës

Ndërkohë që tensionet në rajonin e Lindjes së Mesme vazhdojnë të përshkallëzohen, një zhvillim i fundit në parlamentin e Iranit ka tërhequr vëmendje dhe ka shkaktuar panik e frikë në mbarë botën. Kjo i referohet faktit që parlamenti i Iranit votoi në favor të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit. Ky vendim vjen si kundërpërgjigje e sulmeve të fundit që goditën territorin e Iranit. Vendimi nuk është finalizuar, pasi kërkon aprovimin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, në mënyrë që të implementohet. Por, thjesht fakti që një zhvillim i tillë duket i mundur në ardhmen e afërt, është më se mjaftueshëm për të shkaktuar frikë në skenën botërore.

Çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe si mundet të ndikohet bota nga bllokimi i saj?

Ngushtica e Hormuzit e cila lidh Gjirin e Omanit, Gjirin Persik dhe Detin Arabik ndodhet midis Shtetit të Omanit dhe Shtetit të Iranit, dhe njihet si një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë. Kjo ngushticë kryesisht përdoret për transportin e naftës dhe konsiderohet si pika detare më e rëndësishme për sigurinë energjetike globale.

Sipas të dhënave nga Administrata e Informacionit për Energjinë e Shteteve të Bashkuara (EIA), në vitin 2024, nëpërmjet kësaj ngushtice u transportua mesatarisht 20 milionë fuçi nafte çdo ditë. Me fjalë të tjera, rreth 20% e produkteve të naftës që u përdorën globalisht, kaluan nëpërmjet kësaj ngushtice. Si pasojë, bllokimi i kësaj ngushtice do të shkaktonte një rritje të çmimeve të naftës nëpër mbarë globin.

Tre faktet kryesore

Në mënyrë që të kuptohet përse ky bllokim do të kishte kaq efekte të mëdha, janë 3 fakte që duhen marrë parasysh:

E para, rëndësia themelore e naftës në ekonomitë e sotme. Produktet e ndryshme të naftës luajnë disa role në ekonomitë e sotme, por çfarë konsiderohet më themelorja është roli i naftës në transport. Qoftë për automjete tokësore, avionë ose anije tregtare, nafta është karburanti kryesor. Në rast se çmimi i naftës pëson rritje, atëherë çmimi i transportit të produkteve dhe materialeve po ashtu pëson rritje. Në një ekonomi, rritja në çmimin e transportit të mallrave shkakton një rritje çmimesh në pothuajse të gjitha produktet dhe shërbimet, dhe ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë zinxhirët e furnizimit dhe çmimet përfundimtare për konsumatorët.

Fakti i dytë është që, në ditët e sotme, pothuajse të gjitha shtetet në botë dhe ekonomitë e tyre kanë varësi me njëra-tjetrën. Globalizmi ekonomik dhe zhvillimet që kanë forcuar lidhjet ekonomike midis shteteve, kanë lejuar shtetet të arrijnë një ritëm zhvillimi të pamenduar më përpara dhe kanë ndihmuar konsumatorët të gjejnë produkte dhe shërbime me çmime të ulëta dhe kualitet të lartë. Megjithatë, kjo strukturë po ashtu shkakton që një situatë si bllokimi i Ngushticës së Hormuzit të ndikojë të gjithë botën në mënyrë direkte dhe indirekte. Edhe në rast se një shtet nuk përdor këtë ngushticë për importin ose eksportin e produkteve të naftës, ata përsëri do mund të përjetojnë një rritje çmimesh, për shkak se shtetet e tjera me të cilat kanë marrëdhënie importi ose eksporti kanë një marrëdhënie të tillë. Në momentin që zinxhiri ekonomik botëror shkundet, nuk ka rëndësi sa larg një shtet mund të jetë prej burimit të problemit, ata sërish do përjetojnë këto efekte. Vetëm në rast izolimi total (si rasti i Koresë së Veriut), mundet që një ekonomi të shmangi efektet që do vijojnë në rast se Ngushtica e Hormuzit bllokohet.

Fakti i fundit që duhet marrë parasysh, lidhet me koston dhe vështirësinë e gjetjes së një korridori të ri tregtar që shmang ngushticën e Hormuzit për transportin e mallrave. Në këtë situatë, duke u paraqitur me situatën e komplikuar të kësaj ngushticë, është normale të pyetet rreth mundësisë për të gjetur një alternativë tjetër. Një analizë e bërë nga Administrata e Informacionit për Energjinë e Shteteve të Bashkuara (EIA), në 15 Qershor, del në konkluzion se shumica e sasisë së naftës që kalon nëpër ngushticë nuk ka rrugë alternative për të dalë nga rajoni, përveçse disa rrjete tubacionesh për transportin e naftës, të cilat nuk përbëjnë një alternativë praktike.

Çfarë na pret?

Në këtë situatë, kur një pjesë themelore e dëmit që pritet të bëhet në ekonominë botërore do të bëhet në mënyrë indirekte, është e vështirë të bëjmë një parashikim jo vetëm të saktë, por edhe të detajuar. Por, duke parë analizën e bërë nga Administrata e Informacionit për Energjinë e Shteteve të Bashkuara (EIA), ne mund të kuptojmë që shumica e naftës dhe gazit të eksportuar nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit shkon drejt tregjeve aziatike. Më specifikisht, shtetet që janë pjesë kryesore e këtij eksporti janë Kina, India, Japonia dhe Korea e Jugut. Me këtë informacion, ne mund të parashikojmë që ekonomitë në rrezik më të lartë nga ky zhvillim priten të jenë këto katër shtete, por përfshijnë edhe shtetet me marrëdhënie të forta ekonomike me këto shtete (qoftë kjo marrëdhënie eksporti, importi ose një tjetër lloj marrëdhënie tregtare).

Për më tepër, si pasojë e largimit nga energjia ruse, shtetet europiane po ashtu kanë rritur varësinë nga Ngushtica e Hormuzit në vitet e fundit. Kjo do të thotë që, në rast të një bllokimi në këtë ngushticë, Europa rrezikon ndërprerjen e produkteve të naftës që janë jetike për ekonominë dhe transportin. Kjo kërcënon stabilitetin ekonomik të shteteve europiane dhe shtetet me marrëdhënie të forta ekonomike me to.

Në këtë situatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të jenë nga vendet më pak të prekura nga kjo krizë, për shkak të burimeve të tyre të energjisë dhe rrjeteve alternative të furnizimit për produkte nafte. Por efekte indirekte priten të shfaqen, pavarësisht distancës, për shkak të ndërlidhjes së tregjeve të energjisë globale.

Si pasojë, është në interesin global që kjo ngushticë të mos bllokohet dhe të gjendet një mënyrë paqësore për të menaxhuar konfliktet rajonale duke mbrojtur stabilitetin ekonomik dhe energjetik botëror.

Etiketat: amir gjanahormuzingushtica
Artikulli para

PABARAZIA/ 7 për qind e depozituesve kanë 7.4 mld euro në banka, pjesa tjetër THËRRIME

Artikulli pas

Trump thotë se lufta mbaroi, 14 bombat që mund të ndryshojnë Lindjen e Mesme

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çfarë kërkon qiraxhesha (sipas Ramës) Linda Karçanaj në zyrën private të Ergys Agasit?
Aktualitet

Çfarë kërkon qiraxhesha (sipas Ramës) Linda Karçanaj në zyrën private të Ergys Agasit?

26 Shkurt, 2026
Transformimi energjetik i Shqipërisë dhe urgjenca e një paradigme të re monetare-valutore
Ekonomi

Transformimi energjetik i Shqipërisë dhe urgjenca e një paradigme të re monetare-valutore

26 Shkurt, 2026
Korça vdiq! Të rrojnë fëmijët (politikanët) Po si ta shpjegojmë anglisht këtë?!
OP-ED

Korça vdiq! Të rrojnë fëmijët (politikanët) Po si ta shpjegojmë anglisht këtë?!

25 Shkurt, 2026
A ishte ky fjalimi më i mirë që Rama ka bërë dhe …që do të bëjë ndonjëherë?
OP-ED

A ishte ky fjalimi më i mirë që Rama ka bërë dhe …që do të bëjë ndonjëherë?

19 Shkurt, 2026
Taksat e ulëta për të pasurit po kthehen në një shqetësim serioz për ekonomitë
Ekonomi

Taksat e ulëta për të pasurit po kthehen në një shqetësim serioz për ekonomitë

19 Shkurt, 2026
Berisha “arratis” Ballukun në mëngjes dhe e kthen në darkë “për të prishur provat”!
OP-ED

Sa apartamente ka Belinda Balluku?

18 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Trump thotë se lufta mbaroi, 14 bombat që mund të ndryshojnë Lindjen e Mesme

Trump thotë se lufta mbaroi, 14 bombat që mund të ndryshojnë Lindjen e Mesme

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Avioni MiG-21 i zhytur në Dhërmi kthehet në atraksion turistik
Aviacion

Avioni MiG-21 i zhytur në Dhërmi kthehet në atraksion turistik

Nga Editor
22 Shtator, 2025
0

Nga simbol i historisë ushtarake të një epoke tjetër, në destinacion për zhytës dhe të huaj. Është fjala për një...

Lexo të plotë
Këmbimi valutor, forcohen Dollari, Franga dhe Paundi

Dollari përmirësohet, euro qëndron në vend: Si nis java për valutat e huaja?

2 Shkurt, 2026
Durrësi dhe Vlora, epiqendra e punësimit sezonal

Durrësi dhe Vlora, epiqendra e punësimit sezonal

18 Shtator, 2025
Sot është dita e kontrollorëve ajrorë, heronjtë e heshtur të qiellit

Sot është dita e kontrollorëve ajrorë, heronjtë e heshtur të qiellit

21 Tetor, 2025
Ekonomia në tranzicion, pse raporti bakër–ar nuk funksionon më si më parë

Ekonomia në tranzicion, pse raporti bakër–ar nuk funksionon më si më parë

8 Nëntor, 2025

Të Fundit

Si mund t’i lexojë inteligjenca artificiale mendimet tona?

Si mund t’i lexojë inteligjenca artificiale mendimet tona?

27 Shkurt, 2026
Pse disa njerëz ndihen të lodhur gjatë gjithë kohës?

Pse disa njerëz ndihen të lodhur gjatë gjithë kohës?

27 Shkurt, 2026
Remont i linjës së dëmtuar nga rrëshqitja e tokës, njoftohen ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit

Remont i linjës së dëmtuar nga rrëshqitja e tokës, njoftohen ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit

27 Shkurt, 2026
Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare

Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare

27 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr