• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 2 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Çfarë është zjarri i planifikuar ?

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Gusht, 2026
në Aktualitet, OP-ED
A A
0
Çfarë është zjarri i planifikuar ?
Share on FacebookShare on WhatsApp
Abdulla Diku – Inxhinier Pyjesh 

Ekziston një praktikë e njohur në menaxhimin modern të zjarreve që quhet “djegie e planifikuar” apo e kontrolluar (në anglisht: prescribed burning). Ajo nënkupton përdorimin profesional të zjarrit në një sipërfaqe të përcaktuar, sipas një plani teknik dhe vetëm brenda parametrave të caktuar të temperaturës, lagështisë, erës dhe lagështisë së materialit djegës.

Qëllimi nuk është të “digjet pylli”, por të reduktohet në mënyrë të kontrolluar sasia dhe vazhdimësia e lëndës djegëse, përpara periudhës së rrezikut maksimal (verës).

Problemi ynë: po grumbullohet karburant në pyjet dhe kullotat tona.

Problemi i zjarreve të verës nuk fillon në korrik apo gusht. Në shumë zona ai zhvillohet gjatë gjithë vitit dhe për vite me radhë.

Një pjesë e madhe e pyjeve tona kanë mungesë të menaxhimit aktiv silvikulturor. Rrallimet, krasitjet dhe trajtimet e tjera nuk kryhen fare. Si rezultat, në shumë pyje akumulohen bar i thatë, gjethe e hala, shkurre, degë të rrëzuara dhe dru i thatë.

Problemi nuk është vetëm sasia e kësaj biomase, por edhe vazhdimësia horizontale dhe vertikale e saj.

Kur bari dhe gjethet e thata lidhen me shkurret, shkurret me degët e ulëta dhe këto me kurorat e drurëve, krijohen të ashtuquajturat “zjarr i kurorave”.

Zjarri mund të kalojë nga sipërfaqja e tokës te shkurret dhe prej tyre në kurorën e pyllit, duke u shndërruar nga një zjarr sipërfaqësor në një zjarr shumë më intensiv dhe të vështirë për t’u kontrolluar.

Reduktimi i kullotjes po ndryshon peizazhin

Një faktor tjetër shumë i rëndësishëm për Shqipërinë është reduktimi i kullotjes dhe i numrit të bagëtive në shumë territore rurale e malore.

Historikisht, kullotja konsumonte një pjesë të konsiderueshme të prodhimit barishtor dhe vegjetacionit të ulët. Sot, në shumë zona, kjo biomasë nuk konsumohet më. Bari rritet në pranverë, thahet gjatë verës dhe krijon një shtresë të vazhdueshme materiali të imët, shumë të ndezshëm.

Pra, çdo vit prodhojmë biomasë, por gjithnjë e më pak prej saj largohet ose konsumohet.

Në shumë territore shqiptare kemi krijuar gradualisht një rezervuar të madh karburanti biologjik.

Pikërisht këtu mund të përdoret “djegia e kontrolluar”.

Ideja është relativisht e thjeshtë: një zjarr me intensitet të ulët, kur mund ta kontrollojmë, për të zvogëluar potencialin e një zjarri shumë më intensiv kur nuk mund ta kontrollojmë.

Djegia kryhet jashtë sezonit kritik dhe vetëm kur temperatura, lagështia, era dhe lagështia e materialit djegës janë brenda një “dritareje” të përcaktuar teknikisht.

Zjarri konsumon një pjesë të materialit të imët sipërfaqësor dhe ndërpret vazhdimësinë e tij. Kur vjen vera, sipërfaqja e trajtuar ka më pak material të disponueshëm për të ushqyer zjarrin dhe mund të krijojë kushte më të favorshme për ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Jo çdo pyll duhet djegur

Djegia e kontrolluar nuk është një recetë universale.

Ka habitate dhe specie ku zjarri mund të jetë i papërshtatshëm ose dëmtues. Veçanërisht në zonat e mbrojtura duhet të vlerësohen paraprakisht biodiversiteti, periudhat e riprodhimit të faunës, toka, rreziku i erozionit dhe objektivat e ruajtjes.

Në disa zona zgjidhja mund të jetë djegia e planifikuar; në të tjera kullotja e kontrolluar, kositja, menaxhimi mekanik i shkurreve, rrallimet dhe trajtimet silvikulturore.

Edhe druri i thatë nuk duhet larguar në mënyrë sistematike, sepse është një komponent i rëndësishëm i biodiversitetit pyjor.

Pra objektivi nuk është “pastrimi” i pyllit, por menaxhimi profesional i ngarkesës dhe vazhdimësisë së lëndës djegëse në tokë.

Zjarri i planifikuar ka një “recetë”

Çdo ndërhyrje duhet të ketë një plan teknik që përcakton sipërfaqen, objektivin, llojin dhe sasinë e materialit djegës, temperaturën, lagështinë, shpejtësinë dhe drejtimin e erës, topografinë, sjelljen e pritshme të zjarrit, linjat e kontrollit, personelin, pajisjet dhe burimet e ujit.

Nëse kushtet dalin jashtë parametrave të përcaktuar, zjarri nuk duhet të ndizet.

Një operacion i tillë mund të shërbejë njëkohësisht edhe për trajnimin praktik të specialistëve pyjorë dhe zjarrfikësve në interpretimin e sjelljes së zjarrit.

Shqipërisë i duhen zona pilot

Nuk duhet kaluar menjëherë në përdorim të gjerë. Mund të fillohet me disa zona pilot të vogla dhe të monitoruara shkencërisht, ku të krahasohen djegia e planifikuar, kullotja e kontrolluar, trajtimet mekanike dhe ndërhyrjet silvikulturore.

Duhet matur biomasa para dhe pas trajtimit dhe të monitorohen vegjetacioni, toka, biodiversiteti dhe efekti mbi rrezikun e zjarrit.

Çështja nuk duhet të jetë vetëm: “Si ta shuajmë zjarrin?”
Por:
“Si ta menaxhojmë territorin që zjarri i ardhshëm të ketë më pak karburant dhe më pak fuqi?”

Në djegien e planifikuar ne zgjedhim vendin, kohën, kushtet dhe objektivin e zjarrit. Në një zjarr të pakontrolluar, këto kushte nuk i kontrollojmë më ne.

Zjarri i planifikuar është një praktikë që aplikohet në Evropë, veçanërisht në vendet mesdhetare si Portugalia dhe Spanja, si pjesë e menaxhimit parandalues të zjarreve në pyje.

Ai konsiston në djegien e kontrolluar të vegjetacionit dhe biomasës së grumbulluar, në sipërfaqe të përcaktuara dhe vetëm në kushte të përshtatshme të motit, lagështisë dhe erës, nën drejtimin e personelit të specializuar.

Qëllimi kryesor është reduktimi i ngarkesës së lëndës djegëse, në mënyrë që zjarret që mund të shfaqen gjatë sezonit të thatë të kenë më pak material për t’u ushqyer dhe, rrjedhimisht, intensitet dhe përhapje më të vogël. Pra, zjarri i planifikuar nuk është një zjarr i pakontrolluar, por një instrument profesional i menaxhimit të territorit dhe parandalimit të zjarreve katastrofike.

Veçanërisht Australia, SHBA dhe Kanadaja janë shembuj shumë të mirë në këtë drejtim. Atje, politikat nuk mbështeten vetëm te fikja e zjarrit pasi ai ka filluar, por edhe te menaxhimi paraprak i lëndës djegëse, ku zjarri i planifikuar është një nga instrumentet kryesore.

Pikërisht këtu fillon ndryshimi ndërmjet menaxhimit të zjarrit dhe vrapimit pas tij.
Na mbeten katër opsione gjithsej;
1. Të punojmë fort për parandalimin në të gjitha skenarët.
2. Të ri-nisim menanxhimin e pyjeve dhe kullotave
3. Të aplikojmë djegien e planifikuar (në zona të caktuara)
4. Të vuajmë pasojat siç po bëjmë…
Etiketat: planifikuarzjarri
Artikulli para

Të jesh i vëmendshëm mund të ndikojë në atë që ndodh brenda trupit, zbulon studimi

Artikulli pas

Iute Albania po “kreh” shqiptarët me interesa “peshkaqenësh” edhe pas skandalit MCA, fitime kolosale në Shqipëri (ndryshe nga rajoni)

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë
Aktualitet

Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë

1 Tetor, 2026
Ikën “Tajvani”, shpallet projekti fitues për rikualifikin e Parkut Rinia
Aktualitet

Ikën “Tajvani”, shpallet projekti fitues për rikualifikin e Parkut Rinia

1 Tetor, 2026
Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën
Aktualitet

Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën

1 Tetor, 2026
Shteti ka rënë, por ka zënë poshtë edhe opozitën
OP-ED

Shteti ka rënë, por ka zënë poshtë edhe opozitën

1 Tetor, 2026
SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI
Aktualitet

SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI

1 Tetor, 2026
Kaosi me pronat dhe rasti i Prof.Dr Qirjako Menikos: Mbeti gjyqeve deri sa iku nga kjo botë
Aktualitet

Kaosi me pronat dhe rasti i Prof.Dr Qirjako Menikos: Mbeti gjyqeve deri sa iku nga kjo botë

1 Tetor, 2026
Artikulli pas
Zgjerohet skandali, pas grave të Lezhës 33-vjeçarja mashtron të afërmën në Tiranë: I mori kartën dhe aplikoi për kredi te IUTE Credit

Iute Albania po "kreh" shqiptarët me interesa "peshkaqenësh" edhe pas skandalit MCA, fitime kolosale në Shqipëri (ndryshe nga rajoni)

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qindra miliona euro xhiro, por deklaronin humbje, Prokuroria e Fierit reagon pas arrestimeve të bujshme te Bankers Petroleum
Aktualitet

“Grup i strukturuar kriminal”, SPAK nis veprimet mbi dosjen Bankers Petroleum

Nga SkyWeb
15 Tetor, 2025
0

Pas dhjetë ditësh nga dorëzimi i dosjes në Prokurorinë e Posaçme, SPAK ka nisur zyrtarisht hetimet për çështjen “Bankers Petroleum”,...

Lexo të plotë
DURANA/  Parajsa offshore në Xhafzotaj, si e ngriti fiktivisht Elira Kokona parkun pa bërë asnjë godinë!

DURANA/ Parajsa offshore në Xhafzotaj, si e ngriti fiktivisht Elira Kokona parkun pa bërë asnjë godinë!

12 Janar, 2026
Operacioni i SPAK, arrestohet “bosi” i Call Center Gentian Pjetërgjokaj në Tiranë

Operacioni i SPAK, arrestohet “bosi” i Call Center Gentian Pjetërgjokaj në Tiranë

23 Prill, 2026
BMW ndryshon strategji: Shkurtime të vendeve të punës, AI dhe 2 miliardë euro investime në Gjermani

BMW ndryshon strategji: Shkurtime të vendeve të punës, AI dhe 2 miliardë euro investime në Gjermani

30 Shtator, 2026
Pas hapjes në Tiranë, RyanAir po shkon drejt mbylljes së bazës në Selanik

Pas hapjes në Tiranë, RyanAir po shkon drejt mbylljes së bazës në Selanik

6 Maj, 2026

Të Fundit

Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë

Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë

1 Tetor, 2026
Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë

Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë

1 Tetor, 2026
Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

1 Tetor, 2026
Vendimi i ri, çfarë ndodh me pronën nëse Kadastra nuk gjen poseduesin

Nis verifikimi në terren i pronave në Tiranë, çfarë ndodh me ato në proces legalizimi

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr