• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Policia i heq licencën kompanive private të sigurimit pas dhunës ndaj protestueve në Zvërnec, Major Security mori “të fortë” hua

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Qershor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Kush i komandon maskat në Zvërnec? Rrëmbejnë protestues, hedhin spraj ndaj policisë dhe Ministria hesht
Share on FacebookShare on WhatsApp

Policia e Shtetit ka hequr licencën për dy subjekte private të sigurisë fizike, pas ngjarjeve të ndodhura gjatë tubimit të zhvilluar më 30 maj 2026 në Portonovë, Zvërnec, ku një protestues u godit dhe u tërhoq me forcë brenda rrethimit të pronës.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, licenca u është hequr subjekteve ShPSF “Myrto Security 1.3A” dhe ShPSF “Major Security”, pas hetimeve administrative të kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe Departamenti për Sigurinë Publike.

Hetimet janë përqendruar te veprimet dhe mosveprimet e punonjësve të sigurisë gjatë tubimit, si dhe te ligjshmëria e subjekteve private të kontraktuara nga pronari për ruajtjen dhe sigurinë fizike të pronës në Portonovë.

Nga verifikimet, Policia thotë se ShPSF “Myrto Security 1.3A” nuk kishte marrë masat e nevojshme për sigurinë e objektit dhe nuk kishte zbatuar rregullat për hyrjen dhe daljen e personave apo mjeteve në objekt. Ky subjekt nuk administronte listën e personave dhe mjeteve që lejoheshin të hynin në pronë.

Për shkak të këtyre shkeljeve, më 30 maj, në brendësi të rrethimit janë lejuar të hyjnë persona të paidentifikuar dhe të panjohur nga personeli i shërbimit. Sipas Policisë, këta persona kanë ndërhyrë pa asnjë atribut ligjor gjatë tubimit, kanë goditur dhe tërhequr me forcë një protestues, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Policia bën të ditur gjithashtu se nga brenda rrethimit të pronës është reaguar ndaj protestuesve me gurë dhe sende të tjera. Punonjësit e ShPSF “Myrto Security 1.3A” nuk kanë kryer asnjë veprim për parandalimin e dhunës apo largimin e personave që kryen veprimet e paligjshme.

Shkelje janë konstatuar edhe te ShPSF “Major Security”.

Sipas Policisë, një punonjës i licencuar i këtij subjekti, së bashku me dy persona të tjerë, ka kryer veprime arbitrare në tejkalim të kompetencave.

Ata kanë goditur me grusht një nga protestuesit, e kanë marrë me forcë dhe e kanë futur brenda rrethimit, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Nga verifikimet rezultoi se dy personat e tjerë të proceduar penalisht nuk figuronin të regjistruar apo të licencuar nga ShPSF “Major Security”.

Në përfundim të hetimeve administrative, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vendosi heqjen e licencës për të dy subjektet, bazuar në ligjin “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”.

Policia njofton se hetimet penale dhe administrative për ngjarjen vijojnë.

Artikulli para

Reforma për kompensimin e pasagjerëve, kompanitë ajrore duan më shumë kohë

Artikulli pas

“The Wom Travel’: Rëra e bardhë dhe ujërat e kthjellëta, sekretet e suksesit të Ksamilit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?
OP-ED

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

15 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore
Aktualitet

Protestat, Presidentit Begaj bën thirrje për qetësi dhe dialog: Të mos cenohet rendi kushtetues dhe stabiliteti i vendit

15 Tetor, 2026
KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta
OP-ED

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve
Ekonomi

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!
Ekonomi

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

15 Tetor, 2026
Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!
Aktualitet

Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
“The Wom Travel’: Rëra e bardhë dhe ujërat e kthjellëta, sekretet e suksesit të Ksamilit

“The Wom Travel’: Rëra e bardhë dhe ujërat e kthjellëta, sekretet e suksesit të Ksamilit

Të Përzgjedhura

“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët
Ekonomi

Shqiptarët përballë dilemës: Mish Brazili, por lirë (!) apo mish vendas dhe shumë i shtrenjtë?

Nga SkyWeb
29 Shtator, 2026
0

Ndalimi i importeve nga Brazili pritet të sjellë rritje të çmimeve të mishit në tregun vendas, ndërsa konsumatorët mund të...

Lexo të plotë
Shkollat në Shqipëri janë pa ujë, kanë lagështirë dhe tualete jashtë standardeve

Shkollat në Shqipëri janë pa ujë, kanë lagështirë dhe tualete jashtë standardeve

29 Tetor, 2025
SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje për metalet e rralla

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje për metalet e rralla

26 Tetor, 2025
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum

SKEMA/ Bankers Petroleum lëshonte fatura fiktive për të mos paguar taksat, detaje nga dosja

3 Gusht, 2025
Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD

Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD

9 Maj, 2025

Të Fundit

Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

15 Tetor, 2026
Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

15 Tetor, 2026
Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

15 Tetor, 2026
A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr