• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqiptarët përballë dilemës: Mish Brazili, por lirë (!) apo mish vendas dhe shumë i shtrenjtë?

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Shtator, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ndalimi i importeve nga Brazili pritet të sjellë rritje të çmimeve të mishit në tregun vendas, ndërsa konsumatorët mund të përballen me një zgjedhje të vështirë: mish brazilian më të lirë, ose produkte vendase dhe alternative importi shumë më të shtrenjta.

Përpunuesit e mishit paralajmërojnë se, prej muajit nëntor, çmimet e mishit të freskët të viçit, pulës dhe nënprodukteve mund të rriten nga 12 deri në 40%.

Pas blegtorisë, edhe bujqësia në pikiatë, Shqipëria prodhon gjithnjë e më pak drithëra

Rritja më e fortë pritet gjatë muajit dhjetor, kur rezervat e siguruara përmes kontratave të vjetra pritet të shterojnë.

Prej 3 shtatorit 2026, Shqipëria nuk lejon importin e mishit të gjedhit dhe mishit të shpendëve nga stabilimentet braziliane që nuk janë të certifikuara sipas rregullave të Bashkimit Evropian.

Përpunuesit thonë se efektet e vendimit nuk janë reflektuar ende në çmimet e pakicës, pasi kompanitë po përdorin furnizimet e blera përpara hyrjes në fuqi të kufizimeve.

Sipas tyre, rezervat në magazina mund të zgjasin deri në dy muaj, gjatë periudhës shtator–tetor.

Problemi kryesor lidhet me faktin se mishi i viçit dhe i pulës nga tregjet evropiane kushton 12 deri në 40% më shumë se produkti brazilian.

Çmime më të larta janë konstatuar edhe në alternativat e tjera të furnizimit, si Paraguaji, Argjentina dhe Uruguaji.

Filetoja e pulës mund të arrijë 450 lekë për kilogram

Gjoksi i pulës pritet të jetë një nga produktet më të prekura, pasi përdoret gjerësisht edhe nga industria e përpunimit të mishit, veçanërisht për prodhimin e proshutës së pulës.

Sipas përpunuesve, gjoksi i pulës përbën deri në 15% të totalit të importeve të disa kompanive.

Aktualisht, çmimi me shumicë i filetos së pulës luhatet rreth 320–330 lekë për kilogram.

Treguesit në rënie, po ku prodhohet më shumë mish në Shqipëri

Me kalimin te furnizimet nga tregjet evropiane, çmimi mund të arrijë deri në 450 lekë për kilogram.

Ukraina dhe Rumania konsiderohen ndër alternativat me çmime më të ulëta në tregun evropian, por edhe produktet nga këto vende rezultojnë 30–40% më të shtrenjta se mishi brazilian.

Mishi i viçit mund të shtrenjtohet me 300–400 lekë

Edhe mishi i gjedhit pritet të pësojë rritje të ndjeshme. Përpunuesit vlerësojnë se kostoja e furnizimit nga tregjet evropiane do të jetë rreth 19% më e lartë se ajo e furnizimeve nga Brazili, raporton Monitor.al. 

Kjo rritje mund të sjellë shtrenjtim të produkteve dhe nënprodukteve të mishit me rreth 12–13%.

Aktualisht, mishi i freskët i viçit shitet në pakicë me rreth 1,300–1,350 lekë për kilogram.

Pas ndryshimit të burimit të furnizimit, çmimi mund të rritet me 300–400 lekë, duke arritur në rreth 1,600–1,700 lekë për kilogram.

Brazili kryeson importet e mishit

Brazili vijon të jetë një nga furnizuesit kryesorë të mishit të pulës dhe gjedhit për përpunuesit vendas.

Sipas të dhënave të cituara nga INSTAT, importet e grupit “Mish dhe të brendshmet e ngrënshme të mishit” gjatë periudhës janar–gusht arritën në 10.7 milionë tonë.

Importet nga Brazili përbënin 33% të sasisë së përgjithshme të këtij grupi.

Pas Brazilit, peshën kryesore e zënë importet nga Shtetet e Bashkuara, Greqia dhe vende të tjera evropiane.

Blegtoria vendase nuk e zëvendëson shpejt Brazilin

Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2025 numri i deleve ra me 0.9%, dhive me 7.4%, derrave me 28.2% dhe shpendëve me 0.5%. Prodhimi i qumështit u ul me 0.1%, ndërsa numri i pulave u tkurr me 8.3%.

Edhe në vitin 2024, INSTAT raportoi rënie të numrit të deleve, dhive, derrave dhe shpendëve, ndërsa prodhimi i mishit në peshë të gjallë u ul me 3.8%.

Këto të dhëna tregojnë se prodhimi vendas nuk ka kapacitet të rritet menjëherë për të zëvendësuar boshllëkun që lë Brazili në treg.

Nëse importuesit nuk gjejnë burime alternative me çmime të krahasueshme, presioni mbi tregun pritet të rritet nga nëntori dhe të arrijë kulmin në dhjetor.

Pse u ndaluan importet nga Brazili?

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i ka kërkuar Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të marrë masat për informimin e operatorëve që importojnë mish gjedhi dhe shpendësh nga Brazili.

Sipas Ministrisë, importi lidhet me miratimin nga Bashkimi Evropian të zonave dhe stabilimenteve braziliane të prodhimit.

Rregullorja Zbatuese e Komisionit Evropian 2026/1189 ndryshoi rregullat për përdorimin e disa produkteve antimikrobike mjekësore.

Si pasojë, Brazili u hoq nga lista e vendeve ose rajoneve të autorizuara për dërgesat e disa kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore për konsum njerëzor.

Ndryshimet reflektohen drejtpërdrejt edhe në rregullat shqiptare dhe kanë nisur të zbatohen nga 3 shtatori 2026. /skyweb.al

Etiketat: brazilimish
Artikulli para

Humbjet e energjisë bien nën objektivin vjetor, por rezultati final pritet në dhjetor

Artikulli pas

Pse restorantet preferojnë më shumë klientët “solo” se sa grupet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Mos u ngrini!” Ndalohen të gjitha nisjet e avionëve në aeroportet e SHBA-së, e paprecedentë që prej 2001
Aviacion

“Mos u ngrini!” Ndalohen të gjitha nisjet e avionëve në aeroportet e SHBA-së, e paprecedentë që prej 2001

13 Nëntor, 2026
LISTA/ Amerikanëve u kërkohet që këto modele të BMW-së të mos i parkojnë brenda, ose mund të pendohen!
Ekonomi

LISTA/ Amerikanëve u kërkohet që këto modele të BMW-së të mos i parkojnë brenda, ose mund të pendohen!

13 Nëntor, 2026
Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën
Ekonomi

Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

13 Nëntor, 2026
LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave
Ekonomi

Stabilizohet tregu botëror i naftës, pritet ulje e çmimeve të karburanteve

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë
Aktualitet

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Batica e euros: Si u dyfishua tregu valutor i Shqipërisë në katër vjet

13 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Pse restorantet preferojnë më shumë klientët “solo” se sa grupet

Pse restorantet preferojnë më shumë klientët "solo" se sa grupet

Të Përzgjedhura

Ky kungull peshon mbi 1.3 ton dhe ka pas një histori të jashtëzakonshme
Aktualitet

Ky kungull peshon mbi 1.3 ton dhe ka pas një histori të jashtëzakonshme

Nga SkyWeb
14 Dhjetor, 2025
0

Andy Corbin, një punonjës IT nga Shtetet e Bashkuara, ka kthyer pasionin për kultivimin e kungujve gjigantë në një shkencë...

Lexo të plotë
“Huffpost”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026

“Huffpost”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026

18 Dhjetor, 2025
Studiuesit zbulojnë arsyet: Pse macet mund të jenë krijesat më të përsosura që ekzistojnë

Studiuesit zbulojnë arsyet: Pse macet mund të jenë krijesat më të përsosura që ekzistojnë

23 Nëntor, 2025
Pas iPhone 18, Apple gati të prezantojë modelin e palosshëm

Pas iPhone 18, Apple gati të prezantojë modelin e palosshëm

2 Prill, 2026
MISTERI/ Rusia nis evakuimet masive nga Izraeli

MISTERI/ Rusia nis evakuimet masive nga Izraeli

11 Janar, 2026

Të Fundit

“Mos u ngrini!” Ndalohen të gjitha nisjet e avionëve në aeroportet e SHBA-së, e paprecedentë që prej 2001

“Mos u ngrini!” Ndalohen të gjitha nisjet e avionëve në aeroportet e SHBA-së, e paprecedentë që prej 2001

13 Nëntor, 2026
LISTA/ Amerikanëve u kërkohet që këto modele të BMW-së të mos i parkojnë brenda, ose mund të pendohen!

LISTA/ Amerikanëve u kërkohet që këto modele të BMW-së të mos i parkojnë brenda, ose mund të pendohen!

13 Nëntor, 2026
Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

13 Nëntor, 2026
LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave

Stabilizohet tregu botëror i naftës, pritet ulje e çmimeve të karburanteve

13 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr