• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Rama për Zvërnecin: Për herë të parë më bënë të mendoj të largohem, por kam zgjedhur të udhëheq

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Qershor, 2026
në Kryesore, Aktualitet
A A
Rama për Zvërnecin: Për herë të parë më bënë të mendoj të largohem, por kam zgjedhur të udhëheq
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone personale për debatin e krijuar rreth projektit në Zvërnec të Vlorës, duke thënë se reagimet dhe akuzat e ngritura ndaj tij e kanë bërë për herë të parë të mendojë edhe largimin nga detyra.

Duke folur para mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se pas ngjarjes në Zvërnec dhe pas shpërndarjes së pretendimeve për pronat dhe investimin në këtë zonë, është ndjerë i goditur nga mënyra se si, sipas tij, është deformuar e vërteta.

Kreu i qeverisë u ndal veçanërisht te ato që i cilësoi shpifje të përditshme, të cilat sipas tij helmojnë qytetarët dhe krijojnë perceptimin se qeveria po vepron kundër interesit publik.

“Bëjnë përditë krimin e helmimit të njerëzve me shpifje. Si mund të jem unë kundër jush dhe kundër vetes dhe si mund të jenë gazetat greke aleate me ju? Ka diçka që nuk shkon”, tha Rama.

Kryeministri tha se kjo situatë e ka prekur personalisht, deri në pikën që ka menduar të largohet dhe të tërhiqet nga detyra.

“Kjo është ndjesia ime dhe për herë të parë më kanë bërë të mendoj edhe që t’ju përulem thellë dhe t’ju lë e të iki në katund”, u shpreh ai.

Megjithatë, Rama tha se ka zgjedhur të mos tërhiqet, por të vazhdojë të drejtojë vendin sipas bindjes së tij për zhvillimin e Shqipërisë.

“Por kam zgjedhur të bëj atë që kam bërë gjithmonë. Të udhëheq drejt asaj Shqipërie që e dua po aq sa edhe ju dhe të udhëheq këtë që kemi nisur bashkë dhe i kemi dhënë vlerë flamurit tonë”, deklaroi kryeministri.

Deklarata e Ramës vjen pas reagimeve të forta publike për dhunën ndaj protestuesve në Zvërnec, ku persona të sigurisë private u filmuan duke tërhequr zvarrë një protestues gjatë kundërshtimeve për projektin turistik në zonë. /skyweb.al

Etiketat: edi ramazvernec
Artikulli para

Rama mbron qytetarët dhe projektin në Zvërnec: Do bëja më keq se ju po të më thoshin se toka është e shtetit dhe po i falet të huajve!

Artikulli pas

Rama për Zvërnecin: Investitorë nga Katari do të derdhin 4 mld euro, janë para të verifikuara

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”
Ekonomi

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

15 Tetor, 2026
A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?
OP-ED

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

15 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore
Aktualitet

Protestat, Presidentit Begaj bën thirrje për qetësi dhe dialog: Të mos cenohet rendi kushtetues dhe stabiliteti i vendit

15 Tetor, 2026
KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta
OP-ED

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve
Ekonomi

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!
Ekonomi

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rama për Zvërnecin: Investitorë nga Katari do të derdhin 4 mld euro, janë para të verifikuara

Rama për Zvërnecin: Investitorë nga Katari do të derdhin 4 mld euro, janë para të verifikuara

Të Përzgjedhura

Nga janari në shtator, mbi 1 milion turistë vizituan destinacionet kulturore
Turizëm

Nga janari në shtator, mbi 1 milion turistë vizituan destinacionet kulturore

Nga Editor
14 Tetor, 2025
0

Të huajt që zgjodhën Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushime, viztuan më së shumti destinacionet kulturore. Nga janari në...

Lexo të plotë
Shtetësia për futbollistët me origjinë shqiptare, në “lojë” disa institucione: Pse edhe 80 pasaporta nuk “ndritën” gjë në Kombëtare

Shtetësia për futbollistët me origjinë shqiptare, në “lojë” disa institucione: Pse edhe 80 pasaporta nuk “ndritën” gjë në Kombëtare

10 Gusht, 2026
Shtrenjtimi i kafesë, CEO i lavazza-s jep alarmin: Konsumatori nuk mban më

Dy është pak, deri në sa kafe mund të pini në ditë pa dëmtuar shëndetin

24 Korrik, 2026
Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit: Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara

SIGURIA/ 275 aksidente në punë gjatë vitit 2025, 48 punonjës humbën jetën

15 Qershor, 2026
Më shumë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë nëntorit, dominojnë europianët

TIA kalon 1.25 milion pasagjerë në maj, zgjeron rrjetin në 104 destinacione

24 Qershor, 2026

Të Fundit

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

15 Tetor, 2026
Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

15 Tetor, 2026
Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

15 Tetor, 2026
Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr