• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 18 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pse u liruan llogaritë e miliarderëve të Katarit? SPAK bën prapaktheu për projektin e Zvërnecit, hetimet për pronat vijojnë

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Qershor, 2026
në Ekonomi, Turizëm
A A
Pse u liruan llogaritë e miliarderëve të Katarit? SPAK bën prapaktheu për projektin e Zvërnecit, hetimet për pronat vijojnë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka bërë prapaktheu duke liruar llogaritë bankare të kompanisë së lidhur me investitorët nga Katari, e angazhuar në projektin e Zvërnecit.

Llogaritë ishin bllokuar në kuadër të një hetimi për dyshimet mbi një skemë të tjetërsimit të pronave në këtë zonë. Por, sipas portalit Lapsi.al, SPAK ka vendosur të lirojë llogaritë që lidhen me vëllezërit miliarderë nga Katari, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat.

Të njëjtat burime thanë se lirimi i llogarive është bërë për të shmangur përballje të mundshme ligjore në Gjykatën e Arbitrazhit.

Megjithatë, hetimet për çështjen e pronësisë së tokës në Zvërnec mësohet se vijojnë.

Më herët, edhe kryeministri Edi Rama kishte bërë një paralajmërim publik ndaj SPAK, duke kërkuar që hetimet për çështjet e pronësisë të mos shndërroheshin në bllokim të investitorëve të huaj.

SPAK kishte sekuestruar më parë edhe llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development”, në kuadër të hetimeve për një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave në zonën e Zvërnecit.

Një nga administratorët e kompanisë, Redi Struga, i është nënshtruar kontrollit nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si pjesë e veprimeve hetimore që po zhvillohen nga Prokuroria e Posaçme.

Hetimet dyshohet se lidhen me një mekanizëm të mundshëm për kalimin e pronave shtetërore në duar private.

Në qendër të hetimit përmendet Artur Shehu, i cili aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara. Sipas burimeve hetimore, ai dyshohet se ka pasur rol drejtues në skemën e pretenduar të tjetërsimit të pronave.

Vendimi për lirimin e llogarive bankare e zhvendos çështjen në një tjetër plan: nga njëra anë vijojnë hetimet për pronësinë e tokës, ndërsa nga ana tjetër duket se SPAK ka shmangur mbajtjen e bllokuar të fondeve të investitorëve të huaj, në një projekt që është paraqitur si një nga investimet më të mëdha në rajon.

Etiketat: zvernec
Artikulli para

Zbrazja e vendit, një qytet sa Kavaja iku nga Shqipëria vetëm gjatë vitit 2025

Artikulli pas

SPAK në hetim origjinën e pronës në Zvërnec, Rama: Sqarim i plotë fondeve të kaluara përmes bankës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ngec tenderi i madh i internetit të AKSHI-t, vijon saga e bllokimeve përmes ankimimeve në KPP
Ekonomi

Shqipëria ka kosto relativisht të përballueshme në raport me të ardhurat dhe në rajon

17 Tetor, 2026
Më pak vite për të arritur në krye, si po e ndryshon AI karrierën e brezit të ri
Ekonomi

Më pak vite për të arritur në krye, si po e ndryshon AI karrierën e brezit të ri

17 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Euro e mbylli javën në kufirin jetik, nuk ndal rënien as dollari

17 Tetor, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik
Ekonomi

AIPS, afro 5.7 miliardë euro transferta mes bankave në Shqipëri

17 Tetor, 2026
Nafta prek sërish 110 dollarë, kriza në Hormuz dhe sulmet në Lindjen e Mesme ndezin tregjet
Ekonomi

Nafta prek sërish 110 dollarë, kriza në Hormuz dhe sulmet në Lindjen e Mesme ndezin tregjet

16 Tetor, 2026
FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës
Ekonomi

FMN: Shqipëria nuk ka shfrytëzuar potencialin e rritjes ekonomike

16 Tetor, 2026
Artikulli pas
SPAK në hetim origjinën e pronës në Zvërnec, Rama: Sqarim i plotë fondeve të kaluara përmes bankës

SPAK në hetim origjinën e pronës në Zvërnec, Rama: Sqarim i plotë fondeve të kaluara përmes bankës

Të Përzgjedhura

Si mund t’ju ndihmojë matematika të mbështillni më mirë dhuratat
Aktualitet

Si mund t’ju ndihmojë matematika të mbështillni më mirë dhuratat

Nga Editor
16 Dhjetor, 2025
0

Mbështjellja e dhuratave të Krishtlindjes me forma të çuditshme është gjithmonë një dhimbje koke, por ja formula për mbështjelljen perfekte....

Lexo të plotë
Lënia e qenit në makinë mund t’u kushtojë burgun qytetarëve në këtë shtet

Lënia e qenit në makinë mund t’u kushtojë burgun qytetarëve në këtë shtet

20 Qershor, 2026
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut

Java e fundit e fushatës, Leku forcohet ndjeshëm ndaj Euros dhe monedhave të tjera

5 Maj, 2025
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit

Të moshuarit shqiptarë me sytë nga shteti, kemi nivelet më të ulta në rajon për pensionet private

9 Dhjetor, 2025
Taulant Balla i mbyll derën Erion Braçes për Bashkinë e Tiranës: Për Elisën, do ta shohim

Taulant Balla i mbyll derën Erion Braçes për Bashkinë e Tiranës: Për Elisën, do ta shohim

7 Prill, 2026

Të Fundit

Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë

Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë

17 Tetor, 2026
TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta

TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta

17 Tetor, 2026
Tesla synon qiellin: A do t’i rrisë shitjet dhe aksionet makina fluturuese e Musk?

Tesla synon qiellin: A do t’i rrisë shitjet dhe aksionet makina fluturuese e Musk?

17 Tetor, 2026
Meshkujt po shpenzojnë më shumë se femrat për Botox

Meshkujt po shpenzojnë më shumë se femrat për Botox

17 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr