• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 24 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Paqja fiskale, bizneset kanë afat deri më 5 qershor për aplikim

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Qershor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bizneset kanë edhe dy ditë kohë për të aplikuar për përfshirjen në Marrëveshjen e Paqes Fiskale. Afati për paraqitjen e kërkesës në sistemin e-Filing përfundon më 5 qershor, ndërsa nga administrata tatimore nuk pritet të ketë shtyrje të afatit.

Aplikimet për këtë skemë nisën më 15 maj 2026 dhe mbyllen më 5 qershor. Pavarësisht kohës së shkurtër në dispozicion, përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kanë sqaruar gjatë një takimi me bizneset anëtare të Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë se zgjatja e afatit do të shkurtonte periudhën minimale njëvjeçare të zbatimit të marrëveshjes për tatimpaguesit.

Shtyrja e afateve është kërkuar më herët edhe nga kontabilistë dhe ekspertë auditimi, të cilët kanë ngritur shqetësimin se udhëzimet për zbatimin e ligjeve janë miratuar me vonesë, ndërsa koha e lënë në dispozicion të bizneseve është e kufizuar.

Sipas tyre, kjo mund të krijojë vështirësi në zbatimin praktik të procesit, veçanërisht për bizneset që kërkojnë të përfitojnë nga falja e detyrimeve, gjobave apo nga mundësia për rideklarimin e pasqyrave financiare.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë të ditur se deri më 10 qershor do të përfundojë procesi i verifikimit të dokumentacionit për aplikantët. Ndërkohë, sipas informacioneve paraprake, interesi i bizneseve për të aplikuar në marrëveshjen e paqes fiskale nuk rezulton të jetë i lartë.

Krahas nënshkrimit të marrëveshjes, bizneset mund të kryejnë edhe rideklarimin e pasqyrave financiare kundrejt pagesës së tatimit 5 për qind.

Rideklarimi lejohet vetëm një herë për vitet 2023, 2024 dhe 2025 dhe duhet të përfundojë deri më 30 qershor 2026. Kushti kryesor është që biznesi të ketë lidhur më parë marrëveshjen e paqes fiskale me administratën tatimore.

Subjektet mund të ndryshojnë deri në 30 për qind të zërave të aktiveve, detyrimeve dhe kapitaleve, pa gjoba apo kamatëvonesa, por me pagesë tatimi 5 për qind për çdo ndryshim. Procesi kryhet përmes e-Filing dhe synon korrigjimin e deklarimeve financiare të mëparshme.

Ligji për paqen fiskale synon rritjen e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore, formalizimin e ekonomisë dhe uljen e informalitetit. Ai parashikon një mekanizëm të kontrolluar për deklarimin korrekt dhe rritjen e fitimit të tatueshëm, por nuk përbën amnisti penale për vepra që lidhen me pastrimin e parave apo mashtrimet fiskale.

Për të aplikuar, tatimpaguesit duhet të deklarojnë tatim mbi fitimin ose tatim mbi të ardhurat personale nga biznesi, me të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë. Ata duhet të kenë dorëzuar deklaratat vjetore tatimore, të mos kenë detyrime tatimore të papaguara apo të padeklaruara, të mos jenë në proces apelimi administrativ dhe të mos jenë subjekt procedimesh penale në fushën tatimore.

Nga skema përjashtohen subjektet që janë dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrim tatimor, pastrim të produkteve të veprës penale ose fshehje të ardhurash, subjektet që janë nën hetim nga administrata tatimore, si edhe ato që realizojnë projekte koncesionare.

Sipas procedurës, inspektori harton draftmarrëveshjen dhe fitimi i tatueshëm llogaritet mbi bazën e fitimit të vitit paraardhës, të shumëzuar me koeficientin 1.18. Më pas përcaktohen këstet paraprake për periudhën qershor 2026 deri në mars 2027, si edhe përfshihet e drejta për rideklarimin e pasqyrave financiare.

Drafti nënshkruhet nga Drejtoria Rajonale Tatimore dhe i dërgohet tatimpaguesit. Procesi duhet të përfundojë jo më vonë se 10 qershor 2026. Tatimpaguesi duhet ta pranojë marrëveshjen duke e nënshkruar, vulosur dhe ngarkuar në e-Filing deri më 15 qershor 2026. Nëse kjo nuk ndodh brenda afatit, marrëveshja nuk konsiderohet e nënshkruar dhe detyrimet vijojnë sipas rregullave të përgjithshme.

Kësti i parë duhet të paguhet deri më 30 qershor 2026. Brenda të njëjtës datë duhet të përfundojë edhe procesi i rideklarimit të pasqyrave financiare për bizneset që zgjedhin të përdorin këtë mundësi.

Artikulli para

LUFTA/ Emirates shkurton ndjeshëm fluturimet, “tërmet” në aviacionin civil

Artikulli pas

PROJEKTI/ 15 kulla do t’i marrin frymën zonës së Liqenit të Thatë në Tiranë, ikën dhe ai pak pyll që ka mbetur

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë
Kryesore

NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë

23 Gusht, 2026
Rama pas takimit në Pogradec: Reflektim për sezonin e ri politik, diskutuam “Besën” dhe “Pasqyrë Albania”
Aktualitet

Rama pas takimit në Pogradec: Reflektim për sezonin e ri politik, diskutuam “Besën” dhe “Pasqyrë Albania”

23 Gusht, 2026
PRAPASKENA/ Zbulohet pse u largua kreu i Zjarrfikësve Arben Cara: Nuk u dorëhoq, por u shkarkua nga Lamallari
Aktualitet

Pas shkarkimit, reagon ish-kreu i Zjarrfikësve Arben Cara: Zjarri nuk luftohet vetëm me mjete, por me vendime

23 Gusht, 2026
Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë
Ekonomi

Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë

23 Gusht, 2026
Akuza për plaçkitje, klani i Aeroportit të Vlorës përleshet edhe në gjykatat e Abu Dhabit
Aktualitet

Akuza për plaçkitje, klani i Aeroportit të Vlorës përleshet edhe në gjykatat e Abu Dhabit

23 Gusht, 2026
5 miliardë euro për prona, sa i ekspozuar është sistemi bankar
Ekonomi

5 miliardë euro për prona, sa i ekspozuar është sistemi bankar

23 Gusht, 2026
Artikulli pas
PROJEKTI/ 15 kulla do t’i marrin frymën zonës së Liqenit të Thatë në Tiranë, ikën dhe ai pak pyll që ka mbetur

PROJEKTI/ 15 kulla do t'i marrin frymën zonës së Liqenit të Thatë në Tiranë, ikën dhe ai pak pyll që ka mbetur

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pesë mënyrat e ndalimit të “scroll-it” të pafundëm të fëmijëve
Shëndet

Pesë mënyrat e ndalimit të “scroll-it” të pafundëm të fëmijëve

Nga Editor
28 Mars, 2026
0

Të qenit prind në ditët e sotme është një sfidë e vërtetë në lidhje me praninë dhe menaxhimin e teknologjisë...

Lexo të plotë
Yuval Noah Harari: Vetëm bujaria mund të sjellë paqe mes Izraelit dhe Palestinës

Yuval Noah Harari: Vetëm bujaria mund të sjellë paqe mes Izraelit dhe Palestinës

10 Nëntor, 2025
British Airways dhe Aeroporti Ndërkombëtar iTiranës shënojnë 20 vite bashkëpunim me fluturime drejt Londrës

British Airways dhe Aeroporti Ndërkombëtar iTiranës shënojnë 20 vite bashkëpunim me fluturime drejt Londrës

8 Prill, 2026
“Presim VKM-në”, Ilir Shtufi mori truallin e Gardës për kullë kundrejt parkimit: Zbulohet VKM-ja që prisnin personat në hetim

“Presim VKM-në”, Ilir Shtufi mori truallin e Gardës për kullë kundrejt parkimit: Zbulohet VKM-ja që prisnin personat në hetim

8 Korrik, 2026
Elon Musk, trilioneri i parë në botë

Elon Musk, trilioneri i parë në botë

13 Qershor, 2026

Të Fundit

NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë

NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë

23 Gusht, 2026
Sekretet e “zonës blu”, pse të moshuarit e Sardenjës janë më të lumtur?

Sekretet e “zonës blu”, pse të moshuarit e Sardenjës janë më të lumtur?

23 Gusht, 2026
Harrojeni Francën, vera më e mirë në botë prodhohet në një cep të….Suedisë

Harrojeni Francën, vera më e mirë në botë prodhohet në një cep të….Suedisë

23 Gusht, 2026
“Travellisimo”: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më emocionuese të Europës

“Travellisimo”: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më emocionuese të Europës

23 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr