• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Pas shkarkimit, reagon ish-kreu i Zjarrfikësve Arben Cara: Zjarri nuk luftohet vetëm me mjete, por me vendime

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Gusht, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
PRAPASKENA/ Zbulohet pse u largua kreu i Zjarrfikësve Arben Cara: Nuk u dorëhoq, por u shkarkua nga Lamallari
Share on FacebookShare on WhatsApp

“Vendimi merret në gjashtë minuta dhe gjykohet për gjashtë muaj”, shkruan ish-drejtuesi i shërbimit zjarrfikës, duke kritikuar mënyrën se si matet menaxhimi i emergjencave nga zjarret.

Ish-kreu i Zjarrfikësve, Arben Cara, ka reaguar me një analizë të gjatë mbi mënyrën e drejtimit të operacioneve kundër zjarreve, duke theksuar se rezultati nuk varet vetëm nga numri i mjeteve, sasia e ujit apo ndërhyrjet nga ajri.

“Zjarri nuk barazohet me ujë dhe mjete. Të mendosh kështu është një doktrinë që të çon drejt vendimeve të gabuara”, shkruan Cara.

Sipas tij, pas çdo zjarri të madh pyetja kryesore është se sa zjarrfikëse, avionë apo helikopterë u angazhuan, ndërsa rrallë analizohet se çfarë vendimesh u morën në minutat e para kritike.

Cara thotë se gjatë karrierës së tij ka parë zjarre të mëdha të humbura me 20 automjete në terren dhe të tjera të kontrolluara me vetëm pesë. Sipas tij, ndryshimin e ka bërë aftësia për të parashikuar që në orën e parë se ku do të ndodhej zjarri disa orë më vonë.

Ish-kreu i Zjarrfikësve thekson se avionët dhe helikopterët nuk mund ta shuajnë të vetëm një zjarr të madh. Ata ngadalësojnë përhapjen, ftohin frontin dhe u japin kohë ekipeve, por ndërhyrja duhet të përfundojë nga zjarrfikësit në tokë.

“Nëse pas hedhjes nuk ka ekip që e konsolidon menjëherë zonën, uji avullon dhe zjarri mund të rikthehet”, paralajmëron ai.

Cara tërheq vëmendjen edhe për djegien pa flakë, e cila mund të vazhdojë në shtresën e humusit, në rrënjë, trungje të zbrazëta dhe grumbuj gjethesh. Largimi i ekipeve sapo ulen flakët, pa përfunduar ftohja dhe kontrolli i perimetrit, mund të sjellë riaktivizimin e zjarrit.

Në analizën e tij, ai rendit nëntë parime për komandantët e operacioneve: parashikimin e përhapjes së zjarrit, marrjen në kohë të vendimeve, shkurtimin e hierarkisë, ngritjen e strukturës së komandimit që në orën e parë, përshtatjen e strategjisë dhe garantimin e sigurisë së ekipeve.

Sipas Carës, jeta e zjarrfikësve dhe e popullsisë duhet të jetë mbi çdo objektiv tjetër. Ai thekson se tërheqja e ekipeve dhe evakuimi i banorëve nuk janë dështim, por vendime që tregojnë kompetencë profesionale.

“Ne investojmë miliona në kapacitetin për të reaguar, por shumë më pak në kapacitetin për të vendosur. Çdo verë bëjmë të njëjtën zgjedhje dhe çdo shtator e paguajmë”, shkruan ai.

Reagimi vjen pas largimit të Carës nga drejtimi i shërbimit zjarrfikës.

Skyweb.al zbuloi më herët se ai nuk kishte dhënë dorëheqjen, siç ishte raportuar fillimisht, por ishte shkarkuar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

“Zjarri luftohet nga vendimi i duhur, në kohën e duhur, nga njeriu i duhur”, përfundon ish-kreu i Zjarrfikësve.

Artikulli para

Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë

Artikulli pas

Çfarë rrobash duhet të veshim gjatë vapës së madhe?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët
Aktualitet

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

8 Tetor, 2026
Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!
Ekonomi

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

8 Tetor, 2026
Slotet e aeroporteve, biznesi i padukshëm që vlen dhjetëra milionë euro për kompanitë ajrore
Aviacion

20 kompanitë ajrore më të sigurta në Europë, shumë prej tyre fluturojnë edhe nga Shqipëria

8 Tetor, 2026
VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë
Ekonomi

Fermerët përfitojnë 12.2 milionë euro nga autofaturat, kur mbyllen aplikimet

8 Tetor, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari
Aktualitet

Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari

8 Tetor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje intensive, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron përmbytje në disa qytete

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
Çfarë rrobash duhet të veshim gjatë vapës së madhe?

Çfarë rrobash duhet të veshim gjatë vapës së madhe?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Konservuesit në ushqime ndikojnë në tensionin e lartë dhe infarktin e zemrës
Shëndet

Konservuesit në ushqime ndikojnë në tensionin e lartë dhe infarktin e zemrës

Nga Editor
24 Maj, 2026
0

Një studim i ri i realizuar në Francë ka ngritur shqetësime mbi ndikimin që disa konservues ushqimorë mund të kenë...

Lexo të plotë
Çfarë mund të vizitosh në Shqipëri në vetëm shtatë ditë?

Shqipëria, në listën e 50 plazheve më të bukura në Europë

5 Maj, 2026
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Greqia “luftë” CASH-it, bëhuni gati të nxirrni kartat për pagesa mbi 500 euro! Nuk pranohen në dorë

7 Maj, 2026
Rekomandimet  i jep shkenca, si të ndiheni më mirë në 2026

Rekomandimet i jep shkenca, si të ndiheni më mirë në 2026

2 Janar, 2026
Trump thotë se lufta mbaroi, 14 bombat që mund të ndryshojnë Lindjen e Mesme

Tensionet në Gjirin Persik, Trump kërkon ndërhyrjen e NATO-s dhe Kinës për Ngushticën e Hormuzit

16 Mars, 2026

Të Fundit

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

8 Tetor, 2026
Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

8 Tetor, 2026
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor, 2026
OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr