• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 18 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kapetanović: Ballkani duhet eksportojë ide jo vetëm punëtorë

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Qershor, 2026
në Ekonomi
A A
0
Kapetanović: Ballkani duhet eksportojë ide jo vetëm punëtorë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Herceg Novi – Forumi Ministror i Procesit të Berlinit për Ekonominë Kreative, i organizuar nga Mali i Zi në cilësinë e Kryesuesit të sivjetshëm të Procesit të Berlinit, u hap sot në Herceg Novi, duke mbledhur ministra përgjegjës për kulturën dhe përfaqësues nga Ballkani Perëndimor dhe pjesa tjetër e Europës për të diskutuar rolin e industrive kreative në zhvillimin e qëndrueshëm, punësimin e të rinjve dhe konkurrueshmërinë rajonale.

Forumi vazhdon dialogun e nisur në vitin 2025 gjatë Kryesimit të Mbretërisë së Bashkuar me Procesin e Berlinit dhe organizohet nga Ministria e Kulturës dhe Medias e Malit të Zi, në bashkëpunim me British Council.

“Ballkani Perëndimor nuk mund të konkurrojë globalisht vetëm përmes kostove të fuqisë punëtore.

Ne duhet të konkurrojmë me ide, autenticitet, aftësi digjitale, kulturë, përvojë dhe identitet. Industritë kreative nuk janë aktivitete kulturore margjinale.

Ato krijojnë vende pune, gjenerojnë eksporte, tërheqin vizitorë, forcojnë imazhin e rajonit dhe u japin të rinjve një arsye për të qëndruar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu. Kreativiteti nuk është dekor.

Kreativiteti është konkurrueshmëri,” tha Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC),Amer Kapetanović, gjatë diskutimit ministror të Forumit, të drejtuar nga Stephen Stenning, Drejtor i programit Culture in Action në British Council.

Kapetanović theksoi se rajonit nuk i mungon talenti krijues, duke nënvizuar: “Nuk na mungon kreativiteti; na mungon një sistem i industrisë. Nuk na mungon talenti; na mungon shkalla. Dhe nuk na mungojnë historitë; na mungojnë platformat e nevojshme për t’i shndërruar ato histori në vlerë të qëndrueshme ekonomike.

Secila ekonomi e Ballkanit Perëndimor është e vogël më vete, por së bashku mund të krijojmë shkallën rajonale që u nevojitet bizneseve kreative.”

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së bëri gjithashtu thirrje që industritë kreative të integrohen më ngushtë në Tregun e Përbashkët Rajonal, Planin e Rritjes së Bashkimit Europian dhe agjendën më të gjerë të konkurrueshmërisë rajonale, dhe përfundoi: “Ekonomia kreative përfshin njëkohësisht shërbimet, eksportet, turizmin, inovacionin, zhvillimin e bizneseve të vogla, aftësitë, punësimin e të rinjve dhe brendimin rajonal.

Ajo duhet të jetë në zemër të agjendës sonë të konkurrueshmërisë, jo në periferi të saj. Industria do të ofrojë kreativitetin. Detyra jonë është të ndërtojmë strukturën, shkallën dhe qasjen në tregje rreth tij.”

Artikulli para

Trajtimi i ri kundër artritit të gjurit mund të shmangë operacionin

Artikulli pas

Kryemadhi nxjerr SMS-të me Ramën: Duhet mbyllur shpejt….

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Euro e mbyll javën sërish me rënie

18 Shtator, 2026
Shtrenjtimi i plehrave kimikë, fermerët shmangën krizën ushqimore por rreziku është te dera
Ekonomi

Shtrenjtimi i plehrave kimikë, fermerët shmangën krizën ushqimore por rreziku është te dera

18 Shtator, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

18 Shtator, 2026
Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë
Ekonomi

Negociimi gjatë shitjes, deri sa % mund ta ulni çmimin e një apartamenti në Tiranë

18 Shtator, 2026
INSTAT: Kush merr më pak se kjo shumë konsiderohet i VARFËR
Ekonomi

Gati gjysma e shqiptarëve nuk mbyll dot muajin, Shqipëria e dyta në Europë pas Greqisë

18 Shtator, 2026
Kostoja e jetesës, italianët sot kanë më pak të ardhura se në 1990
Ekonomi

Kostoja e jetesës, italianët sot kanë më pak të ardhura se në 1990

18 Shtator, 2026
Artikulli pas
Kryemadhi nxjerr SMS-të me Ramën: Duhet mbyllur shpejt….

Kryemadhi nxjerr SMS-të me Ramën: Duhet mbyllur shpejt....

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

BUXHETI/ Makthi i hinkës në hyrje të Elbasanit nuk pritet të mbarojë deri në 2027
Aktualitet

BUXHETI/ Makthi i hinkës në hyrje të Elbasanit nuk pritet të mbarojë deri në 2027

Nga SkyWeb
6 Nëntor, 2025
0

Në draftbuxhetin e vitit 2026 është përfshirë për herë të parë projekti i rrugës lidhëse Tiranë–Elbasan me Korridorin VIII, një...

Lexo të plotë
Temperaturat ekstreme, OBSH paralajmëron: Është vetëm fillimi, verat e ardhshme do jenë më të nxehta

Temperaturat ekstreme, OBSH paralajmëron: Është vetëm fillimi, verat e ardhshme do jenë më të nxehta

1 Korrik, 2026
Media gjermane: Pesë arsye pse duhen bërë pushimet e verës në Shqipëri

Media gjermane: Pesë arsye pse duhen bërë pushimet e verës në Shqipëri

30 Qershor, 2026
“Poshtë dinazaurët!”Shqiptarët nuk u besojnë partive politike, 77% shprehen kundër tyre

“Poshtë dinazaurët!”Shqiptarët nuk u besojnë partive politike, 77% shprehen kundër tyre

20 Qershor, 2026
Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, çfarë duhet të dini

Skema e pensioneve në kolaps, tre sugjerimet afatshkurtra por të dhimbshme nga BB

7 Janar, 2026

Të Fundit

Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?

Euro e mbyll javën sërish me rënie

18 Shtator, 2026
Presidenti Begaj dekreton ligjin, zhbllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Presidenti Begaj dekreton ligjin, zhbllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

18 Shtator, 2026
Grenlanda dhe Antarktida kanë humbur 12 trilionë tonë akull që nga viti 1979

Grenlanda dhe Antarktida kanë humbur 12 trilionë tonë akull që nga viti 1979

18 Shtator, 2026
“CN Traveller”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira të Ballkanit për t’u vizituar

“CN Traveller”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira të Ballkanit për t’u vizituar

18 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr