• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 25 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Leku i fortë shkatërron eksportet shqiptare, rënie mbi 6% brenda vitit

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Qershor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
GRAFIKET/ Kursi i këmbimit po shkatërron eksportet shqiptare, rënie e ndjeshme nga 2023
Share on FacebookShare on WhatsApp

 

Eksportet shqiptare kanë shënuar rënie të fortë gjatë vitit 2025, në një kohë kur dobësimi i euros ndaj lekut ka shtuar presionin mbi bizneset që shesin jashtë vendit.

Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e mallrave arritën në 346 miliardë lekë, duke u ulur me 6.1% krahasuar me vitin 2024 dhe me 5.7% krahasuar me vitin 2021.

Në të njëjtën periudhë, importet arritën në 887 miliardë lekë dhe ranë vetëm me 0.8% krahasuar me një vit më parë, ndërsa krahasuar me 2021 rezultojnë 10.8% më të larta.

Kjo tregon se goditja më e madhe në tregtinë e jashtme është përqendruar te eksportet, ndërsa varësia nga mallrat e importuara mbetet shumë e lartë.

Forcimi i lekut ndaj euros i bën produktet shqiptare më të shtrenjta për blerësit e huaj dhe ul të ardhurat në lekë të eksportuesve për të njëjtën vlerë të shitur në euro.

Për pasojë, mallrat shqiptare bëhen më pak konkurruese në tregjet ndërkombëtare, duke rritur rrezikun e humbjes së kontratave dhe tregjeve të fituara ndër vite.

Dobësimi i eksporteve ka ndikuar edhe në përkeqësimin e bilancit tregtar, i cili sipas INSTAT u rrit me 3% krahasuar me vitin 2024 dhe me 24.8% krahasuar me vitin 2021.

Në vitin 2025, Shqipëria importoi mbi 2.5 herë më shumë mallra sesa eksportoi, një raport që tregon hendekun e madh mes prodhimit vendas dhe konsumit të mbështetur te importet.

Tregu kryesor i eksporteve shqiptare mbetet Bashkimi Europian, ku shkon 72.5% e totalit të eksporteve, por edhe eksportet drejt vendeve të BE-së ranë me 5% krahasuar me 2024.

Italia vijon të jetë partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, me 41.9% të eksporteve, por shitjet drejt këtij tregu ranë me 10.4% brenda një viti.

Rënia drejt Italisë është veçanërisht e rëndësishme, pasi ky treg lidhet ngushtë me industrinë fason dhe sektorët prodhues që operojnë me kontrata në euro.

Ndërkohë, në importe bie në sy rritja e Kinës, e cila zë 13.4% të importeve dhe shënoi rritje me 21.6% krahasuar me vitin 2024. /skyweb.al

Etiketat: eksporte
Artikulli para

Bie biznesi, 98% e të huajve hynë në Shqipëri për pushime, vizita dhe qëllime personale

Artikulli pas

Media amerikane: Shqipëria ofron plazhe në Adriatik e Jon dhe shtigje malore

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha
Ekonomi

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari
Aktualitet

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
VIDEO/ Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë
Aviacion

VIDEO/ Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

25 Shtator, 2026
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Euro e mbyll javën me rritje

25 Shtator, 2026
Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve
Ekonomi

Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

25 Shtator, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rikthimi i penaliteteve, bizneset nuk po fitojnë, apo nuk po paguajnë; Të ardhurat bien 5%

25 Shtator, 2026
Artikulli pas
Media amerikane: Shqipëria ofron plazhe në Adriatik e Jon dhe shtigje malore

Media amerikane: Shqipëria ofron plazhe në Adriatik e Jon dhe shtigje malore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tirana, nga fundi i listës në Europë për transport publik
Ekonomi

Tirana, nga fundi i listës në Europë për transport publik

Nga SkyWeb
12 Shkurt, 2026
0

Për transportin më të keq publik në Europë, Tiranës ia kalon vetëm Roma, por ndryshe nga kjo e fundit, ne...

Lexo të plotë
Rama: Shqipëria, vend skandaloz për burgosjen e njerëzve pa gjyq

Rama: Shqipëria, vend skandaloz për burgosjen e njerëzve pa gjyq

30 Dhjetor, 2025
Europa në prag të krizës së madhe energjetike nëse vazhdon ndërprerja e furnzimit

Europa në prag të krizës së madhe energjetike nëse vazhdon ndërprerja e furnzimit

27 Mars, 2026
SONDAZHI/ Shqiptarët të shqetësuar për mundësinë e ndonjë lufte, por mbështesin masivisht NATO-n

SONDAZHI/ Shqiptarët të shqetësuar për mundësinë e ndonjë lufte, por mbështesin masivisht NATO-n

16 Shtator, 2025
“Duan të më bllokojnë”, grantet e IPARD përfundojnë në gjykatë, beteja për kthimin e fondeve

“Duan të më bllokojnë”, grantet e IPARD përfundojnë në gjykatë, beteja për kthimin e fondeve

3 Mars, 2026

Të Fundit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

25 Shtator, 2026
Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

25 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr