• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Temperaturat ekstreme, OBSH paralajmëron: Është vetëm fillimi, verat e ardhshme do jenë më të nxehta

Editor Nga Editor
1 Korrik, 2026
në Shëndet
A A
0
Temperaturat ekstreme, OBSH paralajmëron: Është vetëm fillimi, verat e ardhshme do jenë më të nxehta
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ndërsa Evropa vazhdon të përballet me një valë rekord të të nxehtit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëron se verat e ardhshme do të jenë edhe më të nxehta.

Muaji qershor ka qenë një nga më të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në Evropë, me temperatura që kanë arritur nivele rekord në disa vende dhe kanë shkaktuar rritje të numrit të vdekjeve të lidhura me të nxehtin. Sipas OBSH-së, kjo është vetëm fillimi.

“Kjo valë e të nxehtit është një provë gjenerale për atë që na pret,” deklaroi Dr. Hans Henri Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropën.

Sipas tij, Evropa po ngrohet me një ritëm më shumë se dy herë më të shpejtë se mesatarja globale dhe valët e të nxehtit nuk janë më ngjarje të izoluara. Ato janë kthyer në kriza të përsëritura, që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, më intensive dhe më afatgjata.

Gjatë muajit të fundit, Franca ka raportuar mbi 1.000 vdekje që nga 24 qershori, shumica prej tyre te personat mbi 65 vjeç. Në disa qytete, numri i thirrjeve për ndihmë urgjente është rritur deri në 50%.

Ndërkohë, sistemi spanjoll i monitorimit të vdekshmërisë ka vlerësuar se gjatë muajit qershor janë regjistruar 892 vdekje shtesë të lidhura me temperaturat e larta.

Kluge paralajmëroi se çdo verë për të cilën nuk përgatitemi paguhet me jetë njerëzish. Megjithatë, sipas OBSH-së, ka edhe arsye për optimizëm, pasi masat parandaluese kanë dhënë rezultate.

Sipas vlerësimeve të organizatës, numri i vdekjeve të lidhura me të nxehtin në Evropë gjatë vitit 2023 do të kishte qenë rreth 80% më i lartë nëse nuk do të ishin zbatuar masat e përshtatjes. Për personat mbi moshën 80 vjeç, numri i viktimave mund të kishte qenë deri në dy herë më i madh.

“Planet e veprimit për mbrojtjen nga i nxehti, sistemet e paralajmërimit të hershëm, hapësirat për freskim dhe kujdesi ndaj grupeve më të rrezikuara nuk janë thjesht procedura burokratike. Ato po shpëtojnë jetë çdo ditë dhe duhet të zbatohen edhe më gjerësisht në të gjithë rajonin evropian,” tha Kluge.

Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, deri më 30 qershor vala e të nxehtit pritet të përfshijë pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore, Qendrore dhe Jugore, si edhe rajonin e Ballkanit.

Artikulli para

Vala e të nxehtit i kushtoi 700 milion euro Francës dhe Gjermanisë

Artikulli pas

Nga qafa te duart, si po e shndërron telefoni trupin tuaj në një “phone body”

Editor

Editor

Nga Kategoria

Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë
Shëndet

Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë

1 Tetor, 2026
Për herë të parë në Gjermani, trajtimi për talaseminë i jep fund transfuzioneve të gjakut
Shëndet

Për herë të parë në Gjermani, trajtimi për talaseminë i jep fund transfuzioneve të gjakut

1 Tetor, 2026
Zakonet e fshehta që e përkeqësojnë ankthin, si t’i ndryshoni ato
Shëndet

Zakonet e fshehta që e përkeqësojnë ankthin, si t’i ndryshoni ato

1 Tetor, 2026
Zhurmat e pajisjeve dhe alarmet po kthehen në shqetësim për pacientët dhe stafin në spitale, studiuesit kërkojnë zgjidhje më të mirë
Shëndet

Zhurmat e pajisjeve dhe alarmet po kthehen në shqetësim për pacientët dhe stafin në spitale, studiuesit kërkojnë zgjidhje më të mirë

30 Shtator, 2026
WhatsApp forcon masat, metoda të reja kontrolli të prindërve për adoleshentët
Shëndet

WhatsApp forcon masat, metoda të reja kontrolli të prindërve për adoleshentët

30 Shtator, 2026
Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë
Shëndet

Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë

29 Shtator, 2026
Artikulli pas
Nga qafa te duart, si po e shndërron telefoni trupin tuaj në një “phone body”

Nga qafa te duart, si po e shndërron telefoni trupin tuaj në një “phone body”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Si u bë Sllovakia prodhuesi numër një i makinave në botë: Brenda fabrikës që prodhon një makinë çdo minutë
Ekonomi

Si u bë Sllovakia prodhuesi numër një i makinave në botë: Brenda fabrikës që prodhon një makinë çdo minutë

Nga SkyWeb
26 Janar, 2026
0

Në një fabrikë gjigante, e rrethuar nga male të mbuluara me borë, një ashensor ul trupat prej çeliku të makinave...

Lexo të plotë
“The Guardian”: Udhëtim në Alpet Shqiptare, një nga destinacionet më autentike të turizmit malor në Evropë

“The Guardian”: Udhëtim në Alpet Shqiptare, një nga destinacionet më autentike të turizmit malor në Evropë

11 Mars, 2026
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Forcohen Dollari amerikan dhe Paundi britanik, si paraqitet Euro

9 Dhjetor, 2025
Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës

Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës

25 Shkurt, 2026
Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 

Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 

4 Prill, 2025

Të Fundit

Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë

Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë

1 Tetor, 2026
Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë

Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë

1 Tetor, 2026
Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

1 Tetor, 2026
Vendimi i ri, çfarë ndodh me pronën nëse Kadastra nuk gjen poseduesin

Nis verifikimi në terren i pronave në Tiranë, çfarë ndodh me ato në proces legalizimi

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr