• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Gati 1 në 7 shqiptarë vdes nga kanceri, cilat janë format më të përhapura dhe ku duhet treguar kujdes

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Korrik, 2026
në Kryesore, Shëndet
A A
0
Gati 1 në 7 shqiptarë vdes nga kanceri, cilat janë format më të përhapura dhe ku duhet treguar kujdes
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gati 1 në çdo 7 vdekje në Shqipëri shkaktohet nga kanceri. Të dhënat e fundit të INSTAT për shkaqet e vdekjeve tregojnë se tumoret ishin shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në vend gjatë vitit 2025, pas sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut dhe sëmundjeve të papërcaktuara mirë.

Sipas raportit, në vitin 2025 në Shqipëri u regjistruan gjithsej 21.394 vdekje. Nga këto, 15,3% kishin si shkak tumoret. Kjo do të thotë se rreth 3.270 persona kanë humbur jetën nga kanceri gjatë një viti, ose afërsisht 1 në 7 vdekje.

Në renditjen e shkaqeve kryesore të vdekjeve, vendin e parë e mbajnë sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, me 52,9% të totalit. Në vend të dytë janë grupi “simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, me 20,9%.

Tumoret renditen të tretat, me 15,3%.

Brenda grupit të tumoreve, më vdekjeprurëset janë tumoret malinje të aparatit të tretjes, që përbëjnë 35,5% të vdekjeve nga kanceri. Këtu përfshihen kryesisht kanceret që prekin stomakun, zorrën e trashë, mëlçinë, dhe pankreasin.

Në vend të dytë janë tumoret malinje të aparatit të frymëmarrjes, me 23,3% të vdekjeve nga tumoret.

Kjo kategori lidhet kryesisht me kanceret e mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes. Në vend të tretë renditen tumoret malinje të organeve urogjenitale, me 14,3%, ku përfshihen kanceret e prostatës, fshikëzës së urinës, veshkave, mitrës, qafës së mitrës, vezoreve dhe organeve të tjera të këtij sistemi.

Të dhënat tregojnë se kanceri godet më rëndë meshkujt sesa femrat.

Sipas INSTAT, tumoret përbënin 17,5% të vdekjeve te meshkujt, kundrejt 12,8% te femrat. Ky ndryshim lidhet edhe me peshën më të madhe të tumoreve të aparatit të frymëmarrjes dhe urogjenital te burrat.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rendit duhanin, alkoolin, dietën jo të shëndetshme, mungesën e aktivitetit fizik dhe ndotjen e ajrit si faktorë rreziku për kancerin dhe sëmundje të tjera kronike.

Për tumoret e aparatit të tretjes, kujdesi kryesor lidhet me kontrollin e simptomave që zgjasin, si gjak në feçe, humbje peshe pa shkak, dhimbje të vazhdueshme barku, ndryshime në jashtëqitje, mungesë oreksi apo lodhje e pashpjegueshme.

Këto nuk do të thonë domosdoshmërisht kancer, por janë shenja që nuk duhen neglizhuar.

Për tumoret e aparatit të frymëmarrjes, rreziku më i madh mbetet duhani.

Kujdes duhet pasur sidomos kur ka kollë të gjatë, gjak në pështymë, dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje apo rënie të pashpjegueshme në peshë. Në këto raste, kontrolli te mjeku nuk duhet shtyrë.

Për tumoret urogjenitale, rëndësi kanë kontrollet periodike sipas moshës dhe gjinisë. Te burrat, prostata është një nga organet që kërkon vëmendje pas moshës së mesme.

Te gratë, kontrollet gjinekologjike, Pap testi dhe ndjekja e çdo gjakderdhjeje të pazakontë janë thelbësore për zbulimin e hershëm të problemeve.

OBSH thekson se parandalimi, zbulimi i hershëm dhe trajtimi në kohë mund të ulin ndjeshëm barrën e kancerit. /skyweb.al

Artikulli para

Nga qafa te duart, si po e shndërron telefoni trupin tuaj në një “phone body”

Artikulli pas

Aksidentet, Shoqata e Siguruesve shpjegon të drejtat dhe detyrimet e pasagjerëve që udhëtojnë me transport publik

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shëndet

Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë

1 Tetor, 2026
Për herë të parë në Gjermani, trajtimi për talaseminë i jep fund transfuzioneve të gjakut
Shëndet

Për herë të parë në Gjermani, trajtimi për talaseminë i jep fund transfuzioneve të gjakut

1 Tetor, 2026
Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk
Ekonomi

Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk

1 Tetor, 2026
Zakonet e fshehta që e përkeqësojnë ankthin, si t’i ndryshoni ato
Shëndet

Zakonet e fshehta që e përkeqësojnë ankthin, si t’i ndryshoni ato

1 Tetor, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Detajet, si do të funksionojë kredia me garanci shtetërore për fermerët: Interesi dhe kur nisin aplikimet

1 Tetor, 2026
Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane
Ekonomi

Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane

1 Tetor, 2026
Artikulli pas
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve shpjegon të drejtat dhe detyrimet e pasagjerëve që udhëtojnë me transport publik

Aksidentet, Shoqata e Siguruesve shpjegon të drejtat dhe detyrimet e pasagjerëve që udhëtojnë me transport publik

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Çfarë kërkon sot Evropa?
OP-ED

Çfarë kërkon sot Evropa?

Nga SkyWeb
9 Maj, 2026
0

Nga Amer Kapetanović Dita e Evropës shpesh trajtohet si një datë përkujtimore. Ajo duhet të jetë më shumë se kaq....

Lexo të plotë
Prindër, nuk duhet t’i bëni më këto gabime me fëmijët tuaj!

Prindër, nuk duhet t’i bëni më këto gabime me fëmijët tuaj!

11 Janar, 2026
Na prek të gjithëve, pse teknologjia po bëhet më e shtrenjtë

Na prek të gjithëve, pse teknologjia po bëhet më e shtrenjtë

16 Shkurt, 2026
Avioni i parë do të ulet në Aeroportin e Vlorës brenda pak javësh

Avioni i parë do të ulet në Aeroportin e Vlorës brenda pak javësh

12 Prill, 2025
AKU nis skanimin e madh të sigurisë ushqimore, 904 biznese në filtër për standardet e BE-së

AKU nis skanimin e madh të sigurisë ushqimore, 904 biznese në filtër për standardet e BE-së

24 Maj, 2026

Të Fundit

Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë

1 Tetor, 2026
Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

1 Tetor, 2026
Vendimi i ri, çfarë ndodh me pronën nëse Kadastra nuk gjen poseduesin

Nis verifikimi në terren i pronave në Tiranë, çfarë ndodh me ato në proces legalizimi

1 Tetor, 2026
Për herë të parë në Gjermani, trajtimi për talaseminë i jep fund transfuzioneve të gjakut

Për herë të parë në Gjermani, trajtimi për talaseminë i jep fund transfuzioneve të gjakut

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr