• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 28 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shëndet

Prindër, nuk duhet t’i bëni më këto gabime me fëmijët tuaj!

Editor Editor
11 Janar, 2026
në Shëndet
A A
Prindër, nuk duhet t’i bëni më këto gabime me fëmijët tuaj!
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

“Disa kontrolle në vit? S’ka nevojë, fëmija im duket shumë mirë.”
“Terapi zhvillimi? Fëmijët rriten vetë.”
“Një dhimbje barku? Do t’i kalojë.”

Këto fjali duken të padëmshme, por sipas mjekëve pediatër, janë ndër “gënjeshtrat” më të shpeshta që prindërit i thonë vetes çdo ditë. Me kalimin e kohës, ato nuk e mbrojnë fëmijën, përkundrazi, mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin dhe zhvillimin e tij.

Shumë prindër besojnë se nëse fëmija duket i shëndetshëm, nuk ka nevojë për vizita të rregullta mjekësore. Në realitet, kontrollet vjetore janë thelbësore për të zbuluar herët probleme që nuk duken me sy të lirë. Ka raste kur mungesa e kontrolleve ka çuar në diagnoza shumë të vona, si skolioza e rëndë tek adoleshentë që nuk kishin bërë asnjë vizitë për vite me radhë. Kur diagnoza vonohet, vonohet edhe trajtimi dhe pasojat shpesh janë të pakthyeshme.

Një tjetër gabim i përhapur është përdorimi i gjilpërave dhe vaksinave si mjet frikësimi: “Nëse nuk sillesh mirë, do të të çoj te doktori.” Kjo qasje krijon ankth të thellë tek fëmijët dhe ndërton një marrëdhënie frike me mjekët dhe sistemin shëndetësor, që shpesh vazhdon edhe në moshë madhore. Prindi duhet të jetë burim qetësie dhe sigurie, jo i frikës.

Po aq dëmshëm është edhe stigmatizimi i terapive zhvillimore. Logopedia, terapia fizike apo ajo profesionale nuk nënkuptojnë se fëmija “nuk është mirë”. Përkundrazi, ato janë mjete që e ndihmojnë fëmijën të zhvillojë aftësitë e tij në mënyrë optimale, në shkollë, në shoqëri dhe në jetën e përditshme. Kur një prind ndjen se diçka nuk po ecën siç duhet, kërkimi i ndihmës profesionale është akt përgjegjësie, jo dobësie.

Shpesh prindërit krahasojnë fëmijët mes tyre: “I pari ecte 12 muajsh, i dyti 18, s’ka problem.” Është e vërtetë që fëmijët zhvillohen me ritme të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se çdo vonesë duhet injoruar. Instinkti i prindit është i vlefshëm dhe, kur diçka shqetëson, duhet të diskutohet me mjekun.

Në të njëjtën linjë, shumë sjellje problematike etiketohet menjëherë si autizëm. Në realitet, vështirësitë në sjellje mund të lidhen me mungesë komunikimi, faktorë mjedisorë, mënyrën e prindërimit ose çrregullime të tjera zhvillimore. Vetëdiagnostikimi vetëm sa e ndërlikon situatën; vlerësimi nga profesionistë të specializuar është thelbësor.

Një nga mitet më të rrezikshme lidhet me vitaminën K tek të porsalindurit. Refuzimi i saj mund të çojë në gjakderdhje të rënda, përfshirë gjakderdhjen në tru, pasi mëlçia e foshnjës nuk prodhon mjaftueshëm faktorë mpiksjeje. Edhe pse rastet janë të rralla, pasojat janë shpesh të përhershme dhe të rënda.

Në epokën e teknologjisë, shumë prindër mendojnë se fëmijët “mësojnë nga YouTube”. Në të vërtetë, fëmijët mësojnë nga ndërveprimi i drejtpërdrejtë: nga librat, loja, bisedat, leximi me zë dhe koha jashtë. Teknologjia nuk e zëvendëson kontaktin njerëzor dhe, e përdorur pa kufij, mund të dëmtojë zhvillimin e gjuhës dhe të shkrim-leximit.

Edhe mënyra si u flasim fëmijëve ka rëndësi. Të folurit “si bebe” nuk i ndihmon ata të zhvillojnë gjuhën. Fëmijët mësojnë të flasin duke dëgjuar një gjuhë të qartë, të pasur dhe të saktë. Belbëzimet dhe fjalët e shtrembëruara vetëm sa e ngadalësojnë këtë proces.

Një tjetër keqkuptim i zakonshëm është nënvlerësimi i dhëmbëve të qumështit. Shëndeti i gojës është i lidhur drejtpërdrejt me shëndetin e gjithë trupit. Infeksionet orale mund të përhapen dhe të shkaktojnë probleme serioze nëse neglizhohen që në fëmijëri.

Edhe trajtimi i temperaturës shpesh lihet pas dore. Disa prindër nuk i japin fëmijës ilaçe kundër etheve për ta “treguar” temperaturën te mjeku. Kjo është e panevojshme dhe e rrezikshme. Paracetamoli ose ibuprofeni duhet të jepen herët, për ta lehtësuar gjendjen e fëmijës dhe për të parandaluar komplikacionet.

Së fundi, ekziston ideja se sa më shumë qumësht të pijë fëmija, aq më mirë. Në realitet, teprica e qumështit qoftë i lopës apo bimor mund të çojë në anemi të rëndë nga mungesa e hekurit. Janë dokumentuar raste me nivele alarmante të hemoglobinës tek fëmijë që dukeshin të shëndetshëm, por që në fakt ishin në rrezik serioz. Për këtë arsye, një fëmijë rreth një vjeç nuk duhet të konsumojë më shumë se 700 ml qumësht në ditë, përveç qumështit të gjirit ose formulës.

Prindërimi nuk kërkon perfeksion, por kërkon informim, vëmendje dhe guxim për të kërkuar ndihmë kur diçka nuk shkon. Shëndeti dhe zhvillimi i fëmijës nuk duhet lënë kurrë në dorë të miteve./skyweb.al

Etiketa: femijeprinderit
Artikulli para

Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen të prekurit. Prurjet e plastikës në lumenj, krim!

Artikulli pas

KOPSHTI PRIVAT/ Fillimisht u ul tatim fitimi për kompanitë që fitonin tendera në AKSHI, pastaj me projektin “Durana” taksat u hoqën fare

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?
Shëndet

Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

27 Nëntor, 2026
Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?
Shëndet

Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

27 Nëntor, 2026
Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat
Shëndet

Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

27 Nëntor, 2026
Përzierja e drogave po kthehet në normë, paralajmëron agjencia evropiane
Shëndet

Përzierja e drogave po kthehet në normë, paralajmëron agjencia evropiane

27 Nëntor, 2026
Japonezët testojnë teknologjinë që zbulon gjendjen emocionale përmes lëvizjeve të syve
Shëndet

Japonezët testojnë teknologjinë që zbulon gjendjen emocionale përmes lëvizjeve të syve

27 Nëntor, 2026
Përdorimi i antidepresantëve nga baballarët para konceptimit të shtatzanisë ndikon tek fëmijët, çfarë zbulon studimi i ri
Shëndet

Përdorimi i antidepresantëve nga baballarët para konceptimit të shtatzanisë ndikon tek fëmijët, çfarë zbulon studimi i ri

27 Nëntor, 2026
Artikulli pas
KOPSHTI PRIVAT/ Fillimisht u ul tatim fitimi për kompanitë që fitonin tendera në AKSHI, pastaj me projektin “Durana” taksat u hoqën fare

KOPSHTI PRIVAT/ Fillimisht u ul tatim fitimi për kompanitë që fitonin tendera në AKSHI, pastaj me projektin "Durana" taksat u hoqën fare

Të Përzgjedhura

Mënyra e fshehtë si diktaturat formojnë atë që të thotë IA
Aktualitet

Mënyra e fshehtë si diktaturat formojnë atë që të thotë IA

Editor
3 Qershor, 2026
0

Çdo javë, mbi një miliard njerëz i drejtohen chatbot-eve për informacione, këshilla, por edhe për shumë shërbime të tjera. Vetëm...

Lexo të plotë
SHBA njofton manovra ushtarake ajrore në Lindjen e Mesme

SHBA njofton manovra ushtarake ajrore në Lindjen e Mesme

28 Janar, 2026
WOLT shkel ligjin, pas korrierëve të drogës u dërgon VAPE fëmijëve: Institucionet heshtin, ekspertët japin alarmin

WOLT shkel ligjin, pas korrierëve të drogës u dërgon VAPE fëmijëve: Institucionet heshtin, ekspertët japin alarmin

24 Mars, 2026
Aktivitetet që iu ndihmojnë të jetoni më gjatë

Aktivitetet që iu ndihmojnë të jetoni më gjatë

6 Dhjetor, 2025
Çfarë mund të vizitosh në Shqipëri në vetëm shtatë ditë?

Shqipëria, në listën e 50 plazheve më të bukura në Europë

5 Maj, 2026

Të Fundit

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve

Karakaçi: 36 mijë fatura të energjisë elektrike nga 2008-2013 do të falen

27 Nëntor, 2026
Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

27 Nëntor, 2026
Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

27 Nëntor, 2026
Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

27 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In