• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 10 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Sa mund të jetë sasia e parave të drogës në ekonominë shqiptare?!

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Korrik, 2026
në Aktualitet
A A
0
Sa mund të jetë sasia e parave të drogës në ekonominë shqiptare?!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në tetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama përdori fjalën “broçkulla” për t’iu përgjigjur aludimeve se paratë e drogës po qarkullohen në sektorin shqiptar të ndërtimit. [Link] Në atë fjalim, Rama dha si shembull për argumentin e tij, informacionin se një bankë e nivelit të dytë pati blerë një kat në kullën Down Town 1.

Disponimi nga kryeministri i një informacioni kaq specifik, kush ka blerë çfarë në një pallat në Tiranë, shkaktoi goxha habi, pasi Rama në mënyrë të përsëritur e ka mbrojtur veten nga skandalet e ndryshme të zyrtarëve të tij me argumentin se nuk dinte gjë, dhe se nuk mban dot përgjegjësi për korrupsionin e të tjerëve.

Gjithsesi, pas zbulimit nga ana e SPAK të disa çështjeve veçanërisht të bujshme në pastrimin e parave në kullat në qendër të Tiranës, zyra e kryeministrit iu përgjigj një mediaje të huaj duke argumentuar se po, në Tiranë ka pastrim parash, por, sipas vlerësimit të kësaj zyre, jo në përmasa të jashtëzakonshme. Sipas kryeministrit, pastrime të tilla parash ka kudo nëpër botë, fjala vjen, në Londër.

Të dhënat e agjencive ligjzbatuese në fakt sugjerojnë se, nëse marrim parasysh sasinë e drogës së kapur, dhe supozimin jo të paarsyeshëm se disafish më shumë drogë nuk është arritur të kapet, si dhe duke shumëzuar këto disafishët me çmimin e tregut me shumicë, mund të arrihet në një vlerësim shumë të përciptë mbi sasinë e parave që organizatat kriminale qarkullojnë.

Normalisht që jo të gjitha paratë e trafikut të drogës vijnë në Shqipëri. Megjithatë, tonelatat me kokainë të identifikuara nga SPAK, që i përkasin periudhës nëntor 2019 – prill 2021, si dhe të dhënave mbi periudhën e kultivimit të cannabisit, 2015-2016, duket se flasin për një sasi aq të madhe miliardash sa, edhe nëse një pjesë fare e vogël e tyre të mbërrijë në Shqipëri, mjaftojnë për të krijuar një plutokraci droge në vend.

Dosjet e SPAK

Më 16 qershor, Prokuroria e Posaçme njoftoi përfundimin e hetimit dhe dërgimin për gjykim të një grupi trafikantësh shqiptarë. Sipas njoftimit [link] pesë operacione të trafikimit nga ky grup kanë dështuar për periudhën nëntor 2019 – prill 2021, ndërsa sasia totale e drogës së trafikuar, për aq sa mund të kuptohet nga komunikimet e Sky ECC mbi të cilat mbështetet kjo dhe shumë dosje të tjera hetimore, arrijnë në “së paku 50 tonë”.

Personazhet kryesore në këtë grup janë vëllezërit Aliu dhe vëllezërit Bibaj, nënstrukturat kyçe të trafikimit dhe pastrimit të parave.  Njoftimi sjell të reja në krahasim me njoftimet e mëparshme për dy gjëra: e para, kemi një vlerësim të sasisë së drogës që dyshohet se është trafikuar, pra, vlerësimit se së paku 50 tonë kanë dalë nga Amerika Latine për në Evropë. E dyta, SPAK dha një vlerësim për 491 pronat që u identifikuan si produkte të parave të fituara nga trafiku i drogës, dhe vlerësimi është që këto prona kushtojnë “rreth 150 milionë euro”.

Sasia e drogës së trafikuar dhe vlera e pasurive të sekuestruara është një hamendësim i informuar. Prokurorët e SPAK nuk kanë mundësinë të dinë saktësisht se sa është sasia e trafikuar, nuk kanë mundësinë të dinë saktësisht sa janë kostot dhe sa është çmimi i shitjes dhe nuk ka se si ta dinë saktësisht vlerën e pronave të sekuestruara.

Nëse marrim parasysh të gjitha këto hamendësime, mundet gjithsesi të nxjerrim disa konkluzione, pavarësisht marzhit të lartë të gabimit.

Një dosje tjetër e SPAK, e hetuar gjithashtu falë dokumentimit të aktivitetit që trafikantët i bënë punës së vet në SkyECC, thotë se kokaina del nga vendet e Amerikës Latine me zakonisht 7 mijë dollarë për kilogram. Një e katërta e sasisë së trafikuar ose një e treta, përdoret për të paguar transportin. Nëse organizatat e specializuara për këtë hallkë të trafikut korruptojnë zyrtarët e porteve nisëse dhe sigurojnë dorëzimin e drogës në Evropë, ata marrin, në pikën e daljes, një të katërtën ose një të tretën e të gjithë sasisë së trafikuar.

Trafikantët përdorin termin “me shtet” për të cilësuar nëse droga po trafikohet në këtë mënyrë. Nëse droga trafikohet fshehurazi, trafikantët përdorin termin “në ujë” për ta përshkruar operacionin. Në këtë rast i duhet dikush në Evropë që të hyjë në port e ta marrë. Operacioni i grabitjes së drogës nga konteinerët e mallrave konsiderohet shumë i rrezishëm. Njerëzit që e marrin përsipër rrezikojnë burgun për goxha kohë përkundrejt një shpërblimi të majmë, që në një rast të dokumentuar arrin në 30 apo edhe më shumë përqind nga droga e trafikuar.

Nëse zbatojmë të njëjtën logjikë për të gjitha ngarkesat, atëherë mund të themi se kostoja që trafikantët kanë për blerjen dhe transportin e drogës deri në Evropë është afërsisht 10 mijë euro për kilogram. Trafikantët kanë pasur humbje nga sasia prej 50 tonë, afërsisht nëntë tonë që janë kapur nga agjencitë ligjzbatuese gjatë kësaj periudhe. Kjo do të thotë që kostoja totale e trafikimit të pesëdhjetë tonëve është rritur për shkak të humbjeve nga kapjet me 18%.

Në shumë prej dosjeve prokurorët vlerësojnë se çmimi i shitjes me shumicë të një kilogrami kokainë në Evropë, pasi ka dalë nga portet, varion nga 25 mijë në 30 mijë euro.

Nëse marrim parasysh çmimin e blerjes me shumicë, koston e transportit dhe humbjet nga droga e kapur, mundemi të llogarisim se trafikantëve u kanë mbetur 41 tonë drogë për shitje me vlerë totale që mund të luhatet nga 1 miliardë deri në 1.2 miliardë. Ndërsa kostoja e operacioneve, ku përfshihet blerja në Amerikën Latine, transporti dhe humbjet, duket se kanë qenë rreth 600 milionë euro, ku 350 milionë ka kushtuar droga, 150 milionë transporti dhe 100 milionë humbjet nga sasitë e sekuestruara.

Në fund të operacioneve, grupi në fjalë duhet të ketë pasur nëpër duar 400 deri në 600 milionë euro. Këto hamendësime i përkasin vetëm periudhës nëntor 2019 – prill 2021, periudhë gjatë së cilës trafikantët përdorën SkyECC pa pasur dijeni se komunikimet e tyre po përgjoheshin. Ne e kemi të pamundur të hamendësojmë nëse operacionet e tyre kanë qenë me të njëjtin intensitet për periudhën pas prillit 2021 ose para nëntorit 2019.

Grupi në fjalë është një nga shumë grupe të trafikut ndërkombëtar të drogës në sasi të mëdha të identifikuara nga SPAK, grupe të cilat, dukshëm kanë preferuar Shqipërinë si vendin e sigurt ku të mbajnë paratë e fituara nga këto aktivitete.

Grupit në fjalë iu identifikuan në pronësi të drejtpërdrejtë 491 prona me vlerë 150 milionë euro. Supozim i arsyeshëm është që prokurorët nuk kanë qenë në gjendje të identifikojnë të gjitha pronat e lidhura me grupin. Të dhënat nga dosjet sugjerojnë se një mënyrë e preferuar e trafikantëve për të maskuar pronat e veta është përmes emrave të pronarëve fasadë, qytetarë që ekzistojnë ose që nuk ekzistojnë fare, por që kanë emrin si pronarë asetesh të ndryshme. Me një fjalë, shifra prej 150 milionë euro duhet të shikohet si minimum. Shifra e saktë e parave të grupit të qarkulluara në ekonominë shqiptare është logjikisht më e lartë se sa kaq.

Pak ditë më herët, në datën 12 qershor, SPAK kreu një goditje tjetër masive ndaj pastrimit të parave të drogës. Në atë rast u goditën vëllezërit Koçeku, të cilët trafikonin drogë dhe ndërtuesi Ilir Shtufi, i cili kishte hapur kompanitë e tij, të njohura për disa prej kullave më ikonike në Tiranë, për pastrimin e parave të tyre. GJKKO ka dhënë tre vendime për sekuestro paraprake. Për njërin vendim, vlera e aseteve të sekuestruara arrin në 128.4 milionë euro. Për dy vendimet e tjera nuk ka të dhënë për vlerën totale të parave dhe pronave të sekuestruara, por listat e gjata të pronave të patundshme, kompanive apo llogarive bankare sugjerojnë se bëhet fjalë për pasuri në rendin e dhjetëramiliona eurove.

SPAK ka goditur deri tani edhe shumë grupe të tjera, për të cilat jepen të dhëna vetëm për sasinë e drogës së sekuestruar të identifikuar, por jo të dhëna për sasinë totale të dyshuar të trafikuar dhe as për pasuritë e blera me këto para.

Grupi Çela-Balla, i goditur verën e vitit 2025, lidhen me trafikimin e 11.6 tonëve kokainë të sekuestruara, ndërsa një grup tjetër i njohur si vëllezërit Hoxhosmani dhe Plaurent Dervishaj janë akuzuar si të lidhur me 4.7 tonë të trafikuara dhe të sekuestruara. Një grup tjetër [link] akuzohet si përgjegjës për 3.6 tonë kokainë të kapur.

Duhet të theksohet se të gjitha këto sasi i përkasin viteve 2020-2021.

Sipas shembullit të grupit Aliu-Bibaj, në aktivitetet e të cilit humbej 18% ose afro një e pesta e të gjithë drogës së trafikuar, është e mundur të ekstrapolojmë se këto grupet e tjera duhet të kenë trafikuar pesë herë më shumë drogë nga sa u është kapur, dhe kjo, vetëm për periudhën 2020-2021. Kështu, të 11.6 tonët e grupit Çela-Balla sugjerojnë se ata duhet të kenë trafikuar rreth 60 tonë, fitimi i të cilave arrin gjithashtu në mbi gjysmë miliardi euro.

Grupi Hoxhosmani – Dervishaj duhet të kenë trafikuar rreth 25 tonë, me fitime neto më shumë se çerek miliardi euro dhe grupi tjetër, me 3.6 tonë, duhet gjithsesi të ketë realizuar fitime në rendin e 100 apo 200 milionë eurove.

Me pak fjalë, grupet e goditura deri tani, që të gjithë të identifikuar nga SkyECC, për një periudhë më pak se 15 muaj, duhet të kenë qarkulluar fitime neto prej 1 deri në 2 miliardë euro. Është e pamundur të dihet, por është e logjikshme të thuhet se jo të gjitha grupet kriminale kanë përdorur SkyECC dhe se në qarkullim me gjasa ka grupe të tjera kriminale të cilat kanë përdorur mjete të tjera komunikimi të papërgjuara nga autoritetet.

Nga ana tjetër, duhet të kemi parasysh se deri tani kemi folur vetëm për tregtinë me shumicë. Kokaina e transportuar me qindra apo mijëra kg nga Amerika Latine për në Evropë, shitet me çmim shumice për 25 mijë deri në 30 mijë euro për kg. Por blerësit me shumicë, të cilët e shpërndajnë më pas me pakicë, duket se në shumë raste janë gjithashtu shqiptarë. Dhe një trafikant që blen një kilogram drogë për 30 mijë, zakonisht e shet për 70 apo 100 mijë me doza të vogla.

Trafikantët i referohen një paketimi një kilogramë si “bukë”. Një i dyshuar për vrasje me pagesë p.sh., sipas fjalëve të trafikantëve, është paguar në një rast me katër “bukë”. Rrjedhimisht, tregu potencial i pesëdhjetë tonëve drogë, ndërsa është në rendin e 1 deri në 1.5 miliardë në tregun e shumicës, arrin në 3, 4 apo më shumë miliardë në tregun e pakicës. Dhe nëse vetëm 10% e të gjitha këtyre parave të kenë ardhur në Shqipëri, kjo është një shifër e jashtëzakonshme.

Ekonomia shqiptare ka pasur gjithmonë një pjesë jo të vogël të aktivitetit nga kultivimi i drogës. Por ndërsa për një ton kanabis të prodhuar në vend dikur siguroheshin të ardhura në rendin e 1.5-2 milionë eurove me çmim shumice, këto ngjajnë tashmë shifra të papërfillshme në krahasim me tonelatat e kokainës.

Prania e parave të drogës në ekonominë shqiptare tashmë është e vërtetuar katërcipërisht. Ajo që nuk ka marrë vëmendjen e duhur është dështimi tërësor i agjencive ligjzbatuese shqiptare për t’i identifikuar dhe bllokuar në kohë këto para. Hetimet e SPAK mbështeten në shumicën dërrmuese të rasteve te SkyECC për prova, ndërsa provat e ofruara nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare duket se janë me pikatore.

Zbulimi i SkyECC është një rastësi që nuk ka gjasa të përsëritet kështu që, lufta kundër pastrimit të parave të drogës nuk mundet të mbështetet vetëm te çfarë trafikantët kanë dokumentuar në aplikacion.

Kontrasti mes dhjetëra tonelatave drogë të trafikuara dhe qindramiliona eurove të pastruara, të gjitha këto të dokumentuara nga SkyECC, dhe zbulimeve të rralla të rasteve të pastrimit të parave të padokumentuara në këtë aplikacion, demonstron se në fakt se Shqipëria nuk ka vetëm problemin e pastrimit të parave të drogës, por edhe të luftës efikase ndaj grupeve shqiptare të narkotrafikut. /BIRN

Etiketat: drogakrimikullatpastrimi
Artikulli para

Turizmi shqiptar përballë sfidës së standardeve, Topuzi: Sektori të matet nga vlera, jo nga fluksi

Artikulli pas

Grisën fletët e regjistrit, si dyshon prokuroria se drejtuesit dhe punonjësit e Kadastrës së Durrësit tjetërsuan pronat në bregdet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Grisën fletët e regjistrit, si dyshon prokuroria se drejtuesit dhe punonjësit e Kadastrës së Durrësit tjetërsuan pronat në bregdet
Aktualitet

Grisën fletët e regjistrit, si dyshon prokuroria se drejtuesit dhe punonjësit e Kadastrës së Durrësit tjetërsuan pronat në bregdet

10 Korrik, 2026
Dy sekonda nga tragjedia, avioni i opëruar për llogari të Wizz Air shpëton për një fije gjatë ngritjes për fajin e pilotëve
Aktualitet

Dy sekonda nga tragjedia, avioni i opëruar për llogari të Wizz Air shpëton për një fije gjatë ngritjes për fajin e pilotëve

10 Korrik, 2026
EMRAT/ Aksion në Kadastrën e Durrësit, 12 të arrestuar dhe nën hetim për tjetërsim pronash
Aktualitet

EMRAT/ Aksion në Kadastrën e Durrësit, 12 të arrestuar dhe nën hetim për tjetërsim pronash

9 Korrik, 2026
Google Maps përditëson Shqipërinë, nga Tirana te Syri i Kaltër, destinacionet shqiptare në Google Street View
Aktualitet

Google Maps përditëson Shqipërinë, nga Tirana te Syri i Kaltër, destinacionet shqiptare në Google Street View

9 Korrik, 2026
Detaje nga dosja SPAK për “Aruba”-n, emri i Vis Martinajt del në bisedat e SkyECC: Qenka punë e tij…
Aktualitet

Detaje nga dosja SPAK për “Aruba”-n, emri i Vis Martinajt del në bisedat e SkyECC: Qenka punë e tij…

9 Korrik, 2026
Nga “Gjykata e Tenderëve”, Jonaid Myzyri kalon në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
Aktualitet

GJKKO pushon çështjen ndaj ish-kreut të KPP-së, Jonaid Myzyraj

9 Korrik, 2026
Artikulli pas
Grisën fletët e regjistrit, si dyshon prokuroria se drejtuesit dhe punonjësit e Kadastrës së Durrësit tjetërsuan pronat në bregdet

Grisën fletët e regjistrit, si dyshon prokuroria se drejtuesit dhe punonjësit e Kadastrës së Durrësit tjetërsuan pronat në bregdet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rregulla të reja për kantiere ndërtimi: Kamera sigurie, GPS në mjete dhe tabela informuese të detyrueshme
Ekonomi

Kosto të fryra, informalitet dhe pastrim parash: Manuali, si po skanohen kompanitë e ndërtimit

Nga SkyWeb
21 Janar, 2026
0

Administrata Tatimore ka nisur nga data 16 janar 2026 kontrollet në terren në sektorin e ndërtimit, pas përfundimit të një...

Lexo të plotë
Gazetari: Shqipërisë po i plaket popullsia dhe po i rinohet drejtësia

Shqipëria, regres në perceptimin e korrupsionit dhe sinjale alarmi për drejtësinë

10 Shkurt, 2026
TABELAT/ PD kap kreun, Jorida Tabaku ndryshon strategji, Agron Shehaj vijon ritmin: Sa shpenzoi secili kandidat në META gjatë javës së fundit

Shqiptarët flasin më pak, por konsumojnë më shumë internet: Komunikimi transferohet nga telefoni në rrjete sociale

11 Maj, 2026
Sezon tenderësh, 14 milion euro për uniformat e Policisë së Burgjeve

Misteri i anulimit të tenderit për ndërtimin e burgut në Kukës pasi Salillari u shpall fitues

14 Korrik, 2025
Mbi 3.2 milionë euro pagesa publike për ujësjellësin e Gjoricës, por banorët thonë se uji mbetet i papërdorshëm

Mbi 3.2 milionë euro pagesa publike për ujësjellësin e Gjoricës, por banorët thonë se uji mbetet i papërdorshëm

10 Prill, 2026

Të Fundit

Momente tmerri, thyhet xhami i dritares së avionit që fluturonte nga Selaniku në Mynih, ajri “thith” pasagjerin”

Momente tmerri, thyhet xhami i dritares së avionit që fluturonte nga Selaniku në Mynih, ajri “thith” pasagjerin”

10 Korrik, 2026
Greqia, Maqedonia dhe Serbia, bashkë për gazin drejt Europës, Shqipëria mbetet jashtë

Greqia, Maqedonia dhe Serbia, bashkë për gazin drejt Europës, Shqipëria mbetet jashtë

10 Korrik, 2026
Qëndrimi ulur për shumë orë mund të rrisë rrezikun nga kanceri, studimi: Ngrihuni shpesh nga karrigia

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të rrisë rrezikun nga kanceri, studimi: Ngrihuni shpesh nga karrigia

10 Korrik, 2026
Grisën fletët e regjistrit, si dyshon prokuroria se drejtuesit dhe punonjësit e Kadastrës së Durrësit tjetërsuan pronat në bregdet

Grisën fletët e regjistrit, si dyshon prokuroria se drejtuesit dhe punonjësit e Kadastrës së Durrësit tjetërsuan pronat në bregdet

10 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr