• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Grisën fletët e regjistrit, si dyshon prokuroria se drejtuesit dhe punonjësit e Kadastrës së Durrësit tjetërsuan pronat në bregdet

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Korrik, 2026
në Aktualitet
A A
0
Grisën fletët e regjistrit, si dyshon prokuroria se drejtuesit dhe punonjësit e Kadastrës së Durrësit tjetërsuan pronat në bregdet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një hetim i nisur kryesisht nga Prokuroria e Durrësit për paligjshmëri në zyrën vendore të ASHK-së ka zbuluar dyshime për përvetësimin e të paktën 30 mijë m2 tokë shtet në zona të lakmuara të bregdetit.

Hetimet kanë evidentuar përgjegjësi të zyrtarëve dhe ish-funksionarëve të ASHK Durrës, si dhe personave të tjerë, në gjashtë raste të falsifikimit të regjistrave hipotekorë.

Një burim pranë Prokurorisë së Durrësit tha se janë sekuestruar 15 regjistra të ASHK-së, nga ku janë konstatuar falsifikime në gjashtë raste. Skema dyshohet se është kryer duke hequr nga regjistrat fletët ku shënoheshin të dhënat për toka në pronësi të shtetit.

Ato janë zëvendësuar me fletë të tjera, ku si pronarë të ngastrave figuronin individë që nuk kishin asnjë lidhje me pasuritë. Më pas, pronat janë tjetërsuar nga personat që dyshohet se u bënë pronarë përmes falsifikimit të regjistrave hipotekorë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se përmes këtyre falsifikimeve janë përvetësuar të paktën 30 mijë m2 tokë në fshatin Kallm dhe në zonën e ish-NB Frutore të Durrësit.

Falsifikimet janë zbuluar pas krahasimit të regjistrave aktualë me regjistrat e skanuar vite më parë, ku janë konstatuar mospërputhje me origjinalët. Prokuroria po vijon verifikimin e regjistrave të sekuestruar për të evidentuar raste të tjera të mundshme falsifikimi apo tjetërsimi të pronave ndër vite.

Prokurorët Mediana Metaj dhe Anton Pali kanë kërkuar masa sigurimi për 12 persona nën hetim, kërkesë që është pranuar nga gjyqtari Xhevdet Lika.

Për ish-drejtorin e ASHK Durrës, Adrian Kona, është caktuar masa “arrest në burg” për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”.

E njëjta masë është caktuar edhe për nëpunësit Bledar Zerba dhe Rovin Zeqja. Për zyrtarët Jonida Mergeja, Artur Çobani dhe Leandro Dervishi, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, është caktuar masa “detyrim paraqitje”.

Në “arrest në burg” është lënë edhe Ramazan Sheshi, i dyshuar për “mashtrim”, “falsifikim dokumentesh” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Ndërsa Shaqir Sheshi, Viktor Mataj, Arianit Mataj dhe Besnik Xhafa, të dyshuar për “falsifikim dokumentesh” dhe “mashtrim”, janë lënë në “arrest shtëpie”.

Për Fiqirete Xhafën, e dyshuar edhe për pastrim parash, është caktuar masa “detyrim paraqitje”.

Ky hetim vjen pak ditë pasi SPAK përmbylli hetimet ndaj Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi, vëllait të tij Vullnet Muça dhe gjashtë të pandehurve të tjerë, të akuzuar për një skemë të gjerë falsifikimi pronash nga Shijaku deri te Kepi i Rodonit, me vlerë të llogaritur rreth 16 milionë euro.

Etiketat: Arianit MatajArtur ÇobaniBesnik XhafaBledar ZerbaFiqirete XhafaLeandro DervishiRamazan SheshiRovin ZeqjaShaqir Sheshi
Artikulli para

Sa mund të jetë sasia e parave të drogës në ekonominë shqiptare?!

Artikulli pas

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të rrisë rrezikun nga kanceri, studimi: Ngrihuni shpesh nga karrigia

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026
Aktualitet

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive
Aktualitet

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit
Aktualitet

Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

9 Tetor, 2026
Maxhoranca kalon me 85 vota shkrirjen e 15 bashkive edhe me kartonët “jeshil” të Braçes dhe Spiropalit
Aktualitet

Maxhoranca kalon me 85 vota shkrirjen e 15 bashkive edhe me kartonët “jeshil” të Braçes dhe Spiropalit

9 Tetor, 2026
Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët
Aktualitet

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
Qëndrimi ulur për shumë orë mund të rrisë rrezikun nga kanceri, studimi: Ngrihuni shpesh nga karrigia

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të rrisë rrezikun nga kanceri, studimi: Ngrihuni shpesh nga karrigia

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Na prek të gjithëve, pse teknologjia po bëhet më e shtrenjtë
Ekonomi

Na prek të gjithëve, pse teknologjia po bëhet më e shtrenjtë

Nga SkyWeb
16 Shkurt, 2026
0

Rritja e shpejtë e kërkesës për inteligjencë artificiale po sjell një efekt zinxhir në tregun global të teknologjisë, duke rritur...

Lexo të plotë
Hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

23 Nëntor, 2025
Çfarë i ndodh trurit kur e teprojmë me ushqimin gjatë festave?

Çfarë i ndodh trurit kur e teprojmë me ushqimin gjatë festave?

24 Dhjetor, 2025
Himara nën pushtetin e betonit masiv, Vangjel Tavo ngre katet

Himara nën pushtetin e betonit masiv, Vangjel Tavo ngre katet

19 Qershor, 2025
Tregu valutor: Euro mbetet në nivelet e ulëta, rritet dollari

Euro dhe dollari e mbyllin javën me rënie

21 Gusht, 2026

Të Fundit

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr