• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

National Geographic shkruan për rivierën shqiptare: “Maldivet” e pazbuluara

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Korrik, 2025
në Kryesore, Turizëm
A A
0
Jo vetëm Vlora, Saranda, Himara apo Ksamili: 5 mrekullitë ende të pazbuluara të bregdetit shqiptar

Stunning Albanian beach between the Twin Islands of Ksamil (Isole Gemelle di Ksamil)

Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga qyteti bregdetar i Vlorës deri në fshatin jugor të Ksamilit, Riviera Shqiptare po përshkruhet gjithnjë e më shpesh si “Maldivet e Europës”. Me plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra të kristalta të Jonit, ajo ofron një peizazh që rivalizon destinacionet më ekzotike të botës. Por Riviera nuk është vetëm det. Fshatra tradicionale në kodra me ullinj shekullorë, rrënoja antike dhe kujtime të së kaluarës komuniste krijojnë një përzierje unike kulture dhe historie.

Qasja drejt Rivierës është bërë më e lehtë se kurrë, falë rritjes së fluturimeve direkte nga Mbretëria e Bashkuar drejt Tiranës, që ndodhet vetëm dy orë larg me makinë nga Vlora. Udhëtimi përgjatë rrugës bregdetare SH8 është një aventurë vizuale, me detin Jon që shoqëron pamjen pothuajse gjatë gjithë rrugës.

Dita e parë: Histori dhe fshatra të fshehur në kodra

Rrugëtimi fillon në Vlorë, qyteti ku Shqipëria shpalli pavarësinë më 1912. Monumenti i Pavarësisë dhe Muzeu Kombëtar i Pavarësisë kujtojnë këtë moment kyç historik. Pas një vizite kulturore, ndalesa e parë kulinare është në Radhimë, ku peshku i freskët serviret në një ambient buzë detit.

Pasditeja vijon në Parkun Kombëtar të Llogarasë me një shëtitje në gjurmët e Jul Çezarit. Mbrëmja zbret në Porto Palermo, ku kalaja e Ali Pashë Tepelenës ruan hyrjen në një gjirin natyror spektakolar. Dita mbyllet në fshatin e vjetër Qeparo, ku tradita dhe mikpritja shqiptare përfaqësohen nga restoranti familjar “Ida & Xhorxhi”.

Dita e dytë: Ujëra të kthjellëta dhe thesare të fshehura

Pas mëngjesit tradicional me petulla dhe kafe turke, rruga vijon drejt plazhit të Bunecit. Ky është një vend ideal për relaks ose për aventura me kajak. Dreka shijohet në një tavernë bregdetare, përpara se të vizitoni Syrin e Kaltër, një burim natyror mahnitës që dikur ishte i rezervuar vetëm për elitën e regjimit komunist.

Mbrëmja zhvendoset pranë liqenit të Butrintit, ku mund të provoni midhjet vendase të përgatitura nga fermeri Soraldo Nebo, shoqëruar me verë shqiptare. Dita përmbyllet në plazhin privat të Kep Merlit në Ksamil, një parajsë e qetë larg turmave, ku numri i vizitorëve është i kufizuar.

Tre vende arkeologjike që s’duhen humbur

Orikumi

I fshehur pranë bregdetit të Vlorës, qyteti antik zbulohet pas rrënojave të epokës komuniste. Me portin e lashtë, teatrot grekë dhe gjurmët romake, ai është një vend që ndërlidh mijëvjeçarë historie.

Finiqi

Pranë Sarandës, ky qytet i lashtë i Epirit grek ofron jo vetëm rrënoja antike, por edhe një shëtitje mes natyrës me lule të egra dhe pamje të mahnitshme nga lartësitë.

Butrinti

Qyteti i lashtë, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, është një labirint kulturash. Nga grekët dhe romakët te bizantinët dhe venedikasit, ai përfaqëson një mozaik historik unik në Ballkan.

Riviera Shqiptare nuk është thjesht një destinacion veror. Ajo është një udhëtim në histori, në kulturë dhe në bukurinë natyrore të paprekur. /National Geographic 

Artikulli para

Drama e shpopullimit, Shqipëria e ka punën pisk nëse nuk nis një program agresiv rikthimesh dhe nxitjeje të lindshmërisë

Artikulli pas

Si kërceu mosha mesatare e shqiptarëve nga 33 në 44 vjeç në pak vite

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet
Kryesore

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

28 Mars, 2026
Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!
Aktualitet

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

28 Mars, 2026
Aplikimet e pazakonta të ndryshimit të orës në shtetet e botës, si ndikon në fluturime
Turizëm

Aplikimet e pazakonta të ndryshimit të orës në shtetet e botës, si ndikon në fluturime

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës
Turizëm

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
Artikulli pas
Si kërceu mosha mesatare e shqiptarëve nga 33 në 44 vjeç në pak vite

Si kërceu mosha mesatare e shqiptarëve nga 33 në 44 vjeç në pak vite

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve
Ekonomi

Nga 1 janari nis rritja e pensioneve, shtesa për secilën kategori

Nga SkyWeb
31 Dhjetor, 2025
0

Nga 1 janari 2026, një numër i madh pensionistësh në të gjithë vendin do të përfitojnë shtesa mujore mbi pensionin...

Lexo të plotë
Indeksi i Bankës Botërore: 1 në 5 shqiptarë i pasigurt për tapinë e tokës

Indeksi i Bankës Botërore: 1 në 5 shqiptarë i pasigurt për tapinë e tokës

16 Shkurt, 2026
Tani qytetarët dhe turistët mund të ndjekin LIVE lëvizjen e autobusëve në Tiranë

Tani qytetarët dhe turistët mund të ndjekin LIVE lëvizjen e autobusëve në Tiranë

7 Gusht, 2025
AKSHI “shkundet” në SPAK, KPP zhbllokon tenderin e radhës 7.7 milionë euro

AKSHI “shkundet” në SPAK, KPP zhbllokon tenderin e radhës 7.7 milionë euro

8 Dhjetor, 2025
Të dënuar në Itali, të pafajshëm në Tiranë: Dosja e dështimit të një hetimi pasuror

Të dënuar në Itali, të pafajshëm në Tiranë: Dosja e dështimit të një hetimi pasuror

24 Shkurt, 2026

Të Fundit

Pesë mënyrat e ndalimit të “scroll-it” të pafundëm të fëmijëve

Pesë mënyrat e ndalimit të “scroll-it” të pafundëm të fëmijëve

28 Mars, 2026
Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta

Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta

28 Mars, 2026
Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

28 Mars, 2026
“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr