• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 19 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Deshton instalimi i sistemit të ri nga Banka Kombëtare Tregtare, kaos në sportele dhe shërbime të paralizuara

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Korrik, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Deshton instalimi i sistemit të ri nga Banka Kombëtare Tregtare, kaos në sportele dhe shërbime të paralizuara
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banka Kombëtare Tregtare po përballet me një situatë kaosi në sportelet e saj dhe në të gjitha shërbimet bankare, si pasojë e problemeve me instalimin e sistemit të ri qendror.

Për të dytën ditë radhazi, (e premte, 4 korrik dhe e hëna, 7 korrik), klientët kanë hasur ndërprerje vazhdueshme të shërbimeve, duke përfshirë pamundësinë për të kryer veprime në sportele, ATM apo kanalet e tjera të komunikimit me bankën.

Megjithëse BKT njoftoi më 30 qershor se nga data 4 deri më 6 korrik do të kryente një përditësim të planifikuar të sistemit për një “përvojë bankare më të shpejtë dhe më të sigurt”, realiteti ka qenë i ndryshëm. Në vend të përmirësimeve të premtuara, klientët janë përballur me një kolaps total të shërbimeve.

“Gjatë kësaj periudhe, disa shërbime do të kenë ndërprerje të përkohshme ndaj ju këshillojmë të kryeni veprimet e rëndësishme përpara mesnatës së ditës së premte”, thuhej në njoftimin zyrtar të bankës. Por edhe pas përfundimit të afatit, situata nuk është normalizuar.

Screenshot

Ndërkohë, të hënën, BKT deklaroi se sistemi i ri ishte instaluar me sukses, por pamjet dhe dëshmitë nga degët e bankës tregonin të kundërtën.

Skyweb.al konstatoi radhë të gjata, nervozizëm të klientëve dhe pamundësi për të kryer operacione të thjeshta bankare. Probleme u hasën në të gjitha pikat: arkat, shërbimi ndaj klientit dhe aksesimi i llogarive.

BKT është vetëpërshkruar në mënyrë të vazhdueshme si “banka më e mirë në Shqipëri”, duke marrë çmime që shpesh shihen si të porositura dhe duke investuar në PR agresiv. Por situata aktuale, sipas shumë klientëve, tregon një realitet ndryshe: një sistem bankar në rënie të lirë.

Simptomat e një degradimi të rrezikshëm në sistemin bankar:

  • Paraja e lehtë: Rritja e fitimeve të bankave është mbështetur më shumë në qarkullimin masiv të parasë në ekonomi sesa në cilësinë e produkteve dhe shërbimeve.
  • Punonjës të pakualifikuar: Emigrimi i të rinjve dhe pagat e ulëta në sektorin bankar kanë sjellë mungesë të aftësive profesionale në sportele, duke rënduar më tej përvojën e klientëve.
  • Largimi i brandeve europiane: Banka nga vende të BE-së janë larguar nga tregu shqiptar, duke ulur standardet dhe konkurrencën.

Kjo situatë nxjerr në pah një problem më të thellë dhe më shqetësues: mungesën e vizionit për të ndërtuar një sistem bankar që i shërben klientit dhe i përgjigjet sfidave teknologjike me seriozitet.

Nëse përballja me klientin është kaq e dobët, mbetet për t’u imagjinuar se çfarë ndodh me mbrojtjen e të dhënave apo me reagimin ndaj sulmeve kibernetike.

Rasti i fundit me BKT është një alarm i fortë për gjithë sektorin bankar në vend, një thirrje për reflektim dhe përgjegjshmëri reale, përtej reklamave dhe çmimeve të zbukuruara. /skyweb.al

Etiketat: banka kombetare tregtareBktKaossistemi bankarsistemi i ri
Artikulli para

STATISTIKAT/ Sa shpenzojnë turistët europianë për një natë në Shqipëri

Artikulli pas

Turizmi mjekësor: “Fytyrë të re? Shko në Shqipëri!” – Lala: Shërbimet estetike në Shqipëri shumë here më lirë se në botë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

19 Shtator, 2026
Çfarë përmban marrëveshja mes Danimarkës dhe SHBA-së që bllokon Kinën dhe Rusinë
Aktualitet

Çfarë përmban marrëveshja mes Danimarkës dhe SHBA-së që bllokon Kinën dhe Rusinë

19 Shtator, 2026
SHBA-ja merr kontroll pa afat të sigurisë në Groenlandë, Danimarka ruan sovranitetin
Aktualitet

SHBA-ja merr kontroll pa afat të sigurisë në Groenlandë, Danimarka ruan sovranitetin

19 Shtator, 2026
Investigimi zbulon se si Raiffeisen Bank financon makinerinë e Putinit
Ekonomi

Investigimi zbulon se si Raiffeisen Bank financon makinerinë e Putinit

19 Shtator, 2026
Robotët humanoidë do të marrin komanda me zë që nga viti i ardhshëm
Aktualitet

Robotët humanoidë do të marrin komanda me zë që nga viti i ardhshëm

18 Shtator, 2026
Rama kërkon më shumë transparencë nga supermarketet: Fitoni, por lini konsumatorët të marrin frymë
Ekonomi

Rama kërkon më shumë transparencë nga supermarketet: Fitoni, por lini konsumatorët të marrin frymë

18 Shtator, 2026
Artikulli pas
Turizmi mjekësor: “Fytyrë të re? Shko në Shqipëri!” – Lala: Shërbimet estetike në Shqipëri shumë here më lirë se në botë

Turizmi mjekësor: “Fytyrë të re? Shko në Shqipëri!” - Lala: Shërbimet estetike në Shqipëri shumë here më lirë se në botë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Daljet e reja në pension, si do të bëhet përllogaritja me koeficientët e rinj
Ekonomi

Rritet bonusi i fundvitit për pensionistët, sa do të marrë secila kategori

Nga SkyWeb
22 Tetor, 2025
0

Rreth 721 mijë pensionistë në të gjithë vendin do të përfitojnë shpërblim në fund të këtij viti. Qeveria ka miratuar...

Lexo të plotë
Dhjetëra faqe mashtruese në Maqedoninë e Veriut targetojnë lexuesit shqiptarë

Dhjetëra faqe mashtruese në Maqedoninë e Veriut targetojnë lexuesit shqiptarë

29 Janar, 2026
150 vjet nga telefonata e parë, si evoloi komunikimi nga pajisja me tela te “smartphone”

150 vjet nga telefonata e parë, si evoloi komunikimi nga pajisja me tela te “smartphone”

10 Mars, 2026
Çmimet në qiell, cilësia përtokë: Veshjet në Shqipëri kushtojnë më shumë se në Europë

Çmimet në qiell, cilësia përtokë: Veshjet në Shqipëri kushtojnë më shumë se në Europë

29 Korrik, 2026
Qeveria hap rrugën për resorte në ullishtet e bregdetit të jugut

Qeveria hap rrugën për resorte në ullishtet e bregdetit të jugut

8 Shtator, 2025

Të Fundit

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

19 Shtator, 2026
Pse është e vështirë të marrim vendime? Frika, zakoni dhe kurthi i zgjedhjes së duhur

Pse është e vështirë të marrim vendime? Frika, zakoni dhe kurthi i zgjedhjes së duhur

19 Shtator, 2026
Çfarë përmban marrëveshja mes Danimarkës dhe SHBA-së që bllokon Kinën dhe Rusinë

Çfarë përmban marrëveshja mes Danimarkës dhe SHBA-së që bllokon Kinën dhe Rusinë

19 Shtator, 2026
“The Sun”: Pse Shqipëria është destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Europë? Plazhe si në Maldive dhe pushime super të lira

“The Independent”: Shqipëria jashtë EES, avantazh për turistët që duan të shmangin kontrollet e reja kufitare

19 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr