• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 25 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Korrik, 2025
në Aktualitet, Fokus, Kryesore
A A
0
Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria është vendi i mundësive…nëse ke lidhjet e duhura. Për shembull, nga magazinier dhe pensionist në fshat mund të bëhesh pronari i një koncensioni 60 milionë euro, ndërsa nga shtrues asfalti mund ta gjesh veten në pronar të një kompanie që merr leje për ndërtimin e një parku fotovoltaik me kosto investimi 82 milionë euro.

Skyweb.al sjell më poshtë historinë e përrallore të babë e bir, Hektor dhe Engjëll Agalliu nga Terpani i Beratit, të cilët të dy bashkë kanë në duar 142 milionë euro investime.

Gazetari Klodian Tomorri shkroi sot në Kapitali.al në lidhje me rrugëtimin e çuditshëm të koncensionit të ndërtimit të portit të ri të Vlorës nga njëra kompani në tjetrën, një skemë e njohur kjo edhe për koncensione të tjera në vend, për të përfunduar mëpas në duart e kompanisë Premium Construction & Maintenance me pronar z.Hektor Agalliu.

Gjatë viteve të fundit zoti Agalliu ka punuar si magazinier pranë kompanisë Salillari me pronar Pëllumb Sallarin.

Befas ai e pa veten pronar të një koncesioni 60 milionë euro.

Ndërkoh, Skyweb.al zbulon se Hektor Agalliu është babai i 40-vjeçarit Ëngjëll Agalliu, i cili po ashtu ishte në qendër të vëmendjes së mediave sëfundmi.

Një anonim nga Berati merr leje për park fotovoltaik 82 mln euro, kush fshihet pas Albania Solar Power dhe emrit Engjëll Agalliu ?

Ata janë të afërm të biznesmenit Pëllumb Salillari. Konkretisht, Hektor Agalliu është kunati i z.Salillari.

Ëngjëll Agalliu, i cili më parë ishte punonjës për shtrimin e asfaltit në kompaninë “Salillari” shpk zotëron kompaninë Albania Solar Power, e cila mori pak javë më parë një leje për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Boçovë të Fierit.

Parashikohet që kostoja totale vetëm e ndërtimit të shkojë në rreth 82 milionë euro, ndërkohë që kompania është e re dhe rezulton të mos ketë, të paktën në letër, kapacitete për kryerjen e një investimi kaq të madh.

Sipas të dhënave zyrtare, kompania Albania Solar Power, është themeluar në shkurt të vitit 2024 me një kapital fillestar prej vetëm 100 mijë lekësh.

Deri në momentin e aplikimit për këtë projekt gjigant energjetik, nuk ka asnjë aktivitet tjetër të deklaruar, as asete të regjistruara, as bilance financiare të publikuara.

Kjo ngre pikëpyetjen thelbësore: Si mund të marrë një kompani e këtij profili një leje për një investim prej dhjetëra milionë eurosh.

Kalimi dorë më dorë i koncensionit të portit të Vlorës

Në gusht të vitit 2021, pasi qeveria shqiptare i dha për vetëm 1 euro kompanisë “Brunes” portin ekzistues të Vlorës për ta kthyer në resort dhe port jahtesh, shpalli tenderin për ndërtimin e një porti të ri tregtar në zonën e Triportit, ku më parë ndodhej porti i peshkimit.

Tenderi, i zhvilluar në shtator 2021, u fitua nga një bashkim prej 5 kompanish që ofruan ndërtimin me fondet e tyre, ndërsa shteti do t’u kthente 59 milionë euro me këste për 7 vjet. Kontrata u nënshkrua në prill 2022 dhe parashikonte përfundimin e punimeve brenda 36 muajsh.

Në maj 2022, 5 kompanitë krijuan shoqërinë koncesionare “Vlora Harbor Construction and Maintenance”. Vetëm katër muaj më vonë nisi shitja e aksioneve:

  • Agbes Constructionshiti 33% për 100 mijë euro.
  • Arconstudioshiti 25% për 2.500 euro.
  • Bestashiti 30% për 3.000 euro.

Të tria u blenë nga e njëjta kompani: Premium Construction & Maintenance, e cila për vetëm 105.500 euro u bë pronare e 92% të koncesionit prej 60 milionë euro. Sot, ajo dhe ITE Group (8%) janë zotëruese të plotfuqishme të projektit.

Ironikisht, Premium Construction & Maintenance nuk plotësonte asnjë kriter për të marrë pjesë në një kontratë publike të tillë. Ajo u themelua në qershor 2021, dy muaj para tenderit, me kapital 10 mijë lekë dhe aksionar të vetëm Hektor Agalliun, një pensionist nga Dimali që më parë kishte punuar si magazinier në kompaninë “Salillari”. Ai u bë, pa përvojë e pa fuqi financiare, pronar i një prej koncesioneve më të mëdha në vend. /skyweb.al

Etiketat: Albania Solar PowerEngjell agalliuhektor agalliuporti i vloresPremium Construction & Maintenancesalillariterpan
Artikulli para

Vendimi i BE, Ryan Air lejon falas çanta 20% më të mëdha në kabinë

Artikulli pas

Cilat janë vendet më të shtrenjta dhe më të lira në Europë, si renditet Shqipëria

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari
Aktualitet

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
VIDEO/ Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë
Aviacion

VIDEO/ Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

25 Shtator, 2026
Qeveria publikon planin për zhvillimin deri në 2030, pranon mungesë koordinimi dhe fondesh
Aktualitet

Ndryshime në drejtimin e institucioneve, publikohen vendimet e mbledhjes së qeverisë

25 Shtator, 2026
A është gabim të hysh në intervistë pune me një kafe në dorë?
Aktualitet

A është gabim të hysh në intervistë pune me një kafe në dorë?

25 Shtator, 2026
Albsig mbështet Onko-Hematologjinë Pediatrike në QSUT me pajisje të re
Aktualitet

Albsig mbështet Onko-Hematologjinë Pediatrike në QSUT me pajisje të re

25 Shtator, 2026
Drejtoresha e Postës në Durrës i kërkoi shefes së financës 700 mijë euro, vartësja më pas e denoncoi, dëmi dyshohet në disa miliona euro
Aktualitet

Vodhi 700 mijë euro, Gjykata e Durrësit liron nga qelia drejtoreshën e Postës

25 Shtator, 2026
Artikulli pas
Cilat janë vendet më të shtrenjta dhe më të lira në Europë, si renditet Shqipëria

Cilat janë vendet më të shtrenjta dhe më të lira në Europë, si renditet Shqipëria

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Avioni përplaset me makinën në autostradë, lëndohet shoferja
Aviacion

Avioni përplaset me makinën në autostradë, lëndohet shoferja

Nga Editor
10 Dhjetor, 2025
0

Një incident i rëndë është regjistruar në Florida, ku një avion i vogël u përplas papritur mbi një automjet në...

Lexo të plotë
Destinacioni i dimrit, Dardha e mbuluar nga bardhësia

Destinacioni i dimrit, Dardha e mbuluar nga bardhësia

20 Janar, 2026
Pas shiut vjen dëbora, nisin reshjet në disa zona të vendit

Pas shiut vjen dëbora, nisin reshjet në disa zona të vendit

8 Janar, 2026
Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion

Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion

6 Gusht, 2026
Gazeta turke për skandalin te Tuneli i Llogarasë: Intekar Yapi fitoi mbi 30 milionë euro pa ngulur një gozhdë, trazohet Shqipëria

Gazeta turke për skandalin te Tuneli i Llogarasë: Intekar Yapi fitoi mbi 30 milionë euro pa ngulur një gozhdë, trazohet Shqipëria

7 Nëntor, 2025

Të Fundit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

25 Shtator, 2026
Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

25 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr