• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 17 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Presidenti Begaj nga Vuthaj: Diaspora mban gjallë rrënjët dhe identitetin kombëtar

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Gusht, 2026
në Aktualitet
A A
0
Presidenti Begaj nga Vuthaj: Diaspora mban gjallë rrënjët dhe identitetin kombëtar
Share on FacebookShare on WhatsApp

 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë këtë të shtunë në manifestimin “Mirë se vini në Alpet Shqiptare – Vuthaj 2026”, ku vlerësoi rolin e këtij aktiviteti në forcimin e lidhjeve të shqiptarëve me vendlindjen, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe bashkimin e brezave.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit e cilësoi zonën e Alpeve Shqiptare si një pjesë të rëndësishme të historisë dhe kulturës shqiptare, duke theksuar se aty janë ruajtur tradita, zakone dhe mënyra jetese që përbëjnë një pasuri të vyer kombëtare.

Begaj u ndal edhe te kontributi i shqiptarëve të Plavës dhe Gucisë në mbrojtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar, duke e cilësuar këtë trevë si një vatër historike të qëndresës, arsimit dhe atdhetarisë. Ai përmendi figura të njohura si Ali Pashë Gucia dhe Jakup Ferri, si pjesë e trashëgimisë historike të zonës.

Presidenti theksoi se shqiptarët sot jetojnë në një periudhë me më shumë mundësi, falë paqes, procesit të integrimit evropian dhe partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në mesazhin e tij drejtuar pjesëmarrësve, veçanërisht shqiptarëve të diasporës, Begaj bëri thirrje për ruajtjen e trashëgimisë kombëtare dhe forcimin e unitetit.

“Të ruajmë atë që kemi trashëguar, por njëkohësisht të ndërtojmë me besim të ardhmen; të jemi krenarë për identitetin tonë, por edhe të hapur ndaj bashkëpunimit; të mbështesim njëri-tjetrin dhe të punojmë që brezat që vijnë të kenë më shumë mundësi se ne”, u shpreh ai.

Gjatë ceremonisë, Presidenti Begaj u nderua me çmimin “Krenaria e Alpeve Shqiptare”, në vlerësim të kontributit të tij në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që jetojnë.

Në kuadër të vizitës në Plavë dhe Guci, Kreu i Shtetit zhvilloi gjithashtu takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe autoritetet lokale.

Artikulli para

SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ermal Beqirit: Autoritetet franceze konstatuan llogari bankare me 2 mln euro dhe blerjen e një kështjelle

Artikulli pas

Tre krizat që mund të “ndezin” sërish çmimet e naftës në botë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Vuçiç kundër Begajt e Ramës pas vendimit të Hagës, vijon vetëviktimizimin klasik
Aktualitet

Vuçiç kundër Begajt e Ramës pas vendimit të Hagës, vijon vetëviktimizimin klasik

16 Shtator, 2026
Puna e shtetit nuk është më “qejf”? Administrata po rri më gjatë në punë, ndiqet nga turizmi
Aktualitet

Mbi 200 vende pune në 91 institucione publike, hapet thirrja për studentët ekselentë

16 Shtator, 2026
Kapetanović: Kriminelët bashkëpunojnë pa deklarata, rajoni duhet të jetë po aq i shpejtë
Aktualitet

Kapetanović: Kriminelët bashkëpunojnë pa deklarata, rajoni duhet të jetë po aq i shpejtë

16 Shtator, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Qeveria rikthen Bordin e Transparencës për karburantet

16 Shtator, 2026
Von der Leyen propozon që Kanadaja të bëhet anëtare e asociuar e BE-së
Aktualitet

Von der Leyen propozon që Kanadaja të bëhet anëtare e asociuar e BE-së

16 Shtator, 2026
“Pronari na keqtrajton dhe nuk na jep rrogën!” Tatimet kapin “mat” hotelin në Golem pas denoncimit të punonjësit
Aktualitet

“Pronari na keqtrajton dhe nuk na jep rrogën!” Tatimet kapin “mat” hotelin në Golem pas denoncimit të punonjësit

16 Shtator, 2026
Artikulli pas
Tre krizat që mund të “ndezin” sërish çmimet e naftës në botë

Tre krizat që mund të "ndezin" sërish çmimet e naftës në botë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Ekonomi

Emigrantët dërguan 7.7 mld euro në dhjetë vite në Shqipëri

Nga SkyWeb
7 Shtator, 2025
0

Gjatë dekadës së fundit, emigrantët kanë sjellë në Shqipëria 7.7 miliardë euro, po aq sa rezulton buxheti i shtetit në...

Lexo të plotë
Nëse e mbani makinën në garazh gjatë, ka një zgjidhje që të mos paguani para kot

Nëse e mbani makinën në garazh gjatë, ka një zgjidhje që të mos paguani para kot

12 Shtator, 2026
Çfarë mund të vizitosh në Shqipëri në vetëm shtatë ditë?

Shqipëria, në listën e 50 plazheve më të bukura në Europë

5 Maj, 2026
Mbi 30 000 shqiptarë dorëzojnë DIVA 2025, Tatimet presin rritje të numrit për shkak të kompensimeve

Bizneset kërkojnë më shumë informacion prej tatimeve në lidhje me DIVA 2025

6 Mars, 2026
Edhe intervistat për punë po bëhen më inteligjencë artificiale, si t’i kaloni me sukses

Edhe intervistat për punë po bëhen më inteligjencë artificiale, si t’i kaloni me sukses

18 Shkurt, 2026

Të Fundit

Vuçiç kundër Begajt e Ramës pas vendimit të Hagës, vijon vetëviktimizimin klasik

Vuçiç kundër Begajt e Ramës pas vendimit të Hagës, vijon vetëviktimizimin klasik

16 Shtator, 2026
Puna e shtetit nuk është më “qejf”? Administrata po rri më gjatë në punë, ndiqet nga turizmi

Mbi 200 vende pune në 91 institucione publike, hapet thirrja për studentët ekselentë

16 Shtator, 2026
Studimi: Rënia e temperaturave rrit rrezikun e arrestit kardiak

Studimi: Rënia e temperaturave rrit rrezikun e arrestit kardiak

16 Shtator, 2026
Von der Leyen: AI në shëndetësi duhet të ndihmojë mjekët, jo t’i zëvendësojë ata

Von der Leyen: AI në shëndetësi duhet të ndihmojë mjekët, jo t’i zëvendësojë ata

16 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr