• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 1 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Vuçiç kundër Begajt e Ramës pas vendimit të Hagës, vijon vetëviktimizimin klasik

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Shtator, 2026
në Aktualitet
A A
Vuçiç kundër Begajt e Ramës pas vendimit të Hagës, vijon vetëviktimizimin klasik
Share on FacebookShare on WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka sulmuar deklaratat e drejtuesve politikë shqiptarë pas dënimit nga Gjykata Speciale të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Vuçiç tha se e kishte planifikuar qëllimisht daljen e tij në orën 18:30, për të pritur reagimet e liderëve të rajonit, të cilat, sipas tij, dëshmojnë “hipokrizinë dhe standardet e dyfishta” me të cilat përballet Serbia.

“Po prisja të shihja deklaratat e të gjithëve, që edhe ju të shihnit se me çfarë problemesh përballet Serbia sot dhe sa shumë hipokrizi ka”, deklaroi presidenti serb.

Ai lexoi fillimisht reagimin e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili shprehu “trishtim të thellë” për vendimin dhe deklaroi se “për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk mund ta njollosë UÇK-në” dhe se “liria ka një emër”.

“Vetëm imagjinoni sikur një prej zyrtarëve tanë të thoshte ‘Liria ka një emër’ dhe të përmendte cilindo serb të dënuar nga Tribunali i Hagës”, u shpreh Vuçiç.

Presidenti serb iu referua edhe reagimit të Kryeministrit Edi Rama, i cili pas shpalljes së aktgjykimit publikoi në rrjetet sociale vetëm fjalën “Turp”.

Në listën e reagimeve të kritikuara nga Vuçiç ishte edhe ai i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili e cilësoi vendimin “një padrejtësi të papranueshme” dhe shprehu shpresën se ai do të ndryshohet në apel.

Vuçiç veçoi gjithashtu deklaratën e zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, i cili e quajti aktgjykimin “jashtëzakonisht të padrejtë” dhe deklaroi se “çdo shqiptar e mban në zemër luftën e shenjtë të UÇK-së”.

“A do t’ia ndalojnë Malit të Zi integrimin evropian sepse pështyjnë mbi aktgjykimin dhe mohojnë sundimin e ligjit? Apo kjo vlen vetëm për serbët?”, pyeti Vuçiç.

Ai kritikoi edhe reagimet e politikanëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, mes tyre Bekim Sali, Afrim Gashi dhe Ali Ahmeti. Ky i fundit e cilësoi vendimin të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes.

“Unë mendoja se ata ishin kriminelë, të paktën të dënuar në shkallën e parë. Por jo, ata qenkan të gjithë çlirimtarë, heronj dhe heroina”, deklaroi me ironi presidenti serb.

Sipas Vuçiçit, reagimet e liderëve të rajonit tregojnë se ekzistojnë standarde të ndryshme për serbët dhe popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë.

“Serbët duhet të jenë kriminelë në çdo komunikatë dhe në çdo deklaratë. Mund të ketë vendime të formës së prerë ose jo, nuk ka rëndësi. Serbët do të jenë gjithmonë kriminelë, ndërsa të gjithë të tjerët çlirimtarë dhe heronj”, tha ai.

Vuçiç deklaroi se Serbia duhet të vazhdojë të zhvillojë kulturën e kujtesës për viktimat serbe, pasi, sipas tij, nëse Beogradi nuk i përkujton ato, askush tjetër nuk do ta bëjë.

Pavarësisht toneve të ashpra, presidenti serb tha se politika e vendit të tij duhet të mbetet e përqendruar te paqja dhe vazhdimi i dialogut me Kosovën dhe vendet e rajonit.

“Dialogu është gjithmonë një zgjidhje më e mirë se konflikti. Do të përpiqemi t’i përmirësojmë marrëdhëniet, por jo duke pranuar që të poshtërohet dhe të mposhtet Serbia”, përfundoi Vuçiç.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dënuan në shkallë të parë Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burg, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet. Vendimi mund të apelohet. Dhomat e Specializuara të Kosovës⁠./skyweb.al

Artikulli para

Mbi 200 vende pune në 91 institucione publike, hapet thirrja për studentët ekselentë

Artikulli pas

Studimi i ri e lidh antibiotikun e njohur me nivele më të larta vdekshmërie te pacientët

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së
Aktualitet

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së

1 Nëntor, 2026
Pjerin Ndreu ia bën fakt të krye Ramës: Rikandidoj për Lezhën! A do ta tolerojë kryeministri ultimatumin?
Aktualitet

Pjerin Ndreu ia bën fakt të krye Ramës: Rikandidoj për Lezhën! A do ta tolerojë kryeministri ultimatumin?

1 Nëntor, 2026
DËSHMIA/ “S’kam parë kuti me euro dhe as kam bërë foto”. Çfarë tha pastruesja për vilën e Igli Tares në SPAK
Aktualitet

DËSHMIA/ “S’kam parë kuti me euro dhe as kam bërë foto”. Çfarë tha pastruesja për vilën e Igli Tares në SPAK

1 Nëntor, 2026
Nga ndotja te gjelbërimi: Si po kthehet Milano në shembull për qytetet evropiane
Aktualitet

Nga ndotja te gjelbërimi: Si po kthehet Milano në shembull për qytetet evropiane

1 Nëntor, 2026
“Ankesat nuk do të humbasin më nëpër zyra”, Rama prezanton Pasqyrë Albania
Aktualitet

“Ankesat nuk do të humbasin më nëpër zyra”, Rama prezanton Pasqyrë Albania

1 Nëntor, 2026
DOSJA E SPAK/ Pastronte 6 vila në kompleksin White Rocks, punononjësja dhe i shoqi mohojnë të kenë parë euro te vila e Igli Tares në Palasë
Aktualitet

DOSJA E SPAK/ Pastronte 6 vila në kompleksin White Rocks, punononjësja dhe i shoqi mohojnë të kenë parë euro te vila e Igli Tares në Palasë

1 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Studimi i ri e lidh antibiotikun e njohur me nivele më të larta vdekshmërie te pacientët

Studimi i ri e lidh antibiotikun e njohur me nivele më të larta vdekshmërie te pacientët

Të Përzgjedhura

Ushqimet që ju bëjnë të keni një aromë më tërheqëse
Aktualitet

Ushqimet që ju bëjnë të keni një aromë më tërheqëse

Nga Editor
2 Nëntor, 2025
0

Ajo që hamë ndikon jo vetëm në shëndetin dhe energjinë tonë, por edhe në mënyrën si nuhasim. Sipas shkencës, ushqimi...

Lexo të plotë
Aeroporti i Dublinit heq kufizimin e 100 ml lëngje në avion

Aeroporti i Dublinit heq kufizimin e 100 ml lëngje në avion

19 Shtator, 2025
Plazhi shqiptar mes 10 plazheve të Europës ku duhet shkuar patjetër

Plazhi shqiptar mes 10 plazheve të Europës ku duhet shkuar patjetër

15 Gusht, 2026
Si po ndërtohet tuneli hekurudhor më i gjatë në botë në Alpet austriake, ndërsa natyra përgatitet të rilindë

Si po ndërtohet tuneli hekurudhor më i gjatë në botë në Alpet austriake, ndërsa natyra përgatitet të rilindë

2 Gusht, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi i Transparenës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do tregtohen

9 Prill, 2026

Të Fundit

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së

1 Nëntor, 2026
OPEC+ njofton ngrirjen e prodhimit, “çmendet” çmimi i naftës

OPEC+ njofton ngrirjen e prodhimit, “çmendet” çmimi i naftës

1 Nëntor, 2026
Sa të shëndetshëm e konsiderojnë veten të rinjtë europianë? Shqiptarët ndër më pozitivët në përgjigje

Sa të shëndetshëm e konsiderojnë veten të rinjtë europianë? Shqiptarët ndër më pozitivët në përgjigje

1 Nëntor, 2026
Pjerin Ndreu ia bën fakt të krye Ramës: Rikandidoj për Lezhën! A do ta tolerojë kryeministri ultimatumin?

Pjerin Ndreu ia bën fakt të krye Ramës: Rikandidoj për Lezhën! A do ta tolerojë kryeministri ultimatumin?

1 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr